Shëndet

Zbuloni si të pastroni trupin nga kripa e tepërt

Për një shëndet më të mirë.

Published

on

Asgjë nuk është më e pakëndshme sesa të mos jeni në gjendje të mbërtheni pantallonat për shkak të barkut të fryrë. Fajtori për këtë është zakonisht kripa e tepërt në organizëm. Kripa jo vetëm që shkakton mbajtjen e lëngjeve, por gjithashtu mund të shkaktojë edhe shumë probleme të tjera shëndetsore.

Për të rivendosur ekuilibrin në organizëm dhe për tu ndjerë sa më mirë me trupin tuaj, ju sugjerojmë disa mënyra të thjeshta.

Konsumoni më tepër ujë
Veshkat tuaja kryejnë largimin e kripës nëpërmjet urinës. Kur konsumoni më shumë ujë, rritet prodhimi i urinës dhe kjo ndihmon në largimin e kripës së tepërt. Mesatarisht, të rriturit kanë nevojë për 8 deri në 12 gota ujë në ditë. Kjo do të thotë se mund t’ju duhet të pini më shumë ujë, për të larguar kripën e tepërt nga organizmi. Për t’u siguruar që po merrni sasinë e nevojshme, mbushni një enë prej 1,8 – 2,5 l me ujë për ta pirë gjatë ditës.

Konsumoni më shumë ushqime që përmbajnë ujë
Konsumi i më shumë se 12 gotave me ujë në ditë, mund të jetë diçka e vështirë. Por për ta lehtësuar këtë, ju mund të konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë uji. Frutat dhe perimet, të tilla si luleshtrydhet, portokallet, mollët, marulet, kastravecat dhe specat, janë një zgjedhje e mirë. Gjithashtu, tërshëra e bërë me ujë, kosi, lëngjet e frutave dhe supa me pak kripë, mund të ndihmojë në largimin e kripërave.

Konsumoni ushqime të pasura me kalium
Përveç ujit, ju mund të shtoni në regjimin tuaj ushqimor më shumë ushqime që përmbajnë kalium. Kaliumi dhe kripa punojnë së bashku për të ruajtur ekuilibrin e lëngjeve në organizëm. Marrja e kaliumit në sasi të lartë, ndihmon trupin tuaj të largojë sasi të mëdha të kripës nga organizmi. Disa ushqime me shumë kalium janë: bananet, patatet, portokallet, domatet, luleshtrydhet, avokadot dhe fasulet. Por nëse keni probleme me veshkat, duhet të tregoheni më të kujdesshëm me sasinë e kaliumit që merrni.

Pasojat shëndetësore të kripës së tepërt në organizëm
Nëse regjimi juaj ushqimor është i pasur me kripë, rrezikoni të keni më shumë probleme sesa thjeshtë të mos mbërtheni pantallonat. Prandaj këshillohet të bëni disa ndryshime në mënyrën se si ushqeheni. Një regjim ushqimor që përmban shumë kripë mund të rrisë presionin e gjakut. Duke rritur kështu edhe rrezikun e goditjes në tru apo sulmit në zemër. Për të ulur sasinë e marrjes së kripës, këshillohet të kufizoni marrjen e ushqimeve të përpunuara. Në vend të tyre konsumoni ushqime të freskëta si fruta, perime, drithëra dhe mish të gatuar pa kripë./AgroWeb

Shëndet

Kur duhet të hamë mëngjes për të mbajtur një peshë të shëndetshme?

Published

on

Mëngjesi shpesh konsiderohet vakti më i rëndësishëm i ditës, dhe kjo nuk është pa arsye.

Një mëngjes i mirë ndihmon në rregullimin e metabolizmit, stabilizon nivelet e glukozës në gjak, redukton urinë e siguron energji për aktivitetet e ditës. Koha kur e konsumoni mëngjesin është po aq e rëndësishme sa edhe përbërja e tij.

Koha ideale për mëngjesin

Mëngjesi duhet të konsumohet midis 7:00 dhe 8:00 të mëngjesit. Edhe pse shumë njerëz hanë sapo zgjohen, është më mirë që të kenë kaluar 12 orë nga vakti i fundit. Nëse darka juaj ka qenë në 20:00, mëngjesi duhet të jetë rreth 8:00. Nëse darkoni më vonë, duhet të llogaritni 12 orë dhe të rregulloni kohën e mëngjesit në përputhje me këtë. Mbajtja e një rutine është kyçe për metabolizëm të shëndetshëm.

A mund të anashkaloni mëngjesin?

Nëse darka ka qenë vonë e s’ndiheni të uritur në mëngjes, mund të prisni para se të hani, nuk duhet ta bëni zakon. Një studim i Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë sugjeron që 9 orë agjërim ndërmjet darkës dhe mëngjesit ulë rrezikun për zhvillimin e diabetit deri 60%.

Insulina, hormoni që rregullon glukozën në gjak, ndikohet ndjeshëm nga koha e mëngjesit. Sa më herët të konsumoni mëngjesin pas një nate gjumi, aq më mirë metabolizohet ushqimi nga trupi.

Nëse darka ka qenë vonë, mund të prisni 12 orë dhe të konsumoni një mëngjes të lehtë, si një biskotë, para se të vazhdoni me drekën.

Anashkalimi i shpeshtë i mëngjesit mund të çojë në inflamacion e stres oksidativ, sipas një studimi të publikuar në Gazetën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese. Mëngjesi nuk është thjesht një zakon, por pjesë kyçe e mirëqenies e menaxhimit të peshës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Arrat – Një praktikë e thjeshtë me përfitime të mëdha për shëndetin

Published

on

A e dinit se një ritual kaq i thjeshtë si zhytja e arrave në ujë mund të përmirësojë ndjeshëm shëndetin tuaj?

Ky proces i thjeshtë i bën arrat më të lehta për t’u tretur dhe rrit shfrytëzimin e lëndëve ushqyese nga trupi.

Më pak acid fitik: Arrat e zhytura përmbajnë më pak acid fitik, gjë që lejon trupin të thithë mineralet si magnezi, zinku dhe hekurin më efikas. Çdo grusht arrash ofron përfitimet maksimale për organizmin.

Ngopje më e gjatë: Për shkak të çlirimit të ngadaltë të energjisë, arrat e zhytura ju mbajnë të ngopur për më gjatë, duke zvogëluar nevojën për ushqime të lehta midis vakteve dhe ndihmuar në mbajtjen e një peshe të shëndetshme.

Energjia e qëndrueshme: Ato ngadalësojnë tretjen e karbohidrateve, parandalojnë rritjet e papritura të sheqerit në gjak dhe ofrojnë energji të qëndrueshme gjatë gjithë ditës.

Shëndeti i zemrës: Acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në ruajtjen e raportit optimal të kolesterolit të mirë dhe të keq, duke kontribuar në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.

Funksioni i trurit: Vitamina E dhe vitaminat e grupit B mbështesin funksionet e trurit, përmirësojnë kujtesën dhe përqendrimin, duke i bërë arrat një zgjedhje të shkëlqyer për mëngjes ose si meze të lehtë.

Antioksidantët: Neutralizojnë radikalet e lira, zvogëlojnë stresin oksidativ dhe ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes.

Ky ritual i thjeshtë nuk është vetëm një mënyrë për të shijuar arrat, por një mënyrë praktike për të mbështetur shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien në jetën tuaj të përditshme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si të humbni dhjamin e barkut pa dieta ekstreme dhe pa palestra?

Published

on

Në rrjetet sociale mund të keni parë sfidën “Plank Challenge”, por arsyeja për të ulur dhjamin e barkut nuk lidhet vetëm me pamjen fizike.

Dhjami visceral, ai që grumbullohet thellë rreth organeve si mëlçia dhe zorrët, mund të rrisë rrezikun për sëmundje kronike, përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin, sëmundjet e mëlçisë dhjamore jo-alkoolike dhe disa lloje kanceri.

Zakone të thjeshta të përditshme ndikojnë ndjeshëm në reduktimin e këtij dhjami, sipas eksperteve të ushqyerjes.

1. Qëndrimi ulur për shumë orë është zakoni më i keq

Dietologia Erin Palinski-Wade thotë: “Qëndrimi ulur për periudha të gjata është zakoni numër një që duhet ndalur për ta reduktuar dhjamin e barkut.”

Shumica e njerëzve nuk lëvizin mjaftueshëm. Udhëzimet shëndetësore rekomandojnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik në javë, por më pak se gjysma i arrijnë këto nivele.

Sipas Palinski-Wade, lëvizja ndihmon në ndërtimin e masës muskulore, rrit metabolizmin edhe në pushim dhe përmirëson përbërjen trupore. Përveç kësaj, ndihmon në rregullimin e nivelit të insulinës dhe djegien më efikase të dhjamit të depozituar.

2. Strategji të thjeshta për të lëvizur më shumë

Filloni me hapa të vegjël: Mjaftojnë 10-15 minuta aktivitet, një shëtitje, vallëzim apo joga. Përdorni shkallët në vend të ashensorit ose parkoni më larg. (Patricia Bannan)

Bëjeni zakon: Përsëritja e aktivitetit çdo ditë, si larja e dhëmbëve, krijon rutinë të qëndrueshme.

Ushtroni me shoqëri: Një mik mund të mbajë motivimin. Festoni arritjet e vogla, si numrin e hapave të përditshëm.

Vendosni kujtesa: Çdo 30–60 minuta ngrihuni, shtrihuni ose ecni pak për të aktivizuar qarkullimin e gjakut dhe muskujt.

Lëvizni gjatë bisedave telefonike: Ecni në vend që të rrini ulur.

Ushtrime me pesha: 1–2 herë në javë, duke përfshirë grupet kryesore të muskujve, ndihmon ndjeshëm në djegien e dhjamit.

Ndryshoni rutinën: Ushtrimet aerobike ose intervalet intensive janë efikase; 3 seanca në javë mund të japin rezultate të dukshme.

3. Këshilla shtesë për të reduktuar dhjamin e barkut

Flini mjaftueshëm: Një natë e keqe gjumi mund të rrisë oreksin dhe rezistencën ndaj insulinës, duke favorizuar depozitimin e dhjamit.

Ulni stresin: Meditimi, frymëmarrja e thellë dhe ushtrimet e ndërgjegjësimit ndihmojnë në uljen e kortizolit, hormonit që lidhet me grumbullimin e dhjamit.

Shtoni fibra në dietë: Fibrat balancojnë sheqerin në gjak, ulin rezistencën ndaj insulinës dhe reduktojnë oreksin.

Mos shmangni yndyrat e shëndetshme: Peshqit si salmoni, skumbria, sardelet dhe trofta janë të pasur me omega-3, që ulin inflamacionin dhe përmirësojnë metabolizmin e dhjamit.

Sekreti i suksesit: Vazhdimësia, jo perfeksioni

Palinski-Wade përfundon: “Sekreti nuk është të jesh perfekt. Lëviz trupin çdo ditë, dhe shëndeti do të të ndjekë vetë.”

Me këto ndryshime të vogla dhe strategji të përditshme, humbja e dhjamit të barkut dhe përmirësimi i shëndetit bëhen të arritshme pa dieta ekstreme ose palestra intensive. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Shijoni vjeshtën me 5 ushqime kryesore për energji dhe shëndet

Published

on

Vjeshta është stina ideale për fruta, perime dhe ushqime nëntokësore që ndihmojnë në humbjen e kilogramëve, mbrojtjen e zemrës dhe forcimin e imunitetit.

Kungulli i artë – i njohur si mbreti i vjeshtës, mund të përdoret në byrek, supa apo ëmbëlsira. Mund të piqet në furrë dhe të shoqërohet me kajmak dhe arra, duke shijuar vlerat e tij të pasura ushqyese.

Kërpudhat – të pasura me vitaminë B, selenium, zink dhe kalium, ofrojnë energji, pak kalori dhe mbrojnë zemrën falë vlerave antioksiduese.

Lulelakra – një perime super e shëndetshme me vitamina B, C, K, Omega-3 dhe fibër. Përmban sulforafan, substancë që ndihmon në luftimin e qelizave të dëmshme dhe përmirëson tretjen.

Molla – fruti i shëndetshëm që mbron zemrën dhe ul rrezikun e diabetit tip 2. Konsumi i dy mollëve në ditë përmirëson kolesterolin dhe ul sheqerin në gjak.

Dardha – e pasur me fibër, vitamina B2, C, E, bakër, kalium dhe antioksidantë. Konsumimi i saj, veçanërisht me lëkurë, ndihmon në rregullimin e sheqerit dhe mirëmbajtjen e peshës trupore.

Vjeshta sjell bollëk të ushqimeve që janë të shijshme dhe njëkohësisht të dobishme për shëndetin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara