Lajmet

Zelensky ka një lutje për liderët evropianë

Published

on

Larg fjalimit të Vladimir Putin, presidenti i Ukrainës u ka bërë një lutje liderëve të BE-së që marrin pjesë në një samit në Bruksel.

Volodymyr Zelensky foli në konferencë përmes një lidhjeje-video, duke i kërkuar bllokut të hapë bisedimet e anëtarësimit me vendin e tij.

“Unë ju kërkoj një gjë sot – mos e tradhtoni popullin dhe besimin e tyre në Evropë”, tha ai.

“Sot është një ditë e veçantë dhe kjo ditë do të mbetet në historinë tonë. Për ne është mirë apo keq, historia do të kapë gjithçka, çdo fjalë, çdo hap, çdo veprim e mosveprim. Kush luftoi për çfarë”.

Udhëheqësit e BE-së synojnë të hapin sot bisedimet e pranimit në Ukrainë dhe të pastrojnë një pako ndihme prej 50 miliardë eurosh për vendin. Por Viktor Orban, kryeministri hungarez, është shprehur kundër dhënies së dritës jeshile Ukrainës.

Vendimet kërkojnë unanimitet, që do të thotë se BE-ja nuk do të jetë në gjendje t’i japë Ukrainës miratimin pa miratimin e z. Orban.

“Është shumë e rëndësishme që Evropa të mos kthehet në pavendosmëri sot. Askush nuk dëshiron që Evropa të shihet si e pabesueshme. Ose si e paaftë për të marrë vendime”, shtoi Zelenskyy.

“Njerëzit në Evropë nuk do ta kuptojnë nëse buzëqeshja e Putinit bëhet shpërblimi për një takim në Bruksel”./UBTNews/

Lajmet

Dy armë zjarri u gjetën në vendin ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Gollubovc

Published

on

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vrasjen e dyfishtë në fshatin Gollubovc të Malishevës.

Në njoftimin për media thuhet se në vendin e ngjarjes ishin gjetur dy armë zjarri.

“Njësitë e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, gjatë ekzaminimit, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe identifikimin e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

​Skandal në futbollin turk: Arrestohen 17 gjyqtarë dhe një president klubi

Published

on

Prokurorët turq kanë urdhëruar arrestimin e 21 personave, mes tyre 17 gjyqtarë dhe presidenti i një klubi të Super Ligës, si pjesë e një hetimi për baste të paligjshme në ndeshje futbolli.

Hetimi vjen pas vendimit të Federatës Turke të Futbollit (TFF) javën e kaluar për të pezulluar 149 gjyqtarë dhe asistentë, pasi u zbulua se shumë prej tyre kishin llogari bastesh. Sipas agjencisë shtetërore Anadolu, deri tani janë ndaluar 18 prej tyre.

Zyra e prokurorit të Stambollit tha se gjyqtarët dhe zyrtarët e dyshuar akuzohen për manipulim rezultatesh dhe shpërdorim detyre. Një ish-pronar klubi dhe një ish-president i një shoqate futbolli janë gjithashtu nën hetim.

Presidenti i TFF-së, Ibrahim Haciosmanoglu, e quajti rastin “një krizë morale për futbollin turk”. Hetimi i federatës zbuloi se mbi gjysma e gjyqtarëve aktivë në ligat turke kishin llogari bastesh, ndërsa disa prej tyre kishin vendosur baste mijëra herë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Published

on

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar A.I lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës për vrasjen e dy vëllezërve, D.M dhe N.M para shtëpisë së tyre.

I njëjti bëhet e ditur se ka qenë më parë kishte qenë në arrati, kurse sot rreth orës 06:30 atë e kishin gjetur zyrtarët policorë derisa fshihej në shtëpi të pabanuara në një fshat aty pranë, në Pllaçicë.

Policia kishte rënë në gjurmët e tij, dhe e kishin arrestuar, i njëjti ishte i lënduar dhe pas arrestimit e kanë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Pas ndihmës mjekësore që mori në QKMF-në në fjalë u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas Prokurorisë, lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Një person i lënduar nga vetaksidenti me traktor në Suhogërll të Istogut

Published

on

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një vetaksidenti me traktor në fshatin Suhogërll të komunës së Istogut.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

“Rreth orës 17:20, Stacioni Policor në Istog është njoftuar për një vetaksident ku është përfshirë një mjet bujqësor (traktor). Një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”, tha Gashi./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara