Magazinë
Yjet dënojnë vendimin e Trumpit për dëbimin e migrantëve nga SHBA-ja
Published
10 months agoon
By
UBT NewsKim Kardashian, biznesmenja miliardere dhe ylli televiziv, ka reaguar ashpër kundër aksioneve të fundit të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE), duke i cilësuar si “çnjerëzore”.
Ajo ka thënë se “njerëzit punëtorë po ndahen nga familjet e tyre në mënyrë të padrejtë”, ka raportuar Forbes.
“Si dikush që ka jetuar gjithë jetën në Los Angeles, kam parë sa thellë janë të rrënjosur imigrantët në këtë qytet. Nuk mund ta kthejmë kokën mënjanë kur frika dhe padrejtësia ua pamundësojnë njerëzve të jetojnë të sigurt dhe të lirë”, ka thënë Kardashian përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin socva Longoria ka reaguar ashpër me një video katër-minutëshe që ka postuar ne rrjetin social TikTok, ku i quajti bastisjet e ICE-së “çnjerëzore” dhe kritikoi mungesën e procesit të rregullt për imigrantët që “janë të ndershëm dhe paguajnë taksa”.
Eva Longoria ka thënë se po i jep mbështetje të plotë protestuesve që po ngrihen kundër këtyre aksioneve.
Reperja Doechii u bë virale me fjalimin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “BET Awards”, ku ka kritikuar presidentin Donald Trump për vendimin e tij për të dërguar Gardën Kombëtare për të shuar protestat në Los Angeles.
“Trump po përdor forcat ushtarake për të ndalur një protestë, dhe dua të reflektoni se çfarë lloj qeverie duket të jetë kjo, kur sa herë që ne ushtrojmë të drejtën tonë demokratike për të protestuar, ushtria dërgohet kundër nesh”, ka thënë ajo.
Finneas, muzikanti dhe vëllai i Billie Eilish, ka treguar se ishte sulmuar me gaz lotsjellës gjatë një proteste në Los Angeles dhe akuzoi autoritetet për nxitje të dhunës.
Mark Ruffalo, i njohur për qëndrimin kritik ndaj Trump, ka postuar duke e quajtur “mashtrues”, agjentët e imigracionit “forca raciste që fshihen pas maskave për turp a frikë nga drejtësia dhe shkelin të drejtën për gjykim të ndershëm”.
Edhe figura tjera publike si aktori Pedro Pascal, këngëtarja Kacey Musgraves, regjisorja Ava DuVernay dhe modelja Chrissy Teigen janë bashkuar me valën e kritikave ndaj aksioneve të ICE-së.
Protestat kundër ICE-së shpërthyen fillimisht në Los Angeles fundjavën e kaluar dhe u përhapën shpejt në qytete të tjera si New York, Philadelphia, Chicago dhe më tej.
Aksionet e ICE-së dhe arrestimet e imigrantëve kanë ndezur tensione të forta, ndërsa Trump ka hyrë në konflikt të drejtpërdrejtë me autoritetet e Kalifornisë, përfshirë guvernatorin Gavin Newsom dhe kryetaren e Bashkisë së Los Angelesit, Karen Bass, për vendimin e tij për të dërguar Gardën Kombëtare dhe trupat e Marinës për të qetësuar protestat.
Trump ka përmendur nenin 10 të Kodit të Shërbimeve të Armatosura të SHBA-së, i cili i jep presidentit autoritetin për të vendosur trupa në rast “pushtimi apo rreziku nga ndonjë rebelim kundër autoritetit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara”.
“Ky është një president që nuk do të jetë i lidhur as nga ligji, as nga Kushtetuta, duke vazhduar një sulm të bashkërenduar ndaj traditave amerikane”, ka thënë Guvernatori Newsmon përmes një deklarate televizive, duke e kundërshtuar ashpër këtë veprim.
Ndërkohë, Khaby Lame, krijuesi i përmbajtjeve, i cili është më i ndjekuri në TikTok, u ndalua nga autoritetet e imigracionit në Las Vegas të premten, konfirmoi Departamenti i Sigurisë Kombëtare për Forbes.
Lame, 25 vjeç, i lindur në Senegal dhe i rritur në Itali, është shtetas italian. Sipas DHS, atij iu dha mundësia të largohej vullnetarisht nga SHBA dhe ai zgjodhi ta bëjë këtë.
Vendndodhja e saktë e Lame nuk dihet, por të mërkurën në mëngjes ai kishte postuar disa video nga São Paulo, Brazil. Lame ka mbi 162 milionë ndjekës në TikTok dhe renditet ndër 10 krijuesit më të paguar në vitin 2024, me të ardhura mbi 20 milionë dollarë, sipas vlerësimeve të Forbes.
Ndërkohë, Bo Loudon, një influencues pro-Trump dhe mik i djalit të presidentit, Barron Trump, ka pohuar në platformën X se kishte raportuar Lame tek autoritetet si “imigrant i paligjshëm”.
Magazinë
Dua Lipa kuratore e “London Literature Festival 2026”
Published
50 minutes agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është përzgjedhur kuratore e edicionit 2026 të “London Literature Festival”, i cili do të mbahet nga 21 tetori deri më 1 nëntor në Southbank Centre në Londër. Ky edicion përkon edhe me 75-vjetorin e këtij institucioni të njohur kulturor.
Në këtë rol, Lipa do të jetë përgjegjëse për përzgjedhjen e autorëve pjesëmarrës, temave dhe organizimin e aktiviteteve, duke i dhënë festivalit një qasje personale. Ajo pritet të organizojë një sërë ngjarjesh, përfshirë edhe programet e lidhura me klubin e saj të leximit “Service95 Book Club”, gjatë fundjavës së hapjes dhe përgjatë gjithë festivalit.
“Leximi më ka mbajtur të qëndrueshme në çdo fazë të jetës sime… Të jem kuratore e këtij festivali është një ëndërr e bërë realitet”, është shprehur Dua Lipa, duke shtuar se është e emocionuar të angazhohet me autorët që admiron.
Klubi i saj i leximit, i themeluar në vitin 2023, është shndërruar në një platformë kulturore ku çdo muaj rekomandohen libra dhe zhvillohen biseda me autorë përmes një podcasti. Së fundmi, romani “She Who Remains” i autores bullgare Rene Karabash është përfshirë në listën e gjatë të “International Booker Prize” dhe është një nga rekomandimet e këtij klubi.
Drejtori artistik i Southbank Centre, Mark Ball, e ka cilësuar Lipën si një “forcë globale kulturore”, duke theksuar se pasioni i saj për librat po frymëzon brezat e rinj.
Ky është edicioni i 19-të i festivalit dhe vjen në një kohë kur interesi për lexim është në rënie. Sipas të dhënave të “National Literacy Trust”, vetëm një në tre fëmijë të moshës 8-18 vjeç lexon në kohën e lirë. Për këtë arsye, organizatorët synojnë që përmes aktiviteteve kreative dhe bashkëpunimeve të ndryshme të rikthejnë interesin e të rinjve për librin.
Magazinë
Bakteret e lashta të shpellave dhe sekreti i rezistencës ndaj antibiotikëve
Published
20 hours agoon
March 30, 2026By
UBT News
Bakteret e lashta, të kapura në shpella për miliona vjet, jetojnë në një botë të vogël të mbushur me sfida.
Ushqehen me njëri-tjetrin dhe kanë zhvilluar mënyra të veçanta mbijetesë që i bëjnë rezistentë ndaj shumicës së antibiotikëve. Shkencëtarët shpresojnë që këto truke të frymëzojnë ilaçe të reja dhe trajtime mjekësore.
Shpella Lechuguilla, nën shkretëtirën Chihuahuan, shtrihet për qindra kilometra në thellësi dhe nuk ka dritë ose shumë ushqim. Për të mbijetuar, çdo gjallesë duhet të përshtatet në kushte afër urisë. Megjithatë, ajo mbart një larmi të jashtëzakonshme mikrobiologjike. Disa bakterie nxjerrin energji nga gurët dhe ajri, të tjerët janë grabitqarë që ushqehen me bakteret e tjera. Disa punojnë bashkë për të nxjerrë energji nga mjedisi i varfër.
Surpriza më e madhe është se këto bakterie janë rezistente ndaj shumicës së antibiotikëve, edhe pse shpella ishte e mbyllur dhe e izoluar nga njerëzit për miliona vjet. Rezistenca e tyre tregon se aftësia për të mbijetuar ndaj antibiotikëve është shumë më e vjetër sesa përdorimi njerëzor i tyre. Bakteret nuk janë rezistente ndaj antibiotikëve modernë sintetikë, sepse kurrë nuk janë përballur me ta.
Ky zbulim ndihmon shkencëtarët të kuptojnë se rezistenca ndaj antibiotikëve nuk është vetëm pasojë e përdorimit të tyre nga njerëzit. Në fakt, bakteret kanë pasur gjithmonë strategji të ndryshme mbijetesë që përfshijnë rezistencën ndaj substancave që prodhojnë natyrshëm mikrobet e tjera. Studimi i këtyre baktereve mund të ndihmojë në krijimin e ilaçeve të reja që luftojnë infeksionet rezistente të sotme.
Magazinë
12 serialet më të mira për t’u parë këtë prill
Published
24 hours agoon
March 30, 2026By
UBTNews
REL: NATO përgënjeshtron Rusinë për militarizimin e Ballkanit Perëndimor
Asllani “gati për finalen”: Postimi emocionues me legjendën Vokrri
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 31 mars, në vitet nëntëdhjetë
Dua Lipa kuratore e “London Literature Festival 2026”
Filmi shqiptar “Burri i shtëpisë” vlerësohet me çmim special në Festivalin e Barit
Vjedhje të shumta në Kosovë
Irani sulmon cisternën e naftës në Dubai pas kërcënimeve të Trump
Aksident trafiku në Ferizaj
Arrestohet i dyshuari për dhunim në Fushë Kosovë
Të kërkuara
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
