Lajmet
ASK: Në shtator nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24.169 familje
Nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 140.800 përfitues.
Published
4 years agoon
By
UBT newsGjatë muajit shtator 2022 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24.169 familje me gjithsej 95.478 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2.776 familje.
Në raportin më të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës thuhet se nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 140.800 përfitues, nga skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës janë 48.456 përfitues, nga skema për pensionet familjare janë 3.311 përfitues.
Nga skema për pensionet invalidore janë 61 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës 1.803; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës 1.267; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës 677; nga skema e kompensimeve për personat e verbër 1.823; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara 18.998; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik 2.537; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës 13.148 dhe nga skema për veteranët e luftës 36.780 përfitues.
Ndërsa, gjatë muajit shtator 2022 janë braktisur 2 fëmijë.
Vendi
Gjeneral Jashari pret krerët e komiteteve të NATO-s dhe BE-së
Published
1 hour agoon
April 28, 2026By
UBTNews
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në një takim të rëndësishëm zyrtar Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Giuseppe Cavo Dragone, dhe Kryetarin e Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian, Gjeneralin Seán Clancy.
Gjatë këtij takimi, Gjeneral Jashari i njoftoi mysafirët e lartë me arritjet e fundit të FSK-së dhe procesin e saj të zhvillimit, duke vënë theksin te gatishmëria dhe kontributi i forcës në operacionet ndërkombëtare. Diskutimi u fokusua në nevojën për të avancuar bashkëpunimin në aktivitete të përbashkëta mes FSK-së dhe organizatave të NATO-s e BE-së.
Përfaqësuesit e lartë ushtarakë vlerësuan lart progresin e FSK-së dhe kontributin e saj profesional, ndërsa u rikonfirmua rëndësia e mbështetjes që ofrojnë KFOR-i dhe Ekipi Këshillues e Ndërlidhës i NATO-s (NALT).
Në mbyllje të vizitës, palët u zotuan për forcimin e marrëdhënieve profesionale dhe rritjen e bashkëpunimit në sferat me interes të përbashkët, me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë.
Lajmet
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Published
5 hours agoon
April 28, 2026By
UBTNews
Një burrë në Prizren është gjetur pa shenja jete. Sipas raportit 24 orësh te Policisë se Kosovës , rasti ka ndodhur më 27 prill 2026, në rrethana që ende pritet të sqarohen.
Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Deri më tani, shkaqet e vdekjes mbeten të panjohura, duke bërë që autoritetet të nisin hetimet nën cilësimin “hetim i vdekjes”.
Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Vendi
Prishtinë: Një i arrestuar për kanosje dhe dy armë të sekuestruara
Published
5 hours agoon
April 28, 2026By
UBTNewsBrenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në dy raste të ndara të kanosjes në rajonin e Prishtinës, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e një personi dhe konfiskimin e armatimit.
Në rastin e parë të regjistruar në Prishtinë, policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka përdorur rrjetet sociale për të kërcënuar një burrë kosovar. Pas denoncimit të viktimës dhe mbledhjes së provave fillestare, prokurori ka lëshuar vendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për procedime të mëtejshme.
Ndërkohë, një tjetër incident ka ndodhur në fshatin Besi, pas një mosmarrëveshje mes dy personave. Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe, me qëllim parandalimin e eskalimit të situatës, ka sekuestruar dy armë (për të cilat i dyshuari posedonte leje) së bashku me 60 fishekë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ky rast ka kaluar në procedurë të rregullt hetimore.
Lajmet
Shtyhet seanca për presidentin në orën 14:00
Published
5 hours agoon
April 28, 2026By
UBTNews
Pas një ore vonese, ka nisur seanca në Kuvendin e Kosovës, ku kryetarja Albulena Haxhiu u ka kërkuar deputetëve të pranishëm të zënë vendet e tyre për të filluar procedurat për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Haxhiu u ka bërë thirrje publike edhe deputetëve të opozitës që t’i bashkohen procesit dhe të marrin pjesë në seancë, mirëpo vendet e opozites në sallën e Kuvendit vazhdojnë të mbesin bosh.
Megjithatë, procesi ka pësuar një ngecje të menjëhershme. Vetëm pak minuta pas fillimit, seanca për zgjedhjen e presidentit është shtyrë. Kryetarja Albulena Haxhiu njoftoi se punimet e Kuvendit do të ndërpriten përkohësisht për të vazhduar sërish nga ora 14:00.
Zgjedhja e Presidentit: Prapaskenat e një dite me dy seanca dhe dështimi i votimit në rundin e parë
Zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës rreth zgjedhjes së Presidentit të ri janë shoqëruar me tensione të larta, akuza për shkelje të Kushtetutës dhe një bllokadë totale nga ana e partive opozitare.
Gjithçka nisi me një seancë të thirrur të hënën në orën 17:00, e cila ishte paraparë si një hapësirë për diskutim lidhur me procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit. Gjatë këtij takimi, kandidatët e mëparshëm, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, u tërhoqën zyrtarisht nga gara për t’i hapur rrugë një procesi të ri, por kjo nuk mjaftoi për të bindur opozitën.
Partitë opozitare si PDK, LDK dhe AAK e bojkotuan këtë seancë, duke e cilësuar atë si një performancë të brendshme të partisë në pushtet dhe jo si një përpjekje serioze për konsensus kombëtar.
Në vazhdën e kësaj situate, një tjetër seancë e jashtëzakonshme u thirr në orën 20:30, ku në procedurë votimi u futën dy kandidatet e reja të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Megjithëse procesi nisi, ai dështoi që në rundin e parë, pasi në sallë nuk ishin të pranishëm 80 deputetë, siç kërkohet me rregullat kushtetuese. Kandidatja Feride Rushiti mori 63 vota, ndërsa Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë, duke bërë që kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ta ndërpresë seancën për ta shtyrë atë për të martën.
Gjatë kësaj kohe, Haxhiu u bëri thirrje vazhdimisht deputetëve të tjerë që të hyjnë në sallë, duke pretenduar se ata ndodheshin në zyrat e tyre brenda ndërtesës së Kuvendit, por thirrjet e saj ranë në vesh të shurdhër.
Nga ana tjetër, kryeministri Albin Kurti e akuzoi opozitën për mosrespektim të vullnetit të popullit dhe për bllokadë të qëllimshme. Ai u shpreh se qeveria ishte e gatshme për bashkëpunim, madje duke ofruar edhe pozitën e kryeparlamentarit apo propozimin e emrave konsensualë, por sipas tij, opozita ka preferenca për koalicione të padeklaruara që synojnë vetëm dëmtimin e subjektit fitues.
Kjo qasje u kundërshtua ashpër nga krerët e opozitës. Bedri Hamza nga PDK dhe Besnik Tahiri nga AAK e cilësuan nisjen e votimit pa kuorumin e nevojshëm si një “puç kushtetues” dhe një goditje të rëndë ndaj demokracisë. Ata kritikuan edhe joseriozitetin e thirrjes së seancave brenda pak minutave, duke e konsideruar këtë si një përpjekje për të detyruar institucionet në rrugë antikushtetuese.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes kryetarit Lumir Abdixhiku, shprehu pakënaqësinë e saj, duke bërë të ditur se kishin mbledhur 15 nënshkrime për të mbështetur një kandidaturë, por akuzuan Lëvizjen Vetëvendosje se e refuzoi dialogun e mirëfilltë.
Ndërkohë, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) paralajmëroi se çdo tentativë për të zgjedhur presidentin pa praninë e dy të tretave të deputetëve në dy rundet e para është një shkelje e hapur e ligjit dhe krijon precedentë të rrezikshëm për stabilitetin e vendit. Me afrimin e datës 28 prill, që është edhe afati i fundit ligjor për zgjedhjen e presidentit, vendi mbetet në një pritje të tensionuar mes nevojës për institucione të qëndrueshme dhe krizës së thellë politike.
Sara Rexhaj dhe Besim Bytyqi shpallen “Shpresa Olimpike 2026”
Java e 31-të në Albi Mall Superligë sjell “Klasiken” dhe beteja vendimtare për titull e mbijetesë
Prishtina 01 dhe Liqeni në finalen e Kupës së Kosovës në futsall
Trump refuzon propozimin e Iranit: Çështja bërthamore mbetet “vija e kuqe” për Uashingtonin
Gjeneral Jashari pret krerët e komiteteve të NATO-s dhe BE-së
21-vjeçari në gjyq për planifikimin e sulmit terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vjenë
Brenda një dite raportohen disa raste të dhunës në familje nëpër Kosovë
Baleti Kombëtar i Kosovës do të shënojë Ditën Botërore të Vallëzimit me premierë të re
Spektakël në Paris: PSG dhe Bayern Munich ballafaqohen për një vend në finale
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet2 months agoKoordinatorja e projektit AKIL-EU në UBT, prof. Manjola Zaçellari, referon në University of Oxford
-
Lajmet2 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
-
Live2 months agoKryegjykatësi Smith III shpall mbylljen e çështjes gjyqësore
