Aktualitet

Zgjedhjet në Izrael pa fitues: Ushtria dhe partitë arabe vendosin rezultatin

Published

on

Sondazhet e para pas mbylljes së qendrave të votimit tregojnë se zgjedhjet e përgjithshme në Izrael nuk kanë nxjerrë një fitues të qartë. As kryeministri i tanishëm Benjamin Netanyahu dhe as rivali i tij kryesor, ish-shefi i ushtrisë Gadi Eisenkot, nuk kanë arritur të sigurojnë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë së re.

Sipas projeksioneve të dy transmetuesve kryesorë izraelitë, “Blloku i Ndryshimit” i udhëhequr nga Eisenkot me partinë e tij Yashar dhe aleatët opozitarë parashikohet të marrë 51 vende në Knesset-in prej 120 vendesh. Po me aq vende (51) projektohet edhe partia Likud e Netanyahut së bashku me aleatët e saj të së djathtës ekstreme dhe ultra-ortodoksë. Një sondazh i tretë i jep Netanyahut një avantazh të lehtë prej tre vendesh, por përsëri pa arritur pragun e 61 vendeve.

Në këtë situatë bllokade, rolin përcaktues pritet ta luajnë dy partitë arabe, të cilat parashikohet të arrijnë një rezultat rekord prej 18 deri në 19 vendesh në parlament.

Zgjedhjet u karakterizuan nga një pjesëmarrje jashtëzakonisht e lartë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në mbylljen e votimeve në orën 22:00, pjesëmarrja arriti në 77.7% — shifra më e lartë e regjistruar në këtë orë që nga viti 1999.

Rezultatet e para zyrtare kanë nisur të publikohen gjatë natës, mirëpo verdikti përfundimtar do të varet nga numërimi i rreth 600,000 votave me postë (absentee ballots), të hedhura kryesisht nga ushtarakët. Këto vota përbëjnë rreth 10% të totalit dhe numërimi i tyre i plotë pritet të përfundojë të enjten. /BBC/

 

Continue Reading

lajme

Raportohet e zhdukur një e mitur në Prizren, policia nis hetimet

Published

on

By

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur nga familjarët e saj në fshatin Piranë të Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, prindi i të miturës ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Njësitet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe lokalizimin e vendndodhjes së saj. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohen tre persona për posedim narkotikësh në Ferizaj dhe Shtime

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në dy raste të ndara në rajonin e Ferizajt dhe Shtimes, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Në rastin e parë, në fshatin Bibaj të Ferizajt, policia ka ndaluar dy persona gjatë kontrollit të veturës së tyre. Me këtë rast, janë gjetur dhe sekuestruar 59.3 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 6,455 euro me para në dorë, dy telefona celularë, dy shufra metalike si dhe vetura me të cilën po udhëtonin. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në rrugën “De Rada” në Shtime, është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit policia i ka gjetur dhe sekuestruar 3.15 gramë hashash. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se i përkasin periudhës së luftës

Published

on

By

Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka kryer një proces zhvarrosjeje në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të urdhëresës përkatëse nga gjykata.

Gjatë gërmimeve në terren janë gjetur disa mbetje eshtërore njerëzore, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së viteve 1998–1999.

Policia e Kosovës njofton se mbetjet e gjetura janë tërhequr nga vendngjarja dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme mjekësoro-ligjore dhe identifikim.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret në takim delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka prit sot në takim zyrtar delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të këtij takimi, ndërsa delegacioni i NATO-s do të vazhdojë agjendën e tij në Kuvend me disa takime të tjera gjatë ditës.

Në orën 10:00 është paraparë takimi i delegacionit me Komisionet Parlamentare për Punë të Jashtme dhe Integrim Evropian. Ndërkaq, nga ora 11:00, delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të takohet me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvendin e Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara