Lajmet

Zelensky: Mbi 400 mijë predha ruse janë çaktivizuar në Ukrainë

Zelensky falënderoi të gjithë ata që dhanë kontribut në çaktivizimin e predhave.

Publikuar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se mbi 400 mijë predha ruse janë çaktivizuar në Ukrainë gjatë rrjedhës së luftës.

Në një video të publikuar në Twitter, presidenti ukrainas ka nderuar ata që pastrojnë minat dhe predhat e pashpërthyera të lëna nga ushtria ruse.

“Mbi 400 mijë predha armike janë neutralizuar”, njoftoi ai, duke shtuar se “më shumë se 200 mijë objekte shpërthyese tashmë janë çaktivizuar”./UBTNews/

Lajmet

​Vrasja në Pejë, flet kryeprokurori: I dyshuari po intervistohet, çifti ka 3 fëmijë

Bashkëshorti i saj dyshohet të ketë kryer vrasjen.

Publikuar

nga

Sot në orët e para të mëngjesit u raportua për vrasjen një gruaje një Pejë, që dyshohet se aktin e kreu bashkëshorti i saj.

Lidhur me këtë rast, kryeprokurori i Pejës, Agim Krumehaj ka deklaruar se të dyshuarit i është sekuestruar arma dhe se aktualisht është duke dhënë informacione lidhur me aktin. Krumehaj tregoi se ende nuk dihen motivet e vrasjes dhe se i dyshuari gjendet në stacion policor, për çka po intervistohet lidhur me ngjarjen.

Kurmehaj tha se ka qenë në vendin e ngjarjes, derisa e cilësoi si rast të rëndë, duke treguar se çifti janë prindër të tre fëmijëve.

“Kryesorja është në stacion policor duke dhënë informata, për informata të sakta do të dalim tash pak më vonë me komunikatë, mos t’i paraprijë informatave të pa verifikuara. Kryesorja është i arrestuar, arma i është sekuestruar e kryerjes.. Pak më vonë do të dalim për informata shtesë…As motivi, nuk mund të prononcohem për motiv njëherë. Ka ndodhur rasti i vrasjes, unë kam qenë aty, rast shumë i rëndë, tre fëmijë i kanë pasur”, tha Kurmehaj.

Ndërkaq është raportuar se i dyshuari është dorëzuar në polici, duke pranuar se ka kryer vrasjen ndaj gruas së tij.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist pas vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj në Pejë kanë protestuar në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po mbahet nën organizimin e presidentes Vjosa Osmani.

Ndërsa, nuk ka kaluar as një javë nga vrasja e 21 vjeçares në Ferizaj, që dyshohet se krimi u krye nga ish bashkëshorti i saj në Qendrën për Punë Sociale.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Vrasja e gruas në Pejë, Haxhiu fton në një takim ministrin e Brendshëm, drejtorin e Policisë dhe kryeprokurorin

“Nuk ka rrugë tjetër pos si institucione të Republikës së Kosovës të luftojmë pa kompromis këto fenomene”, ka shkruar ndër të tjera ministrja Haxhiu.

Publikuar

nga

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Pejë nga ana e bashkëshortit.

Haxhiu në Facebook ka njoftuar se ka ftuar në takim ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, u.d Kryeprokurorin dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës dhe po ashtu në një takim tjetër edhe mbledhjen e grupit ndërministror.

“Nuk ka rrugë tjetër pos si institucione të Republikës së Kosovës të luftojmë pa kompromis këto fenomene”, ka shkruar ndër të tjera ministrja Haxhiu.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Çitaku reagon pas vrasjes së gruas në Pejë: Situata është alarmante

Çitaku në Facebook ka shkruar se situata është alarmante.

Publikuar

nga

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas raportimeve për vrasjen e një gruaje në Pejë.

Çitaku në Facebook ka shkruar se situata është alarmante.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Osmani: Të rizgjohemi si shoqëri, ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Osmani tha se kjo ngjarje ndodhi një ditë pas nisjes së edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqe dhe Siguri, ku u diskutua për dhunën ndaj grave.

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dënuar vrasjen e një gruaje në Pejë që po dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti i saj, duke theksuar se të gjithë e kanë për detyrë të mbrojnë gratë dhe vajzat. Presidentja Osmani tha se kjo ngjarje ndodhi një ditë pas nisjes së edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqe dhe Siguri, ku u diskutua për dhunën ndaj grave.

“Fatkeqësisht sot jemi zgjuar të gjithë në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të e një gruaje nga bashkëshorti saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet me çdo kusht dhe mënyra e vetme për ta ndalur atë është në çoftë se ri zgjohemi të gjithë si shoqëri, si shet e si komb. Rizgjohemi të gjithë në këmbë kundër këtij fenomeni sepse nuk kemi jetë vajzash e grashë për të humbur. Prandaj ju bëj thirrje të gjithëve, aktivistë të shoqërisë civile, institucione të sigurisë dhe të drejtësisë, qytetarë, gra e burra bashkë që të ndalim një herë e përgjithmonë dhunën mbi baza gjinore i cili siç e përmenda po e njollosë shtetin tonë dhe mund ta shkatërrojë atë përbrenda. E kemi detyrë që ta luftojmë këtë fenomen dhe ti mbrojmë vajzat e gratë dhe qytetarët”, ka thënë ajo.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara