Lajmet

Zelensky sot do t’i drejtohet parlamentit francez

Dje ai iu adresua parlamentit italian.

Published

on

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do t’i adresohet parlamentit francez të mërkurën me një videokonferencë, teksa ai vazhdon fushatën e tij për vendet perëndimore që të vendosin sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.

Të martën, Zelensky iu drejtua deputetëve italianë, duke thënë se vdekja e qindra fëmijëve në Ukrainë ishte “çmimi i zvarritjes së presionit ndaj Rusisë për të ndalur këtë luftë”.

Fjalimi i së mërkurës po zhvillohet në një moment të rëndësishëm në politikën franceze, me raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit vetëm 18 ditë larg. Tre kandidatë në garë – Marine Le Pen, Jean-Luc Mélenchon dhe Nicolas Dupont – Aignan – që janë edhe deputetë, do të marrin pjesë në fjalimin e Zelenskyt./UBTNews/

Lajmet

“Shqipëria ka bërë përparime”, Von der Leyen uron Ramën: Vendi juaj është në BE

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka uruar me anë të një postimi në X kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në 11 maj.

Ajo shprehet se Shqipëria ka bër ënjë përparim të madh drejt BE ndërsa shton se mezi pret që përgëzimet t’ia bëj personalisht kryeministrit Rama në Samitin që do të mbahet në Tiranë.

I dashur Edi Rama , urime per fitoren tuaj elektorale! Nën drejtimin tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat e BE-së. Shqipëria bën pjesë në BE! Mezi pres t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë”,-tha Von der Leyen.

Continue Reading

Lajmet

Viktor Orban uron Ramën për fitoren: Mezi pres t’ju shoh të premten

Published

on

By

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitimin e mandatit të katërt të qeverisjes në Shqipëri.

Me anë të një postimi në X Orban shprehet se mezi pret takimin që do të mbahet të premten në Tiranë, ndërsa shton se ky takim i liderëve të Europës, mund të jetë një Samit historik i EPC.

Urime Kryeministrit për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres t’ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së”,-shkruan Orban.

Kryeministri Edi Rama do të qeverisë vendin edhe për katër vite të ardhshme. Partia Socialiste fitoi bindshëm në zgjedhjet e 11 majit, duke shënuar fitoren më të madhe ndonjëherë që pas  vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

PS ka arritur të sigurojë e vetme 83 mandate, ndërkohë që ende vijon të numërohet vota e diasporës.

Continue Reading

Lajmet

Rama reagon për herë të parë për fitoren: Ju falenderoj përgjunjësisht

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me fitoren e zgjedhjeve të 11 majit, që i ka siguruar edhe mandatin e katërt të qeverisjes.

Në një postim në rrjete sociale, kryesocialisti shpreh mirënjohjen për besimin që i dhanë sërish qytetarët, ndërsa paralajmëron edhe fjalimin e fitores që do të mbajë në orën 19:00 në sheshin Skënderbej.

“Mirëmëngjes dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Continue Reading

Lajmet

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën

Published

on

By

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do ta vizitojë Kosovën të mërkurën.

Gjatë pasdites, ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Costa e viziton Kosovën në një kohë kur ligjvënësit kosovarë nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt, edhe pas 15 përpjekjeve. Qeveria e Albin Kurtit është ende në detyrë, deri në formimin e një qeverie të re pas konstituimit të Kuvendit.

Po ashtu, kjo vizitë zhvillohet në një kohë kur liderët kosovarë po shtojnë thirrjet drejtuar Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura pas tensioneve në veri të vendit. Këto masa mbeten ende në fuqi, me arsyetimin se Kosova nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për shtensionimin e situatës në komunat me shumicë serbe.

Costa një ditë më parë qëndroi në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë.

Gjatë një konference për media me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Costa theksoi se dialogu me Kosovën është kyç për anëtarësimin e Serbisë në BE, dhe shtoi se është po aq i rëndësishëm edhe qëndrimi i qartë për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Për sa i përket vizitës së Vuçiqit në Moskë për festën e Ditës së Fitores, pavarësisht mesazheve nga Brukseli që i kërkonin të mos shkonte, Costa tha se Vuçiq ia shpjegoi atij se shkoi për të festuar një ngjarje historike.

Nuk mund ta ndryshojmë historinë, e kuptoj plotësisht, që Serbia feston çlirimin, por nuk mund ta festojmë këtë pa dënuar invazionin aktual në një shtet tjetër“, tha Costa.

Në Sarajevë, ai shprehu shqetësim për, siç i quajti, “veprimet ndarëse të Republikës Sërpska”, duke i cilësuar ato si kërcënim për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të Bosnjë e Hercegovinës.

Pas Kosovës, ai do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, si dhe Shqipërinë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Liderët e BE-së zgjodhën portugezin Antonio Costa si president të Këshillit Evropian, detyrë të cilën e mori më 1 dhjetor 2024./REL/

Continue Reading

Të kërkuara