Lajmet

Zeka: Zgjedhjet e shpeshta po e pengojnë zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investitorëve

Published

on

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), Arian Zeka ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve ka ndikim negativ për sa i përket rritjes ekonomike dhe tërheqjes së investimeve të huaja direkte.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Zeka ka deklaruar investitorët dëshirojnë të presin se cila do të jetë siguria juridike për ta ose çfarë do të prodhojë koalicioni i ri qeverisës në aspektin e fuqizimit të sektorit privat dhe zhvillimit ekonomik.

“Zgjedhjet e shpeshta që janë mbajtur në vendin tonë nuk është se kanë sjellë ndonjë risi në aspektin ekonomik. Nëse zgjedhjet kanë pasur ndonjë ndikim në qeverisjen ekonomike dhe tërheqjen e investimeve të huaja, atëherë kanë pasur ndikim negativ. Nëse i analizojmë të gjitha vitet zgjedhore prej vitit 2014 kanë qenë vitet që kemi pasur normat më të ulëta të investimeve të huaja direkte edhe pse është hipotezë ndoshta e patestuar. Megjithatë investitorët dëshirojnë të presin se cila do të jetë siguria juridike për ta ose çfarë do të prodhojë koalicioni i ri qeverisës në aspektin e fuqizimit të sektorit privat dhe zhvillimit ekonomik. Zgjedhjet definitivisht kanë ndikim negativ për sa i përket rritjes ekonomike dhe tërheqjes së investimeve të huaja direkte aq më keq që në rastin tonë të njëjtat po mbahen pak më shumë se një vjet”, shtoi ai.

Zeka shtoi se ajo çfarë është parë në vitet e kaluara është se nuk ka programe të detajuara, por bëhet fjalë për ide të pastrukturuara që burojnë nga një pjesë e programit.

“Ajo çfarë në po shohim realisht dhe çfarë po dëgjojmë ndonjë copëz nga programet e partive politike së paku sa i përket zhvillimit ekonomik shpeshherë po thuhet meqenëse fushata ende nuk ka filluar zyrtarisht atëherë po pritet publikimi zyrtar i programeve të detajuara. Por ajo çfarë kemi parë edhe në vitet e kaluara është se nuk ka programe të detajuara, por bëhet fjalë për ide të pastrukturuara që burojnë nga një pjesë e programit që ka të bëjë qoftë me zhvillimin ekonomik. Nuk mund të flasim për krijim të vendeve të punës dhe për fuqizim të sektorit privat nëse nuk e adresojmë çështjen e edukimit meqenëse kjo duket të jetë brenga kryesore e ndërmarrjeve të sektorit privat”, shtoi ai.

Ai tha se duhet t’u ofrohet ndihmë bizneseve dhe punonjësve që kanë humbur vendet e tyre të punës, raporton EO.

“Tashmë po shohim një paradox çka po ndodh kur ka vendime të cilat merren e që lidhen me premtimet zgjedhore institucionet po marrin vendime, siç është rasti i marrëveshjeve me përfaqësuesit e sindikatave ose përfaqësuesit e mjeteve të tjera buxhetore në mbështetje të kategorive të caktuara sociale dhe punonjësve të caktuar të vendit, që po i lidh me premtimet zgjedhore të partive politike e sidomos atyre që kanë mundësinë të jenë bartës të funksioneve politike e koalicionit qeverisës. Ndërsa në anën tjetër bëhet fjalë për ndihëm që duhet t’iu ofrohet bizneseve punonjësve që kanë mundur të humbin vendet e tyre të punës. Këtu po shohim një kufizim që gjithçka lidhet me faktin që qeveria është në detyrë. Nëse është në detyrë qeveria edhe ka njëfarë kufizimi moral për sa i përket vendimeve që duhet të merren atëherë kjo duhet të vlejë edhe për ato që janë premtime zgjedhore. Assesi drejtuesit e tanishëm institucional këta që janë në detyrë nuk mund të marrin vendime të cilat fusin në detyrime buxhetore qeveritë e ardhshme, megjithëse ndikimet do të shtrihen përgjatë viteve në vijim”, tha Zeka.

Vendi

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara