Teknologji

YouTube teston përkthimin automatik të videove

Published

on

Është një ndryshim në anën e serverit dhe përdoruesit nuk duhen të bëjnë asgjë.

Google është duke testuar një veçori të re në YouTube i cili automatikisht përkthen videot, përshkrimin dhe mbishkrimet nga gjuha Angleze në gjuhën e shikuesit.

Një numër i kufizuar përdoruesish filluan të shohin opsionin e ri në aplikacionin mobil të YouTube dhe ndërfaqen ueb në desktop. Është një eksperiment nga ana e Google por nuk dihet nëse është planifikuar lançimi i shpejtë i saj.

Është një ndryshim në anën e serverit dhe përdoruesit nuk duhen të bëjnë asgjë. Android Police raportoi se përdoruesit në Portugali dhe Turqi kishin parë përkthimin automatik nga gjuha angleze në gjuhën e tyre të titujve të videove, përshkrimeve dhe mbishkrimeve.

Shanset janë që ky funksion të jetë i disponueshëm edhe për vende të ndryshme të botës. Aktualisht ndërfaqe e YouTube përshtatet për mëse 100 vende të botës ndërsa Google Translate ka suport për 109 gjuhë të botës. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Teknologji

Google prezanton veçorinë “Android Emergency Live Video”

Published

on

Google ka lansuar një veçori të re për telefonat Android të quajtur Android Emergency Live Video, që lejon ndarjen e videos live me shërbimet e emergjencës.

Funksionon me një prekje të vetme, duke e bërë më të shpejtë ndihmën në raste emergjente.

Gjatë një telefonate ose mesazhi emergjent, dispeçeri mund të kërkojë video live nga telefoni juaj, dhe ju mund të filloni transmetimin e sigurt menjëherë.

Kjo u lejon ndihmësve të vlerësojnë situatën në kohë reale dhe, nëse është e nevojshme, t’ju udhëzojnë në procedura shpëtimi, si CPR, derisa të mbërrijë ndihma.

Veçoria nuk kërkon konfigurim paraprak, është e enkriptuar automatikisht, dhe përdoruesi vendos kur dhe çfarë të ndajë. Aktualisht është e disponueshme në SHBA, si dhe në rajone të caktuara të Gjermanisë dhe Meksikës për telefonat Android me Android 8 ose më të ri dhe Shërbimet Google Play.

Google njofton se po punon me organizata të sigurisë publike në mbarë botën për ta zgjeruar këtë shërbim edhe në më shumë vende. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Apple zbulon planet për iPhone 18, teknologji dhe performancë e përmirësuar

Published

on

Edhe pse iPhone 18 është larg lansimit të tij, thashethemet dhe rrjedhjet e informacionit po qarkullojnë në internet.

Seria e ardhshme pritet të prezantohet në shtator 2026, megjithatë disa raportime sugjerojnë se modeli standard shtyhet deri në pranverë 2027, me një version të përfolur iPhone 18e. Nuk është e qartë nëse Apple do t’i lansojë të gjitha variantet njëkohësisht, iPhone 18 Pro dhe Pro Max—ose nëse linja do të ndahet në periudha të ndryshme.

Sipas thashethemeve, kompania po teston teknologjinë 3D nën ekran, gjë që mund t’i japë një pamje më elegante telefonit.

iPhone 18 pritet të vijë me çipin e ri A20, i cili premton shpejtësi dhe efikasitet më të lartë, A20 mund të jetë deri 15% më i shpejtë se A19, duke përdorur rreth 30% më pak energji.

Një veçori e mundshme që mund të mungojë është Butoni i Kontrollit të Kamerës, i cili debutoi me iPhone 16.

Apple shqyrton heqjen e tij, duke përmendur angazhimin e ulët të përdoruesve dhe kostot e prodhimit, pritet që modeli bazë i iPhone 18 të ketë RAM të përmirësuar, duke shkuar deri 12 GB, për të përballuar veçoritë e inteligjencës artificiale.

Modeli bazë i iPhone 17 ka 8 GB RAM, që konsiderohet mjaftueshëm, por Apple po synon të rrisë performancën për kërkesat e së ardhmes.

Megjithëse ndryshimet nuk pritet të jenë revolucionare—pasi iPhone 17 ka përmirësime të dukshme në kamerë dhe ekran, iPhone 18 pritet të sjellë disa veçori të vlefshme që ia vlen të prisni. /A.Z/UBT News/

 

 

 

Continue Reading

Teknologji

Kontroll më i rreptë në Snapchat, procesi i ri që duhet ta kalojnë përdoruesit në Australi

Published

on

Snapchat, një nga platformat më të përdorura nga adoleshentët në Australi, ka nisur të përdorë softuerin e kompanisë me bazë në Singapor, k-ID, për të parandaluar përdorimin e aplikacionit nga fëmijët nën moshë.

Kjo kompani ofron teknologji për verifikimin e moshës për shërbime të ndryshme digjitale, përfshirë lojërat online dhe rrjetet sociale.

Në Snapchat, përdoruesve u shfaqet një kërkesë për të verifikuar moshën e tyre përmes disa metodave, ndër to edhe dërgimi i një selfie-je që analizohet nga softueri për të përcaktuar moshën.

Disa përdorues pretendojnë se kanë gjetur mënyra për ta anashkaluar këtë sistem, p.sh duke përdorur fotografi të personave më të rritur.

Drejtori i çështjeve korporative të k-ID, Luc Delaney, tha për BBC-në se verifikimi i moshës mbetet një “luftë e vazhdueshme” për kompanitë që merren me këto shërbime.

Ai thekson se softueri do të zhvillohet më tej me kalimin e kohës, sidomos pasi të zbulohen metoda të reja që përdoruesit përdorin për të mashtruar sistemin.

“Ne nuk i inkurajojmë njerëzit të përpiqen të tejkalojnë këto mekanizma, se përfundojnë të përjashtuar nga platforma”, shtoi Delaney. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Nga boom në rënie, blerja e automjeteve elektrike nuk është më prioritet

Published

on

Interesi për automjetet elektrike në Holandë ka pësuar rënie të ndjeshme.

Sipas një studimi të ANWB-së, për herë të parë pas disa vitesh rritjeje, vetëm 23% e qytetarëve holandezë planifikojnë të kalojnë në automjete elektrike brenda pesë viteve të ardhshme — nga 28% sa ishte më herët.

Kjo rënie prej pesë pikësh përqindjeje tregon një kthesë të madhe në trendet e mëparshme.

Ndërkohë, numri i personave që nuk synojnë të blejnë vetura elektrike është bërë më i madh se i atyre që shprehin interes.

ANWB këtë ndryshim e lidh me politikat e reja të qeverisë holandeze, e cila ka reduktuar stimujt për veturat elektrike.

Nga viti 2024, pronarët e këtyre automjeteve do të paguajnë taksën mbi automjetet motorike (MRB), gjë që e rrit kostën e mbajtjes së tyre.

Përveç heqjes së përfitimeve, mbeten të pranishme edhe shqetësimet e zakonshme: çmimet e larta të automjeteve elektrike, frika për degradimin e baterive dhe vështirësitë e ngarkimit në shtëpi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara