Lajmet

Zgjedhjet në Shqipëri: “Teknikat” e ndikimit ndaj vendimit të votuesve janë shumë të rafinuara

Published

on

Analistja gjermane, Johanna Deimel analizon fitoren e PS në zgjedhjet e 25 Prillit, “patronazhistët”, gabimet e PD, që me bojkotin i hoqi vetes çdo mundësi ndikimi dhe ndryshimin e imazhit të Edi Ramës.

Deutsche Welle: Zgjedhjet në Shqipëri përfunduan me fitoren e Partisë Socialiste. Kreu i saj, Edi Rama ia doli për herë të parë të kapë një mandat të tretë, një risi në Shqipëri. Si e shpjegoni ju fitoren e socialistëve?

Johanna Deimel: Vërtet për herë të parë pas vitit 1991, Edi Rama ia doli që të fitojë një mandat të tretë. Suksesi i Edi Ramës mund të jetë objekt analizash e pyetjesh të tjera, kur kujtoj vitet e fundit: protestat e studentëve, shembja e Teatrit Kombëtar, ligji i kontestuar i medias, opozita brenda dhe jashtëparlamentare, përgjimet e bëra të njohura nga gazeta BILD për manipulime – këto janë vetëm disa aspekte. E vështirë ishte edhe rruga para hapjes së negociatave të anëtarësimit, ku duhej të plotësohej një katalog kushtesh. Lufta e llogoreve mes partive PD dhe PS por edhe mes Edi Ramës dhe presidentit Ilir Meta e kanë helmuar klimën dhe kanë vështirësuar reformat. Premtimin e tij elektoral të vitit 2017, si “shërbimin shëndetësor falas për të gjithë” Rama nuk mundi ta përmbushë.

Të gjitha këto do të bënin të mendoje, që populli do dëshironte një ndryshim themelor, të drejtohej nga ide të reja dhe fuqi të reja. Por sistemi politik i përçarë thellë duket shumë rezistent dhe ndarja në dy kampe mes PS dhe PD është shumë dominuese, që të thyhet edhe pas kaq vitesh dhe ngjarjesh turbulente. Duhet të na bëjë të mendohemi, që sipas sondazheve, vetëm 38% besojnë që përmes zgjedhjeve mund të ndryshojnë një qeveri. Ndërkohë tani armiqësia e ashpër mes Edi Ramës dhe presidentit Meta kalon në një raund të ri, ku pritet të iniciohet një procedurë shkarkimi, sipas vullnetit të Ramës. Autori komedian bavarez, Karl Valentin ka pasur një shprehje: Më parë e ardhmja ishte më e mirë!

E si ia doli atëherë Edi Rama të fitojë sërish këto zgjedhje?

Nëse filloj të kërkoj gjurmët, si mund të shpjegohet fitorja e Edi Ramës, arrij në disa përfundime. Sido që të jetë suksesi i socialistëve në zgjedhje i nuk i dedikohet një programi vizionar zgjedhor, në këtë pikë nuk pati asgjë. As tek demokratët. Kjo ishte një luftë zgjedhore bosh nga ana programatike dhe shumë e personalizuar, që kryesisht operoi me denigrimin e kundërshtarit politik. Në fitoren e socialistëve luajti një rol të madh vetë opozita, që përmes bojkotit të saj parlamentar dhe zgjedhor jo vetëm solli një parlament jofunksional, por ajo nga fundi i vitit 2019 i hoqi vetes mundësinë për çdo lloj ushtrimi të ndikimit në nivel lokal. PD dhe Lulzim Basha e nxorrën veten jashtë loje dhe thjesht i lanë skenën Edi Ramës si edhe burime institucionale dhe shtetërore. Fitorja e Edi Ramës kështu është me shtrirje të gjerë.

Përkrahësit socialistë festojnë fitoren

Domethënë këto zgjedhje Rama i fitoi falë gabimeve të opozitës?

Vetëm në qarkun zgjedhor Shkodër fitoi PD-ja tani. Ishte sigurisht një gabim taktik, që PD sërish doli bashkë në një fushatë me LSI-në, megjithëse pikërisht ky koalicion qeveritar u rrëzua në vitin 2013. Dhe PD-ja vetë ishte e përçarë mes atyre që qëndruan në parlament dhe atyre jashtë tij. Të larguarit, ish-demokratët si Topalli, Patozi, Hajdari, Shabani, i kanë kushtuar shumë vota PD-së, pa i dalë që me partitë e tyre të reja të kalonin kufirin minimal  të 1%. Edhe ata duhet t’i kishin bashkuar forcat.

Çfarë duhet të bëjë opozita tani pas humbjes së zgjedhjeve për herë të tretë?

Që tanë janë shtuar zërat që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës është rrjedhojë logjike. Demokratët duhet të riformatohen nga përmbajtja dhe personeli. Tjetra: Edi Rama fitoi edhe për shkak të mungesës së alternativave. Kritikët e brendshëm të partisë, si Ditmir Bushati, ai i mënjanoi dhe ish-kritikë të dikurshëm si kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, besoj unë, ai e solli në linjën që donte. Forca të reja nuk duken gjëkundi. Edhe përpjekja e “Vetëvendosjes” së sukseshme në Kosovë për t’u futur në parlament e sistemin partiak shqiptar dështoi qartësisht në Shqipëri.

Po ashtu ishte e qartë, se duhej të ishin mobilizuar më shumë votues, që me këtë rast të votonin për ndryshimin. Pjesëmarrja në zgjedhje me më shumë se 46% megjithë pandeminë tregon, se zgjedhjet parlamentare i mobilizojnë votuesit. Por kjo nuk mjaftoi për një erë të re dhe ndryshim. Ka gjasa që rezultatet zgjedhore pa ndryshimin e vërtetë të peizazhit mediatik, mund të lidhen edhe me atë që rreth 1,3 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë për shkak të COVID-it nuk erdhën dot në vend. Sipas një publikimi të institutit studiomor Eliamep për zgjedhjet në Shqipëri, ky kontigjent mund të jetë zë i pavarur kritik i ndryshimit, sepse nuk janë të varur nga rrjetet klienteliste si bashkëvendasit e tyre dhe kështu do të ishin më të lirë në vendimet e tyre. Zgjedhjet e fundit në Kosovë e bënë të qartë rolin e diasporës për fitoren e Albin Kurtit.

Interesant është këtë herë qëndrimi i shtypit gjerman ndaj Edi Ramës para e pas zgjedhjeve, ai shihet shumë më tepër me sy kritik se më parë, nuk shihet më si ai “shpresëdhënësi”, madje Neue Zürcher Zeitung e cilësoi “autoritar”, një cilësim për disa liderë në Ballkan ky, e megjithatë ata votohen. Pse?

E vërtetë. Po të bëj një retrospektivë të shtypit gjerman, shpresëdhënësi, Edi Rama me sharmin “jokonvencional” dhe elegant në një farë mënyre është bërë sot një yll në plakje me tuta sporti dhe zinxhirë floriri, që flet me slogane futbolli, i zemëruar me BE që të mos përzihet në punët e brendshme, sepse një komisionere e BE ishte e shqetësuar për situatën e rinisë në Shqipëri, një Ramë që është në shkëmbim me kryeministrin slloven për një “non paper”, që ndër të tjera e paramendon edhe një Shqipëri të Madhe. Ai nuk i tërheq më simpatitë.

Partia Demokratike gjatë fushatës elektorale

Kësaj i shtohet vërtet një stil politik që po shfaqet gjithnjë e më autokrat. Polarizimi i skajshëm dëmton demokracinë, siç e shënoi Freedom House në raportin e fundit. Ditmir Bushati duhej të largohej, sepse ai hapur ngriti një problem, që pasuria kombëtare e vendit me gjasë ndodhet në duart e katër pesë oligarkëve. “State capture”- kapja e shtetit është për fat të keq e kudogjendur në Shqipëri. Si në Hungari, ku një rrjet patronazhi kontrollon institucionet shtetërore dhe individët afër pushtetit. Veton Surroi e ka thënë mirë – nuk ka rëndësi kush qeveris në Shqipëri, kapja e shtetit sido që të jetë shihet si një gjë “normale.” Deviza “fitimtari i merr të gjitha”, – edhe nën demokratët ishte kështu- , tani do të forcohet edhe më tej në favor të socialistëve në mandatin e tretë dhe kam frikë se do të gjenerojë më shumë para nga shteti i kapur. Prandaj qeveria e SHBA-së në një raport në shkurt 2021 shprehet, se Shqipëria për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar dhe strukturave të dobta mbetet një terren ushqyes për larjen e parave, edhe nga jashtë.

Një problem që vihet re në Shqipëri është sistemi klientelist që kanë krijuar partitë. A është ky tanimë faktori vendimtar për të fituar zgjedhjet e jo më vullneti i popullit?

Politikanë si Edi Rama janë votuar gjithmonë në Ballkan, sepse ata – dhe janë gjithmonë burra – (dua të përmend shprehimisht presidenten Vjosa Osmani si shenjë ndryshimit të trendit) i ndikojnë zgjedhjet përmes klientelizmit zgjedhor. Një sistem favorizues përgjues partiak dhe depërtues e njoh nga kohët e Gruevskit në Maqedoninë e Veriut, po ashtu si u bë tani publik para zgjedhjeve në Shqipëri. Se sa rezistent e relativisht pa drojë mund të vazhdojë përdorimi i strukturave të përgjimit edhe 30 vjet pas diktaturës është një këmbanë alarmi. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e përdor në përgjithësi inteligjencën artificiale përgjuese kineze, dhe në zgjedhje “verifikuesit” e tij u bien pas votuesve pasi janë larguar nga kabinat. Për këtë ka edhe një video. Socialistët e Edi Ramës krijojnë para zgjedhjeve 9000 karta për 910.000 votues në rajonin e Tiranës me të dhëna për punën e tyre (shumë prej tyre në sektorin publik) dhe preferencat zgjedhore dhe si dhënia e votës mund të ndikohej me dhurata. Kush do ta mbajë punën kështu voton përkatësisht.

Që Edi Rama këta përgjues, patronazhistët dhe mbledhjen e të dhënave që bëjnë ata e quan “normale” tregon se sa është larguar ai nga koncepti i demokracisë liberale, ku votimet në kabina duhet të jenë të fshehta. Kjo duhet të ketë një pasojë juridike, edhe në kontekstin e BE, nuk duhet pranuar kaq lehtë. Në Tiranë dhe Shkodër janë bërë të njohura raste, ku janë fotografuar me gjasë fletëvotime për votimin “e duhur”. ODIHR dhe BE e prekën këtë problem të blerjes së votës. Megjithatë, nëse kjo ka qenë në masë të gjerë është e vështirë të provohet. Për këtë, janë shumë të rafinuara “teknikat” e ndikimit ndaj vendimit personal të votuesve.

Johanna Deimel

A është afruar më shumë Shqipëria me BE pas këtyre zgjedhjeve?

Me ato që ndodhën rreth zgjedhjeve, nuk është bërë më e lehtë për Shqipërinë të bindë kritikët brenda BE. Në tërësi brenda vetë BE atmosfera nuk është patjetër pozitive lidhur me zgjerimin, për ta formuluar me kujdes. E nuk duhet shumë që të rrezikohet miratimi i negociuar me aq mundim për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Qeveria dhe opozita duhet të kuptojnë mirë fjalët e qarta të përfaqësuesit të BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell dhe komisionerit të zgjerimit, Oliver Varhelyi. “Të gjithë forcat politike, duhet si rezultat i këtyre zgjedhjeve të sigurojnë funksionimin efektiv dhe demokratik të institucioneve të vendit. Kjo përfshin edhe përgjegjësinë për ndjekjen e parimit demokratik të respektimit të rezultatit.” Sfidat e këtij mandati kërkojnë fuqi veprimi, politikë të përgjegjshme dhe aftësi për kompromis. Pasojat e tërmetit janë ende të rënda dhe pandemia është një sfidë e jashtëzakonshme. Sipas të gjitha gjasave të paktën parlamenti po rikthehet sërish në normalitet. Për hapa të tjerë në drejtim të BE-së Edi Rama ka nevojë për mbështetjen e opozitës.

Dr. Johanna Deimel është analiste e pavarur gjermane. Për një kohë të gjatë ajo ka qenë zëvendësdrejtoreshë e Shoqatës së Europës Juglindore në Mynih, aktualisht është anëtare e bordit të shoqatës së Europës Juglindore.

Continue Reading

Lajmet

Aktori Christian Bale duket thuajse i panjohur rrugëve të Atlantas, teksa po xhiron filmin e ri

Published

on

Një nga yjet më të mëdhenj të Hollywood-it është shfaqur i paidentifikueshëm në xhirimet e filmit të ri biografik me temë sportive por a mund ta dalloni kush është?

Aktori 51-vjeçar është parë i veshur me një xhaketë të zezë prej lëkure, me flokë të lëmuar pas dhe duke mbajtur tre unaza të Super Bowl-it në xhirimet e filmit të tij më të ri, shkruan The Sun.

Ky fitues i çmimit Oscar kishte një pamje ndryshe nga ajo me të cilën jemi mësuar ta shohim si zemërthyes klasik, teksa po xhironte të mërkurën në Atlanta.

Ylli i njohur është fotografuar duke shëtitur në setin e filmit me një shprehje goje të hapur në fytyrë.

Por, a e zbuluat se për cilin aktor bëhet fjalë? As më pak e as më shumë, është ylli i filmit Batman, Christian Bale.

Aktori i famshëm është duke xhiruar skena për filmin e tij të ri të titulluar Madden, ku luan përkrah yllit tjetër amerikan, Nicolas Cage, në një projekt shumë të përfolur të regjisorit David O. Russell. Në rolin e tij, Christian Bale i ngjan shumë personazhit real që portretizon – të ndjerit Al Davis, pronari dhe menaxheri legjendar i ekipit Oakland Raiders. Bale shihej me një pamje të zbehtë dhe me fytyrë të skuqur, karakteristike për Davis.

Ndërkohë, Nicolas Cage është parë në set i veshur me një kostum special që e bënte të dukej më i shëndoshë, me flokë të gjatë, duke interpretuar trajnerin e famshëm të Raiders dhe më pas transmetuesin legjendar të NFL-it, John Madden.

Në film marrin pjesë edhe komediani John Mulaney në rolin e Trip Hawkins, themeluesit të Electronic Arts, si dhe aktorja britanike Sienna Miller, e cila luan Carol Davis, bashkëshorten e Al Davis.

Sipas një deklarate nga Amazon, “Filmi ndjek rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Madden – nga partneriteti i suksesshëm në Super Bowl me Al Davis dhe ekipin Raiders, te krijimi i lojës së famshme Madden NFL, e deri tek shndërrimi në një nga zërat më ikonë në historinë e futbollit amerikan”.

Fansat e NFL-it kanë reaguar me habi ndaj transformimit të Christian Bale dhe Nicolas Cage për rolet e tyre.

“Prisni pak, a është kjo e vërtetë?”, shkroi një përdorues. “Ata s’duken aspak si vetja e tyre e vërtetë”, komentoi një tjetër. “Jo, nuk ka mundësi që ky të jetë John Madden!”, shtoi dikush tjetër i habitur.

Filmi Madden është i drejtuar nga David O. Russell, i cili ka qenë i nominuar për çmimin Oscar me filmat si The Fighter dhe Silver Linings Playbook.

Ai gjithashtu ka shkruar skenarin e këtij filmi, i cili është i bazuar në jetën e vërtetë të John Madden – nga koha si trajner i NFL-it, tek karriera si komentator dhe më pas fytyra ikonë e lojërave video Madden NFL të EA Sports.

Madden ndërroi jetë në dhjetor të vitit 2021, në moshën 85-vjeçare. Në film përfshihet edhe jeta e Al Davis – pronarit karizmatik të Raiders, i njohur për moton e tij të famshme: “Fitoni, thjesht fitoni, baby.” Davis ndërroi jetë në tetor të vitit 2011, në moshën 82-vjeçare për shkak të dështimit të zemrës.

Në prill të kaluar, u bë e ditur se roli i Madden do t’i besohej Nicolas Cage, ndërsa më vonë u konfirmua se Christian Bale do të portretizonte Al Davis. /

Continue Reading

Lajmet

Tërnava u uron besimtarëve Kurban Bajramin

Published

on

By

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar besimtarët për Festën e Kurban Bajramit, duke u bërë thirrje për më shumë mirësi mes tyre.

Në urimin e tij tradicional në prag të Festës së Bajramit të Vogël, Tërnava tha se kjo festë është përkujtim i sakrificës të profetit Ibrahim, “i cili ishte i gatshëm të flijonte më të dashurin e tij për hir të Zotit të madhërishëm, e i cili na mësoi se besimi i vërtetë nuk njeh kufi e as frikë nga sprovat, por gjen kuptimin e lartë pikërisht në dorëzimin ndaj vullnetit hyjnor të Zotit”.

Në këtë ditë, zemrat e besimtarëve mbushen me mirënjohje dhe përkushtim, ndërsa duart e tyre shtrihen në ndihmë dhe bujari, ngase kjo festë është një akt që mishëron në frymën e afërsisë me Zotin dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë”, tha ai.

Myftiu Tërnava tha se Kurban Bajrami është festë fetare, por bart edhe mesazhe të thella shoqërore dhe atdhetare.

Festa e Bajramit nuk kufizohet vetëm me adhurim, por ajo kontribuon në forcimin e vlerave që ndërtojnë shoqërinë dhe forcojnë atdheun”, u shpreh ai.

Festa e Kurban Bajramit karakterizohet me therjen e kubanit dhe kryerjen e haxhillëkut.

Sot, kur miliona besimtarë janë në tokën e shenjtë të Mekës dhe ku do ta kalojnë këtë ditë në rrafshnaltën e Arafatit dhe në mesin e tyre gjenden edhe haxhilerët nga Kosova, të cilët janë duke e përjetuar haxhillëkun – udhëtimin e jetës – me lutjet e tyre drejtuar krijuesit për falje gabimesh, shëndet dhe mirëqenie për familjet e tyre, për popullin tonë dhe siguri për vatanin tonë”, tha Tërnava.

Haxhillëku ka nisur më 4 qershor dhe besimtarët myslimanë do të kryejnë rite fetare në Mekë deri më 8 qershor. Këtë vit, më shumë se 1.5 milion pelegrinë po marrin pjesë në ritualin më të rëndësishëm të Islamit./REL/

Continue Reading

Lajmet

​Bajrami: Nuk kemi nevojë që ta përsërisim një proces zgjedhor

Published

on

By

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami deklaroi se nuk ka nevojë që të përsëritet sërish një proces zgjedhor. Sipas tij, qëndrimi i LDK-së është që ketë konstituim të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, teksa shtoi se bashkimi i dy palë zgjedhjeve do të shkaktonte probleme të mëdha.

Kështu u shpreh deputetetja Bajrami, pas dështimit për herë të 27-të për konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Unë mendoj që ne veç sa e kemi kaluar një proces të zgjedhjeve nacionale, në fakt edhe si parti e kemi të njëjtin qëndrim dhe duhet të bëhet konstituimi i institucioneve të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Nuk kemi nevojë që ta përsërisim një proces zgjedhor, sepse nuk mund të priten as edhe ndryshime të mëdha. Në ndërkohë ne e dimë të gjithë procesin tejet të ndërlikuar dhe kohën që e ka marrë për numërim të votave nga ana e KQZ-së. Bashkimi i dy palë zgjedhjeve në një periudhë të caktuara do të shkaktonte probleme të mëdha dhe ka shumë mundësi që zgjedhje të tilla mandej edhe të mos pranohen nga ndonjë subjekt”, u shpreh Bajrami.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se degët e LDK-së në komuna janë në procesin konsulatativ për paraqitjen e kandidaturave për kryetar komunash.

Nuk janë përcaktuar emrat, janë mbajtur takime të përbashkëta me kryesinë dhe kryetarët e degëve, gjithashtu me kryetarin dhe kryetarët e degëve, e kemi ndarë procesin në tri faza. Dhe tani janë komunat, degët e LDK-së në gjitha komunat në Kosovë të cilat janë në fazën e procesit konsultativ, disa prej tyre veç i kanë paraqitur kandidaturat, disa të tjera janë në proces”, shtoi Bajrami.

Continue Reading

Lajmet

Kryeziu-Hyseni: Qëllimi i partive opozitare nuk është zgjidhja por vazhdimi i bllokadës

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se qëllimi i partive që deri tani ishin në opozitë nuk është formimi i institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, mirëpo vazhdimi i bllokadës dhe krizës politike.

Pas dështimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit për herë të 27-të, ajo tha se këto parti parlamentare qëllimshëm nuk po marrin pjesë në votim për formimin e komisionit verifikues për zgjedhjen në mënyrë të fshehur të kryeparlamentarit.

Qëllimi i partive opozitare nuk është zgjidhja por vazhdimi i bllokadës që ata vet e kanë krijuar qysh në fillim të sagës së këtyre seancave të vazhdueshme. Fillmimisht kanë refuzuar komisionin për verifikimin e mandateve dhe më pastaj duke refuzuar të marrin pjesë në votim për komisionin verifikues për votim të fshehtë të kryeparlamentarit”, tha ajo.

Madje, Kryeziu-Hyseni para gazetarëve tha se në procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve ata nuk do të votojnë për asnjë deputetë të LDK-së, kurse për ata të PDK-së tha se votojnë vetëm Nait Hasanin dhe Sala Jasharin.

Është qëndrim i joni që nuk do të votojmë asnjë emër tjetër nga radhët e PDK-së përveç Nait Hasanit dhe Sala Jasharit. Ndërkohë që edhe ne kemi vendosur reciprocitet ndaj LDK-së dhe nuk pranojmë asnjë propozim nga ana e tyre. Nëse duam që të hyjmë në ciklin e dëshirave dhe të shndërrojmë Kuvendin në vend të dëshirave, e jo në vend të numrave atëherë le të vendosim këso lloj kriteresh”, tha ajo./KosovaPress/

Continue Reading

Të kërkuara