Lajmet

Talibanët urdhërojnë mbylljen e shkollave për vajzat, vetëm disa orë pas hapjes

“Po, është e vërtetë”, tha zëdhënësi i talibanëve.

Published

on

Sapo shkollat ​​fillore dhe të mesme të larta për vajzat në Afganistan u hapën për një vit të ri akademik, talibanët urdhëruan mbylljen e tyre.

Një ekip televiziv po filmonte një mësim në një klasë në shkollën e mesme për vajza në Zarghona të Kabulit të mërkurën në mëngjes kur një mësues hyri dhe i urdhëroi nxënëset të shkonin në shtëpi.

Këto të fundit, të cilat po gëzoheshin për kthimin e tyre në shkollë për herë të parë që kur talibanët morën pushtetin gushtin e kaluar, mbyllën librat, paketuan gjërat dhe u larguan nga klasa të përlotura.

“Po, është e vërtetë”, tha zëdhënësi i talibanëve, Inamullah Samangani për AFP pa komentuar më tutje, duke konfirmuar raportet se vajzave në të gjithë vendin u ishte kërkuar të ktheheshin në shtëpi.

Asnjë zyrtar taliban nuk u arrit menjëherë për të shpjeguar arsyen e këtij vendimi.

“Ne nuk kemi të drejtë të komentojmë”, tha thjesht zëdhënësi i ministrisë së arsimit, Ahmad Aziz Rayan.

“Pashë nxënëset e mija të qanin dhe hezitonin të largoheshin nga klasa. Është shumë e dhimbshme të shohësh nxënësit e tu duke qarë”, tha Palwasha, një mësuese në shkollën e vajzave Omara Khan të kryeqytetit.

Deborah Lyons, Përfaqësuesja Speciale e OKB-së për Afganistanin, i ka përshkruar raportet për mbylljen e shkollave si “shqetësuese”.

“Nëse është e vërtetë, cila mund të jetë arsyeja?” pyeti ajo në Twitter.

Komuniteti ndërkombëtar e ka bërë të drejtën për arsimim për të gjithë, një pengesë në negociatat për ndihmën dhe njohjen e regjimit taliban.

“Ne nuk po i hapim shkollat ​​për të kënaqur komunitetin ndërkombëtar, as për të fituar njohjen nga bota”, tha zëdhënësi Aziz Ahmad Rayan për AFP.

“Ne e bëjmë këtë si pjesë të përgjegjësisë sonë për të ofruar arsimim dhe mjedise arsimore për studentët tanë”, shtoi ai.

Talibanët kishin këmbëngulur se donin kohë për të siguruar që vajzat e moshës 12 deri në 19 vjeç do të mbaheshin të ndara nga djemtë dhe se shkollat ​​do të funksiononin “sipas parimeve islame”.

Në prani të talibanëve, vajzat e intervistuara nga agjencia e lajmeve AFP kur shkollat ​​u hapën thanë se ishin “të lumtura” që u kthyen në klasë dhe madje falënderuan talibanët.

Rreth orës 07:00, qindra studentë nxituan drejt hyrjes së shkollës së mesme për vajza në Zarghona, një nga institucionet më të mëdha të këtij lloji në kryeqytet.

“Kur mbërrita, pashë se dyert e shkollës të hapura dhe se të gjithë nxënësit po vinin, kjo më gëzoi shumë dhe më pas erdha të përshëndes mësuesit e mi”, tha Sadaf, një nxënëse 16-vjeçar në këtë shkollë të mesme.

“Ne menduam se mund të mos kemi ndonjë përparim për të ardhmen tonë. Për tetë muajt e fundit, ne kemi qenë në shtëpi dhe jemi përpjekur të studiojmë librat tanë. Shpresoj që me Emiratin Islamik (emri i regjimit taliban), mund të ketë më shumë zhvillim”, tha adoleshentja që dëshiron të bëhet mjeke.

Shkollat ​​në provincat e tjera ishin hapur gjithashtu në mëngjes, si në Panchir (Verilindore), Kunduz (Veri) ose Herat (jugperëndim), përpara se të mbyllnin dyert./UBTNews/

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara