Kulturë

Dua Lipa fiton çmimin për këngëtaren më të mirë britanike në “Brit Awards”

Published

on

Prishtinasja Dua Lipa ka triumfuar në edicionin e sivjetmë në dy kategori. Lipa ka marrë çmimin për albumin me të mirë pasi që u shpërblye si artistja më e mirë britanike. Këngëtarja 25-vjeçare në kategorinë për albumin me të mirë ka triumfuar me “Future Nostalgia” që i dha epitetin alfa e discos.

“Nuk po më besohet që kjo po ndodh. Ky album ka shumë kuptim për mua dhe faleminderit të gjithë atyre që e kanë dëgjuar. Ky album më ka mësuar shumë si vetëbesimin, fuqinë, kurajën dhe më ka dhënë shumë dashuri dhe miqësi. U jam shumë falënderuese njerëzve të mrekullueshëm me të cilët kam punuar dhe kam krijuar një album të tillë”, ka thënë Lipa gjersa ka pranuar trofeun e dytë në këtë ceremoni,transmeton koha.

Dua Lipa ishte ndër muzikantët e parë që nisi ceremoninë duke performuar disa nga hitet e saj. “Brit Awards” po përcillet në mënyrë fizike nga 4 mijë njerëz si dhe po transmetohet live.

“Faleminderit shumë është një nder që të jem këtu dhe përsëri në skenë. Herën e kaluar kur kam qenë këtu në vitin 2018 kam thënë që dëshiroj që të shoh më shumë gra në këtë skenë dhe tri vite më vonë jam shumë e lumtur që po e shoh këtë”, ka thënë Lipa gjersa ka pranuar çmimin e parë atë për artisten me të mirë britanike.

Këtë vit, Lipa pati tri nominime. Nuk arrit të triumfonte në kategorinë për këngën me të mirë me hitin “Physical”.

Lipa për herë të parë u shpërblye në këtë ceremoni në vitin 2018 kur mori çmimin si këngëtarja më e mirë solo dhe artistja më e re që depërtoi në skenë. Një vit më pas, ajo mori përsëri çmimin për këngën me të mirë me “One Kiss”. Ani pse vitin e kaluar ajo nuk ishte në mesin e të nominuarve u kthye këtë vit me nominim të trefishtë.

“Brit Awards” është mbajtur çdo herë në shkurt mirëpo për shkak të pandemisë këtë vit po mbahet në maj. Ceremonia po ndiqet me prani fizike të publikut pasi që manifestimi është pjesë e Programit hulumtues të qeverisë përmes të cilit po shikohen mundësit për të mbajtur ngjarje kulturore me prani me të madhe të publikut.

Kulturë

30 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Xhazit

Published

on

Sot në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Xhazit, një ngjarje globale që kremton fuqinë e muzikës për të bashkuar njerëzit dhe kulturat.

E shpallur nga UNESCO, kjo ditë i kushtohet një prej zhanreve më me ndikim në historinë e muzikës moderne. Xhazi, i lindur në fillim të shekullit 20-të, është bërë simbol i lirisë artistike, improvizimit dhe dialogut kulturor.

Përmes koncerteve, aktiviteteve edukative dhe performancave të ndryshme, artistë dhe institucione në mbarë botën e shënojnë këtë ditë, duke promovuar diversitetin kulturor dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Dita Ndërkombëtare e Xhazit synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin për rolin e muzikës në ndërtimin e paqes dhe mirëkuptimit mes popujve, duke e kthyer xhazin në një gjuhë universale që tejkalon kufijtë.

Continue Reading

Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës shënon premierën e parë për vitin 2026

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës ka dhënë premierën e parë për vitin 2026, duke sjellë para publikut një mbrëmje artistike me dy shfaqje koreografike, në kuadër të Ditës Botërore të Baletit.

Programi përfshiu veprën “We Will Never Give Up on Love”, me koreografi nga Erion Kruja, si dhe shfaqjen “Bletë”, me koreografi nga Clébio Oliveira.

Kjo mbrëmje u karakterizua nga një ndërthurje e stileve bashkëkohore dhe ekspresivitetit skenik, duke sjellë reflektime mbi temat e dashurisë, qëndrueshmërisë dhe jetës kolektive. Premiera shënon hapjen e sezonit artistik të këtij institucioni për vitin 2026.

Continue Reading

Lajmet

Filharmonia e Kosovës sjell në Prishtinë Kuartetin Harkor të Filharmonisë së Krakovës

Published

on

Një mbrëmje e veçantë që vjen në bashkëpunim me Konsullatën e Kosovës në Varshavë, Filharmonia e Kosovës sjell në Prishtinë Kuartetin Harkor të Filharmonisë së Krakovës – një ansambël që mishëron traditën e shkëlqyer polake të muzikës së dhomës dhe finesën e interpretimit evropian.
Më 5 maj 2026, në Hollin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, katër muzikantë të shquar të Filharmonisë së Krakovës – Joanna Konarzewska, Zuzanna Frankiewicz, Jan Czyżewski dhe Martyna Sołtys do të interpretojnë dy kryevepra të muzikës polake për kuartet harkor: Kuartetin Harkor Nr. 3 të Grażyna Bacewicz dhe Kuartetin Harkor Nr. 2, Op. 42 të Władysław Żeleński.
Në këtë program takohen energjia moderne dhe forca ekspresive e Bacewicz me lirizmin romantik dhe finesën kompozicionale të Żeleński-t, duke krijuar një udhëtim artistik përmes identitetit muzikor polak. Për publikun e Prishtinës, kjo mbrëmje është një mundësi e rrallë për të përjetuar nga afër interpretimin e një ansambli që përfaqëson një prej institucioneve më të rëndësishme muzikore të Evropës Qendrore.
Ky koncert është më shumë se një paraqitje artistike  është një takim kulturash, një dialog përmes tingullit dhe një dëshmi e fuqisë së muzikës për të ndërtuar ura ndërmjet vendeve.

Continue Reading

Lajmet

Muzeu “Reporting House” anëtarësohet në rrjetin evropian të muzeve

Published

on

Muzeu “Reporting House” është anëtarësuar në Network of European Museum Organisations, një arritje e rëndësishme për promovimin e kulturës dhe kujtesës kolektive të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

 

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara