Shëndet

Zbulohet se cilat mikrobe i bëjnë njerëzit më tërheqës për mushkonjat

Kjo sipas një publikimi në The Conversation.

Published

on

Mushkonjat përhapin sëmundjen duke vepruar si bartëse të viruseve dhe patogjenëve të tjerë, sepse një mushkonjë që kafshon një person të infektuar me virusin mund ta marrë virusin dhe t’ia kalojë atë personit tjetër që kafshon.

Për imunologët dhe studiuesit e sëmundjeve infektive, një kuptim më i mirë i ndërveprimeve virus-pritës mund të ofrojë strategji të reja për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të transmetuara nga mushkonjat, shkruan Penghua Wang, një imunolog në Universitetin e Konektikatit, për The Conversation.

Në një studim të publikuar së fundmi, Wang dhe kolegët e tij zbuluan se disa viruse mund të ndryshojnë erën e trupit të një personi për ta bërë atë më tërheqës për mushkonjat, duke çuar në më shumë pickime që lejojnë përhapjen e virusit.

Wang dhe ekipi i tij hetuan nëse viruset e tjera të transmetuara nga mushkonjat, si denga dhe Zika, mund të ndryshojnë gjithashtu aromën e një personi për t’i bërë ata më tërheqës për mushkonjat dhe nëse ka një mënyrë për të parandaluar këto ndryshime.

“Për të hetuar këtë, ne vendosëm minj të infektuar me virusin denga ose Zika, minj të pa infektuar dhe mushkonja në një nga tre krahët e një dhome qelqi. Kur aplikuam fluksin e ajrit nëpër dhomat e minjve për të drejtuar aromat e tyre drejt mushkonjave, zbuluam se më shumë mushkonja zgjodhën të fluturonin drejt minjve të infektuar sesa drejt minjve të pa infektuar”, tha Wang.

Wang dhe ekipi i tij përjashtuan dyoksidin e karbonit si arsyen pse mushkonjat tërhiqeshin nga minjtë e infektuar, sepse ndërsa minjtë e infektuar me Zika lëshonin më pak dyoksid karboni sesa minjtë e pa infektuar, minjtë e infektuar nga dengo nuk ndryshuan nivelet e tyre të emetimit.

Ata gjithashtu përjashtuan temperaturën e trupit si një faktor potencial tërheqës, pasi mushkonjat nuk bënin dallimin midis minjve me temperatura të ngritura ose normale të trupit.

Pas kësaj, ata vlerësuan rolin e erës së trupit në rritjen e tërheqjes së mushkonjave te minjtë e infektuar.

“Pas vendosjes së filtrave në dhomat e qelqit për të parandaluar aromën e miut të arrinte te mushkonjat, ne zbuluam se numri i mushkonjave që fluturonin drejt minjve të infektuar dhe të pa infektuar ishte i krahasueshëm. Kjo sugjeron se kishte diçka në aromat e minjve të infektuar që tërhiqte mushkonjat tek ata,” shkruan Wang.

Për të identifikuar erën, ata izoluan 20 komponime të ndryshme kimike të gazta nga aroma e lëshuar nga minjtë e infektuar. Kështu, ata zbuluan se tre komponime kimike të gazta stimuluan një përgjigje të rëndësishme në antenat e mushkonjave.

“Kur aplikuam këto tre përbërës në lëkurën e minjve të shëndetshëm dhe në duart e vullnetarëve njerëzorë, vetëm një, acetofenoni, tërhoqi më shumë mushkonja në krahasim me testin e kontrollit. Ne zbuluam se minjtë e infektuar prodhonin 10 herë më shumë acetofenon sesa minjtë e pa infektuar,” shpjegon Wang.

Në mënyrë të ngjashme, Wang dhe ekipi i tij zbuluan se aromat e mbledhura nga sqetullat e pacientëve me denga përmbanin më shumë acetofenon sesa ato të njerëzve të shëndetshëm.

Kur aplikonim aromat e pacientëve me denga në njërën dorë të një vullnetari dhe aromat e një personi të shëndetshëm në tjetrën, mushkonjat tërhiqeshin vazhdimisht nga duart me aromë denga, thotë Wang.

Këto rezultate sugjerojnë se viruset e denga dhe Zika janë në gjendje të rrisin sasinë e acetofenonit të prodhuar, duke i bërë ato më tërheqëse për mushkonjat.

Acetofenoni, përveçse është një kimikat që përdoret zakonisht si aromë në parfume, është gjithashtu një nënprodukt metabolik i prodhuar zakonisht nga disa baktere që jetojnë në lëkurën dhe zorrët e njerëzve dhe minjve. 

Shëndet

Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve

Published

on

By

Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.

Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.

Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.

Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.

Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.

Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.

Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.

Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.

Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.

Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara