Lajmet

Vendimet që u miratuan në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Published

on

Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhjen korresponduese/elektronike në të cilën ka miratuar disa vendime.

Dokumenti i parë që ka marrë miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme është Programi për Reforma në Ekonomi 2021-2023. I cili program do të dërgohet për informim në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe në zyrën ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë.

“Duke marrë parasysh strukturën aktuale ekonomike të Kosovës dhe pengesat e shumta për rritjen ekonomike, në veçanti situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, është e nevojshme që reformat strukturore të orientohen në mënyrë të tillë që synojnë rimëkëmbjen e ekonomisë në përgjithësi”, thuhet në komunikatën për media nga Qeveria në detyrë.

Po ashtu në komunikatë thuhet se “Në këtë linjë, Qeveria mbetet e përkushtuar për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike dhe për të përmirësuar perspektivat e punësimit. Kuadri i përgjithshëm është një kombinim i: programit të rimëkëmbjes ekonomike i cili do të synojë të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike pas-pandemike, një politikë fiskale të bazuar në rregulla të orientuara drejt stabilitetit të financave publike dhe, brenda hapësirës fiskale në dispozicion, duke mbështetur rritjen ekonomike përmes investimeve kapitale, rritjes së fondeve për zonat prioritare të zhvillimit dhe një sërë reformash prioritare strukturore që adresojnë pengesat kryesore të rritjes ekonomike, duke mbështetur zhvillimin e sektorëve ekonomikë konkurrues dhe duke siguruar që rritja ekonomike është gjithëpërfshirëse dhe e orientuar drejt rritjes së mirëqenies”.

Në vazhdim të mbledhjes është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Sipas ndryshimeve, rregullave të këtij vendimi nuk i nënshtrohen veturat në përdorim nga Drejtoria e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës, të cilat me vendim të drejtorit të Drejtorisë së Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, drejtorit të përgjithshëm të ATK-së ose me vendim të Ministrit të Punëve të Brendshme, mund të përdoren për qëllime operacionale në çdo kohë edhe jashtë orarit të rregullt të punës.

Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për shtyrjen dhe lirimin e bllokimit të llogarive bankare të tatimpaguesve që kanë obligime tatimore, ndaj Administratës Tatimore të Kosovës deri me 30.04.2021. Kjo masë do të lehtësoj ushtrimin e aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve, në gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19. Vendimi do të jetë në fuqi deri më datë 30.04.2021, dhe sipas tij hiqen ndëshkimet për të gjithë tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore të pashlyera në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021.

Heqja e ndëshkimeve, të cekura më lart do të bëhet për të gjithë tatimpaguesit nëse bëjnë pagesën e njëhershme të tatimit dhe interesit; bëjnë marrëveshje me ATK-në për pagesë me këste; ose në marrëveshje me ATK-në e paguajnë tatimin dhe interesin.

Vendimi obligon Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) që gjatë kësaj periudhe të iu mundësojë tatimpaguesve të kryejnë obligimet tatimore bazuar në mundësitë financiare të tatimpaguesve, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të tyre financiar.

Me vendimin e miratuar nga Qeveria në mbledhjen e sotme, janë ndarë mjete financiare në vlerë prej dy milionë e tetëqind mijë euro (2,800,000,00 €), që përfaqëson shumën tremujore të ndarjes buxhetore për vitin 2021, për periudhën Janar – Mars 2021, për Radio Televizionin e Kosovës. Kjo shumë e ndarë për RTK-në do të jetë subjekt i rishikimit nga Komisioni përkatës për Buxhet dhe Transfere në Kuvendin e Republikës së Kosovës, menjëherë pas themelimit të tij. Nëse ky komision konsideron se këto ndarje nuk janë të pranueshme, obligohet Thesari i Republikës së Kosovës që të bëjë ndalesën dhe të kompensojë këtë shumë nga tremujorët vijues, me qëllim që vetëm shuma e aprovuar nga Komisioni të mund të shpenzohet dhe arsyetohet brenda vitit fiskal 2021 nga RTK.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për Agjencinë për Barazi Gjinore për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike për vitin 2021. Një milion euro janë ndarë për këtë qëllim dhe do të shfrytëzohen në pajtim me kriteret sipas vendimit të Qeverisë për zbatimin e Programit për Rimëkëmbjen Ekonomike Faza II-Masa 4 – Mbështetje Financiare për Projektet dhe iniciativat që synojnë përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi. Vendimi obligon Agjencinë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të zbatojë dhe monitorojë këtë plan.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për formimin e Komisionit për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike. Komisioni për kontrollin e tregtisë me mallra strategjike do të ketë këtë përbërje:

(1) Zana Kotorri / MTI – kryesuese;

(2) Behram Mazreku / MTI – zëvendës kryesues;

(3) Brahim Kokollari / MM – anëtar;

(4) Nazmi Zogaj / MM – zëvendës anëtar;

(5) Bujar Haxhidauti / DK – anëtar;

(6) Bujar Pefqeli / DK – zëvendës anëtar;

(7) Mensur Hoti / MPB – anëtar;

(8) Driton Ademi / MPB – zëvendës anëtar;

(9) Adnan Dragaj / MPJ – anëtar;

(10)Flurin Gashi / MPJ – zëvendës anëtar.

Komisioni do të jetë përgjegjës për aprovimin, anulimin, ndryshimin dhe revokimin e licencave për eksport, import, transit, trans-ngarkim, ri-eksportim jashtë vendit, ri-transferim dhe për ofrimin e shërbimeve të ndërlidhura me këto procese. Gjithashtu, ky komision do të përcaktojë edhe Listën Shtetërore të Mallrave të Kontrolluara Strategjike.

Lajmet

Seanca konstituive e Kuvendit mbahet më 9 shtator

Published

on

Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari, ka njoftuar se e ka thirrur vazhdimin e seancës për datën 9 shtator nga ora 11:00

“Si Kryesues i Seancës Konstitutive e kam parë si një lajm të mirë arritjen e marrëveshjes ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Edhe pse ende nuk ka qartësi të plotë, nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për konstituimin e të gjitha institucioneve, kam vendosur që vazhdimin e Seancës Konstitutive ta thërras më 9 shtator, në orën 11:00”, ka shkruar Dehari në Facebook.

Ai ka thënë se deri atëherë pret që kjo marrëveshje të shoqërohet “me përgjegjësi konkrete dhe me gatishmëri të deputetëve për t’i përmbushur detyrimet e tyre kushtetuese.

“Kosova nuk ka nevojë për një tjetër zvarritje, as për një tjetër krizë dhe aq më pak për një proces të ri zgjedhor”, ka shkruar Dehari.

Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht. Seanca e fundit për këtë çështje është mbajtur një ditë më vonë, ndërsa prej atëherë nuk është thirrur vazhdimi i saj.

LDK-ja dhe Vetëvendosja arritën marrëveshje që profesori universitar Bekim Sejdiu të jetë kandidati i përbashkët për president. Por kundër marrëveshjes dolën deputetët e LDK-së Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Janina Ymeri, Armend Zemaj dhe Arben Gashi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Marta Kos anulon vizitën në Serbi pas glorifikimit të Ratko Mlladiqit

Published

on

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka njoftuar se ka vendosur të anulojë vizitën e planifikuar në Serbi, pas reagimeve ndaj glorifikimit të Ratko Mlladiqit pas vdekjes së tij.

Në një postim në platformën X, Kos ka thënë se Mlladiqi ishte dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ajo ka theksuar se glorifikimi i tij është i papajtueshëm me vlerat evropiane dhe se rruga drejt Bashkimit Evropian kërkon përballje me të kaluarën, pajtim dhe respektim të viktimave të krimeve të luftës.

“Kjo rrugë kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të vërtetë dhe respektim të viktimave të krimeve të luftës”, ka deklaruar Kos.

Për këtë arsye, ajo ka vendosur që, në këtë moment, të mos e realizojë vizitën e planifikuar në Serbi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuza e parë për Prekazin: 35 të akuzuarit janë të gjallë

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj 35 të pandehurve për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz. Sipas Prokurorisë Speciale, të gjithë të pandehurit e përfshirë në këtë aktakuzë janë persona të gjallë ndaj të cilëve do të zhvillohet procedura gjyqësore.

Kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj, në një konferencë për media të mbajtur të premten, ka thënë se aktakuza lidhet me vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve.

“Rëndësia e kësaj aktakuze është e veçantë dhe për faktin se bëhet fjalë për aktakuzën e parë që lidhet me vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz”, është shprehur Isufaj, duke thënë se tani i takon Gjykatës që ta vlerësojë aktakuzën dhe provave e paraqitura në të.

Isufaj ka thënë se në këtë rast është punuar me kujdes të shtuar me qëllim që pretendimet e ngritura të provohen para Gjykatës.

Ndërsa prokurori Valdet Gashi, ka thënë se aktakuzë është ngritur pas një pune disavjeçare të Prokurorisë. Ai e ka cilësuar rastin si shumë kompleks.

“Bazuar në provat e siguruara, kemi arritur që ta vërtetojmë dyshimin e bazuar mirë se të pandehurit e përfshirë në këtë aktakuzë kanë kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’, si rezultat i veprimeve të tyre në ngjarjet e datave 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998 në fshatin Prekaz i Poshtëm, konkretisht në lagjen e Jasharëve”, është shprehur Gashi. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Dogana e Kosovës grumbullon mbi 1.3 miliard euro të hyra, shënohet rritje prej 6 për qind

Published

on

By

Dogana e Kosovës ka arkëtuar deri tani 1 miliard e 347 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë një vizite në këtë institucion, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e vlerësoi këtë ecuri si dëshmi të përmirësimit të vazhdueshëm të performancës ushtarake dhe administrative të vendit.
Sipas të dhënave zyrtare, për periudhën 2021–2025 rritja mesatare e të hyrave doganore ka tejkaluar gati trefish normën e rritjes ekonomike, me një total prej 8 miliardë e 380 milionë eurosh të mbledhura.
Në kuadër të reformave për lehtësimin e veprimtarisë afariste, është përmbyllur shtetëzimi i terminaleve doganore dhe është zbatuar deklarimi i mallrave para arritjes, masë kjo që ka reduktuar kohën e procesimit të mallrave me rreth 70 për qind. Paralelisht, me vënien në funksion të skanerit në Merdarë dhe avancimin e projekteve si Dritarja e Vetme Kombëtare dhe Tranziti i Përbashkët, institucioni ka forcuar kontrollin kufitar dhe luftën ndaj kontrabandës.
 /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara