Lajmet

Zgjedhjet 2021/ Kush kryeson?

Published

on

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon.

Në të gjithë vendin deri më tani PS kryeson me 151,612 vota, e pasuar nga PD-AN me 118,627 vota. LSI deri më tani ka marrë 21,278 vota, kurse PSD 6,274.

Në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera deri tani kryeson Partia Socialiste.

Ja rezultatet në secilin qark:

Shkodër

Deri tani në qarkun Shkodër, Partia Demokratike ka 8,754, PS ka 4,991, LSI ka 2,144 dhe PSD e Tom Doshit 3,100.

Lezhë

Në qarkun Lezhë deri tani PD ka siguruar 6,041 vota, PS 5,378, LSI 1,050 dhe NTH 110 vota.

Kukës

Në qarkun e Kukësit PD ka 9,062 vota e ndjekur nga PS me 5,070 vota. LSI 18 ka vota dhe ADR 173 vota.

Dibër

Në qarkun e Dibrës PS ka përmbysur rezultatin me 8,400 vota, PD 7,751 vota, LSI 1,249 vota dhe PAV 164 vota.

Durrës

Në Durrës deri tani PS kryeson me  6,745 vota e ndjekur nga PD me 4,760 vota. LSI ka siguruar 855 vota dhe PLDSH 63 vota.

Tiranë

Në kryeqytet deri në këto momente është në avantazh PS me 32,478 vota. PD ka 23,491 vota, LSI 3,971 vota dhe PSD 1,957 vota.

Elbasan

Në qarkun e Elbasanit është në avantazh PS me 24,008 vota e ndjekur nga PD me 16,293 vota dhe LSI me 2,029 vota. Ndërkohë Nisma Thurje ka 498 vota.

Fier

Numërimi në qarkun Fier PS 19,880 vota, PD 14,278 vota, LSI 2,342 dhe PLDSH 203 vota.

Berat

Në qarkun e Beratit është në avantazh PS me 7,338 vota e ndjekur nga PD me 4,246 vota dhe LSI me 1,527 vota. Ndërkohë PSD ka 65 vota.

Korçë

Në qarkun e Korçës është në avantazh PS me 13,476  vota e ndjekur nga PD me 11,305 vota dhe LSI me 2,218 vota. Ndërkohë PSD ka 293 vota.

Vlorë

Në qarkun e Vlorës PS është në avantazh me 19,501 vota e ndjekur nga PD me 11,120 vota dhe LSI me 2,180 vota.

Gjirokastër

Në qarkun e Gjirokastrës PS ka 10,094 vota, PD 5,290 vota, LSI 2,463 vota dhe PSD-ja 217 vota.TCH

Continue Reading

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara