Lajmet

Zelensky do të marrë çmimin Charlemagne 2023

Zelensky vlerësohet si model për popullin e tij në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Published

on

Çmimi Ndërkombëtar i Aachen Charlemagne 2023 do t’i shkojë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe popullit ukrainas, njoftoi bordi i drejtorëve të çmimit.

“Populli ukrainas, nën udhëheqjen e presidentit të tyre Volodymyr Zelenskyy, nuk po mbron vetëm sovranitetin e vendit dhe jetën e qytetarëve të tij, por edhe Evropën dhe vlerat evropiane”, thuhet në njoftim.

Bordi i drejtorëve vlerësoi e Zelenskyn si “mbështetës dhe gjithashtu një model për popullin e tij” në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Për popullin ukrainas, ai nuk ishte thjesht president dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë, por edhe “një motivues, një komunikues, një motor dhe një lidhje midis Ukrainës dhe falangës së madhe të mbështetësve”.

Zelensky është gjithashtu i përkushtuar ndaj vlerave evropiane, shtoi bordi./UBTNews/

Lajmet

Vazhdon sot seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit për akuzat për spiunazh

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët akuzohen për spiunazh.

Seanca e mëparshme, më 13 nëntor, u ndërpre pas përjashtimit të përkohshëm të publikut, për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Shabani.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë më 19 shkurt 2025, duke i ngarkuar Shabanin dhe Qerimin se kanë mbledhur dhe dërguar informacione dhe dokumente tek BIA serbe.

Sipas PSRK-së, informacionet kishin lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Inspektoratin Policor, si dhe me ngjarje dhe objekte specifike, përfshirë masakrën e Reçakut.

Prokuroria thotë se qëllimi i këtyre veprimeve ishte krijimi i një konflikti të gjerë ndëretnik në Kosovë, përhapja e një narrative të pavërtetë që të lidhej Spitali Ushtarak i UÇK-së me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” për trafikim organesh, dhe vënia në dyshim e së vërtetës për masakrën e Reçakut.

Muharrem Qerimi akuzohet gjithashtu për armëmbajtje pa leje./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

Published

on

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar një rënie në renditjen më të fundit të FIFA-s, duke zbritur në vendin e 63-të nga pozita e 65-të.

Mungesa e fitoreve në miqësore dhe humbjet në takimet e fundit zyrtare kanë qenë faktorët kryesorë të kësaj rënieje.

Analistët sportivë theksojnë se ekipi ka pasur probleme të dukshme në finalizim dhe stabilitet në mbrojtje, elemente që kanë kushtuar rëndë në rezultatin përfundimtar të vlerësimit.

Edhe përkundër sigurimit të fazës “playoff” për Kupën e Botës 2026 Shqipëria nuk ka arritur të mbledh pikët e nevojshme për ngritje apo mbajtje të së njëjtës pozitë që e kishte herën e fundit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Osmani sot mbledh partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar partitë parlamentare për një takim mbi caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Sipas raportimit të mediave takimi është thirrur për në orën 10:30.

Ky zhvillim vjen pasi në seancën e sotme, i mandatuari nga LVV-ja për formimin e qeverisë, Glauk Konjufca, nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Bislimi pjesë e darkës joformale ministrore BE-Ballkani Perëndimor

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë Besnik Bislimi mori pjesë në darkën joformale ministrore BE-Ballkan Perëndimor, ku falënderoi shefen e diplomacisë evropiane Kaja Kallas dhe komisionaren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos për ftesën.

Bislimi theksoi rrezikun që shfaqin për demokracinë dhe zhvillimin kërcënimet e sigurisë dhe sulmet e vazhdueshme hibride dhe rëndësinë e unitetit në përballjen ndaj tyre.

Bislimi tha se Kosova meriton marrjen e statusit të vendit kandidat dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën dhe arritja e konsensusit në vendimmarrjen brenda BE-së përbën një hap kyç në këtë proces dhe mesazh të fuqishëm uniteti”, tha Bislimi.

Ai theksoi se integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës sfidohet e sulmohet në vazhdimësi nga Serbia përmes letrave të depozituara në BE dhe akteve terroriste në terren të sponsorizuara nga Beogradi zyrtar.

Bislimi tha se Kosova ka arritur avancim në shumë fusha, si uljen e papunësisë, rritjen e shtesave për fëmijë dhe nënat lehona, progresin në zbatimin e reformave drejt integrimit në BE dhe luftimin e korrupsionit dhe sundimi i ligjit.

Ai uroi Shqipërinë dhe Malin e Zi në avancimin e rrugëtimit të integrimit evropian dhe hapjes së kapitujve drejt anëtarësimit në BE, si dhe përkushtimit të Ukrainës dhe Moldavisë ndaj integrimit në unionin evropian. /S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara