Kulturë

Zakonet e thjeshta të çifteve të lumtura

Published

on

Sipas ekspertëve, për të shijuar një marrëdhëinie të suksesshme, duhet më shumë se thjesht “të kaloni kohë së bashku”. Më poshtë gjeni 4 këshilla bazë për një jetë romantike të lumtur, bazuar nga psikologë dhe terapistë marrëdhëiniesh.

– Rehatia

Çiftet e lumtura shpesh i referohen me shaka njëri-tjetrit si një “këpucë e vjetër”. Ky përshkrim i referohet ndjesisë, jo pamjes. Ata nuk po e përshkruajnë njëri-tjetrin si të konsumuar, por si të rehatshëm për t’u veshur. Dy të dashuruar duan të jenë pranë njëri-tjetrit sepse ashtu mund të jenë 100% vetvetja, pa makeup, pa veshjet më të bukura, ashtu të shkujdesur. Pra, silluni si një “këpucë e rehatshme” për partnerin/en: Krijoni një hapësirë të sigurt inkurajuese dhe tërheqëse për njeriun tuaj të zemrës.

– Flisni

Çiftet e lumtura nuk ulen në një restorant, hanë dhe kaq. Ata flasin. Për gjithçka. Por ata gjithashtu dëgjojnë dhe i kushtojnë vëmendje njëri-tjetrit. Brenda një marrëdhënieje të shëndetshme, nuk ka tema “tabu”. Çiftet e lumtura raportojnë se dialogu i shëndetshëm bashkon më tepër sesa ndan. Është “klisheja”, të cilët ekspertët s’do ndalojnë kurrë së thëni: Komunikoni, flisni lirshëm!

– Dashuria dhe e qeshura

Çiftet që qeshin bashkë, qëndrojnë bashkë. Po, keni nevojë për dashuri, përkushtim, respekt, admirim të ndërsjellë dhe gjithçka tjetër, por ju gjithashtu duhet të argëtoheni së bashku. Dhe e qeshura lëshon endorfina që ju bëjnë të dëshironi të rrini më shumë me njëri-tjetrin

Dr. Doris Bazzini, në bashkëpunim me autorë të tjerë, studioi ndikimin e të qeshurit në kënaqësinë e marrëdhënies. Rezultoi se çiftet që rikujtonin situata të kaluara që përfshinin të qeshura të mëdha, raportonin kënaqësi më të lartë të marrëdhënies. 

– Vëmendje selektike

Doni t’i kujtoni partnerit/es pse ai/ajo u dashurua me ju? Bëjini të ndihen sikur ata janë i vetmi person në dhomë, madje edhe në turmë. A nuk është kjo mënyra si u sollët kur u dashuruat për herë të parë? Mbani kontaktin me sy. Lëreni telefonin në xhep dhe mos i kushtoni vëmendje të barabartë të gjithëve. Provojeni këtë herës tjetër që do të dilni dhe shihni se si njerëzit do t’ju pyesin nëse “sapo jeni fejuar, apo sapo jeni martuar” etj. 

Çiftet me zakone “të këqija” mund ta ndryshojnë dinamikën e tyre negative duke filluar nga sot. Flisni, qeshni, kushtojini vëmendje dhe bëjeni njëri-tjetrin të ndihet rehat. Zhvillimi dhe praktikimi i zakoneve pozitive do ta përmirësojë marrëdhënien dhe cilësinë e kohëss që do të kaloni së bashku.

Burimi: Psychology Today

Magazinë

Paris Jackson dhe Justin Long i japin fund fejesës

Published

on

Paris Jackson dhe i fejuari i saj Justin Long i kanë dhënë fund lidhjes.

Këngëtarja dhe kompozitorja 27-vjeçare dhe i dashuri i saj, producenti muzikor, i kanë dhënë fund fejesës së tyre, konfirmon People.

Jackson e ndau lajmin e ndarjes në një postim në X më 31 korrik, në të cilin tha se po qante me “lot ndarjeje” në fotot emocionale të publikuara nga Daily Mail në fillim të këtij muaji. Këngëtarja e “Hit Your Knees” e cila e ka kaluar verën në turne me Incubus, njoftoi fejesën e saj me Long në dhjetor, duke shkruar në një postim në Instagram se “nuk mund të ëndërronte askënd më të përsosur” për të.

“Të jetosh jetën me ty këto vitet e fundit ka qenë një vorbull e papërshkrueshme”, shkroi ajo në postim, i cili është fshirë më pas. “Faleminderit që më le të jem e jotja. Të dua.”

Në qershor, Jackson i tha Access Hollywood se ishte në fazën e planifikimit të dasmës .

“Fustani po qepet, vendi dhe data janë zgjedhur nga një astrologe, sepse unë jam nga Los Anxhelosi,” tha ajo. “Unë jam plotësisht e dhënë pas kristaleve dhe astrologut, dhe të gjitha këtyre gjërave.”

Continue Reading

Magazinë

Justin Timberlake zbulon se vuan nga sëmundja Lyme

Published

on

Justin Timberlake ka vendosur të zbulojë publikisht se është diagnostikuar me sëmundjen Lyme.

Ai ndau në Instagram se po përballej me probleme shëndetësore dhe se ishte diagnostikuar me sëmundjen Lyme.

“Nëse e keni përjetuar këtë sëmundje, ose njihni dikë që e ka përjetuar, atëherë jeni të vetëdijshëm se të jetosh me të mund të jetë shumë e lodhshme, si mendërisht ashtu edhe fizikisht”, tha ai.

Kjo njohje erdhi ndërsa Timberlake po përfundon turneun e tij dyvjeçar “Forget Tomorrow”, gjatë të cilit u kritikua për performanca të dobëta.

“Pas kësaj, të paktën munda ta kuptoja pse ndjeva dhimbje të madhe dhe thjesht lodhje e të përziera të çmendura në skenë”, pohon ai.

Lyme transmetohet nga pickimi i një rriqre të infektuar e mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin, si dhimbje koke, dhimbje të kyçeve dhe lodhje.

Simptomat e mëvonshme mund të përfshijnë paralizë të fytyrës, mpirje, ënjtje të kyçeve dhe dëmtim të nervave.

Duke folur më tej rreth diagnozës, Timberlake tha se kishte vështirësi me vendimin për të vazhduar turneun pavarësisht problemeve shëndetësore.

“Kam hezituar të flas për këtë sepse gjithmonë jam rritur duke i mbajtur gjërat për vete. Megjithatë, po përpiqem të jem më transparent në lidhje me problemet e mia në mënyrë që ato të mos keqinterpretohen. Po i ndaj të gjitha këto me shpresën se të gjithë mund të gjejmë një mënyrë për t’u lidhur më shumë. Do të doja të bëja pjesën time për të ndihmuar të tjerët që po luftojnë me këtë sëmundje”, pohon tutje.

Continue Reading

Magazinë

Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës me dekret presidencial

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëpritur të enjten në takim yllin botëror të muzikës, Dua Lipa, së cilës, me dekret presidencial, ia ka dhënë shtetësinë e Republikës së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Osmani përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t’ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme.

“Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit”.

Teksa ka shprehur mirënjohje të pafund ndaj Lipës.

“Dua ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën, për rininë tonë, për artin tonë dhe për imazhin ndërkombëtar të vendit tonë. Dua, Kosova është gjithmonë krenare me ty!”.

Dua Lipa do të performojë të premten në “Sunny Hill Festival”, i cili do të mbahet për tri ditë radhazi, nga 1 deri më 3 gusht.

Continue Reading

Magazinë

Gjesti prekës i Sharon Osbourne në “lamtumirën” e saj të fundit ndaj Ozzy

Published

on

Në momentet para funeralit të Ozzy Osbourne, Sharon Osbourne bëri një gjest të veçantë që preku mijëra fansa të vokalistit legjendar të Black Sabbath.

Dukshëm emocionale, e veja e muzikantit ngriti të dy duart me pjesën tjetër të familjes, duke formuar shenjën e dyfishtë të paqes drejt turmës së mbledhur, duke përsëritur gjestin karakteristik që ishte bërë sinonim i Ozzy-t gjatë gjithë karrierës së tij.

Ky gjest i veçantë kishte një kuptim të veçantë për Ozzy-n. Siç tha në një intervistë më 2002, “Ne ishim grupi i fundit hipi. Ne ishim të gjithë për paqen”.

Edhe pse gjestet “djallëzore” u bënë të famshme ndër të tjera, Ozzy këmbënguli në shenjën e dyfishtë të paqes, gjest që njerëzit e identifikonin me fytyrën e tij.

Sharon dhe fëmijët e saj, Amy, Jack dhe Kelly, dolën nga makina në Broad Street, ku ndodhet stoli i Black Sabbath, për të parë procesionin mortor dhe për të përshëndetur publikun. Turma, duke brohoritur “Ozzy, Ozzy, Ozzy – oi, oi, oi!” dhe “Faleminderit, Ozzy”, krijoi një atmosferë prekëse.

Continue Reading

Të kërkuara