Lajmet

Zëvendëskryeministrja Rexhepi kundër asociacionit: Të gjendet një zgjidhje tjetër

Kjo pasi sipas saj, do të nënkuptonte ‘një republikë serbe të dytë në Kosovë’.

Published

on

Zëvendëskryeministrja për Çështjen e Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilija Rexhepi vlerëson se duhet të gjendet një zgjidhje tjetër për asociacionin e komunave serbe, pasi do të nënkuptonte ‘një republikë serbe të dytë në Kosovë’.

Rexhepi thekson se themelimi i një asociacioni një-etnik serb mbetet i gabuar pasi që siç thotë ajo, në Kosovë të gjitha komunitetet janë të barabarta.

“Konsideroj se formimi i komunave etnike është gabim, nuk jep një pasqyrë të vërtetë multikulturore këtu në Kosovë, nuk i jep të drejtë komuniteteve të tjera të jetojnë lirshëm, të funksionojnë lirshëm dhe konsideroj që krijimi i komunave të tilla me një komunitet shumicë ose edhe vetë emri ‘asociacioni i komunave serbe’, është krijimi i një ‘republike serbe të dytë në Kosovë’. Ne të gjithë jemi dëshmitarë se çfarë është gjendja në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se çfarë krejt mundet, përgjatë këtyre viteve, të bëjë ‘Republika serbe’ në funksionimin normal te të gjithë qytetarëve, të gjitha kombeve, të gjitha bashkësive në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe nëse një gjë të tillë do të kishim në Kosovë, ku ne krijojmë një shoqëri e cila është e barabartë për të gjithë, e drejtë për të gjithë, ku do të kishim dërguar një fotografi të Ballkanit, Evropës dhe botës që në këtë shtet jetojnë të gjitha kombet, të barabartë, të përfshirë në të gjitha sferat e shoqërisë kosovare dhe të krijohet një komunë e tillë për mua është gabim. Duhet që të gjendet një model sa më i mirë i mundshëm që të gjithë të jenë të kënaqur në atë model”, thotë Rexhepi.

E pyetur për dokumentin franko-gjerman, ajo thotë se nuk ka njohuri për një të tillë.

Rexhepi thekson se si ekzekutiv nuk kanë diskutuar për këtë çështje, derisa shtoi se një draft i tillë nuk mund të kalojë aq lehtë.

“Me kryeministrin Albin Kurtin, ne kemi kontakte të përditshme lidhur me çfarëdo gjëje e që është me interes kombëtar. Ne nuk e kemi pa këtë dokument, unë personalisht nuk e kam pa këtë dokument, ashtu që nuk mund të them asgjë lidhur me të, aq sa ju dini nga mediat aq edhe unë, si nënkryetare e qeverisë, di. Në atë moment kur dokumenti do të bëhet gati, ne do të bisedojmë, do të shikojmë se çfarë qëndrimi do të marrim si qeveri… Kryeministri jonë është shumë transparent, ne bisedojmë për të gjitha temat kyçe të shtetit tonë dhe nuk besoj se një dokument i tillë, i rëndësishëm mundet aq lehtë të kalojë”, thotë Rexhepi.

Ndryshe, javën e kaluar në një konferencë për media, presidentja Vjosa Osmani tha se nisma franko-gjermane, ka për qëllim intensifikimin e dialogut dhe kjo sipas saj nënkupton që çështjet që deri më tani janë diskutuar veç e veç, të bëhen bashkë në mënyrë që të mos zvarriten për shumë kohë.

lajme

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Hajdi Xhixha, prezanton kërkimin e saj në Universitetin Suedez të Mbrojtjes

Published

on

By

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT, Dr. Hajdi Xhixha, ka marrë pjesë në punëtorinë kërkimore “Research Workshop on Military Profession, Education and Organization”, të mbajtur më 7 tetor 2026 në Universitetin Suedez të Mbrojtjes në Stokholm të Suedisë.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Dr. Xhixha prezantoi punimin me temë “Russian Cognitive Warfare and European Cognitive Defence from Strategic Concern to Actionable Framework: The Garrison Mindset, the Luria-Lefebvre Framework, and Europe’s Cognitive Defence Architecture”, duke trajtuar luftën kognitive ruse dhe mbrojtjen kognitive evropiane, me fokus në qasjet strategjike dhe kornizat e zbatueshme për adresimin e këtyre sfidave.

Po ashtu, u shpreh gatishmëria për mundësi të ardhshme bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Continue Reading

Vendi

Maqedonci me Përfaqësuesin e SHBA-së në NATO: Diskutohet blerja e helikopterëve “Black Hawk” dhe kontributi i FSK-së në Gaza

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, me të cilin ka diskutuar për thellimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe integrimin e Kosovës në aleancën euroatlantike.

Sipas njoftimit të ministrit Maqedonci, ambasadori Whitaker ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë takimit u theksuan pikat kryesore të bashkëpunimit.

Blerjet ushtarake dhe industria e mbrojtjes: U diskutua për procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”, furnizimin me sisteme ushtarake nga SHBA-ja, si dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë.

Partneriteti me Iowa-n: U vlerësua bashkëpunimi më se 15-vjeçar me Gardën Kombëtare të Iowa-s përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Misionet ndërkombëtare dhe KFOR-i: Maqedonci shprehu gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar me trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dhe diskutoi për bashkëpunimin me NATO-n lidhur me praninë e KFOR-it, optimizimin e hapësirës ajrore dhe shfrytëzimin e mundshëm të Kampit Bondsteel e Aeroportit të Gjakovës.

Ministri Maqedonci i ka dërguar ftesë zyrtare ambasadorit Whitaker për të vizituar Kosovën, duke ritheksuar se partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për të ardhmen euroatlantike të vendit. /E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Rajoni

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Të kërkuara