Lajmet

YIHR për ngjarjet e marsit 2004: Kosova dhe Serbia të mundësojnë kthimin e njerëzve në shtëpitë e tyre

Kështu thuhet në komunikatën e tyre.

Published

on

Me rastin e 19-vjetorit të fillimit të trazirave të marsit në 2004 në Kosovë, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Serbi dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë, u bëjnë thirrje qeverive të tyre që të tregojnë respekt të sinqertë për të gjitha viktimat e dhunës me motive etnike për të filluar ndërtimin e shoqërive ku të gjithë kanë të drejtë të jetojnë të lirë dhe të ndjehen të sigurt.

Kjo organizatë citon Fondin për të Drejtën Humanitare (FHD), ku thotë se në trazirat e marsit në Kosovë humbën jetën 23 persona: një maqedonase Jana Tucev, nëntë serbë – Dragan Nedeljkoviq, Slobodan Periq, Dusanka Petkoviq, Borivoje Spasojeviq, Borko Stoliq, Dobrivoje Stoliq, Slobodan Tanjiq, Zlatibor Trajkoviq dhe Nenad Vesiq, dhe trembëdhjetë shqiptarë – Fatmir Abdullahu, Ferid Çitaku, Bujar Elshani, Kastriot Elshani, Isak Ibrahimi, Alumuhamet Murseli, Agron Ramadani, Nexhat Rrahmani, Arben Shala, Gazmend Shala, Ajvaz Shatrolli, Esat Tahiraj dhe një shqiptar nga Prishtina emrin e të cilit FHD nuk ka mundur ta identifikojë.

“Në atë kohë, rreth 170 serbë u plagosën, 150 prej tyre u rrahën në shtëpitë e tyre, ndërsa 20 prej tyre u plagosën në sulmet në rrugë. Sa i përket objekteve, rreth 800 shtëpi serbe, 90 të ashkalive dhe dy të shqiptarëve janë shkatërruar plotësisht ose janë dëmtuar rëndë. Përveç pronave civile, 36 kisha ortodokse u shkatërruan dhe u dogjën plotësisht. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, në trazirat e marsit u plagosën 954 persona, duke përfshirë 65 policë ndërkombëtarë, 58 anëtarë të SHPK-së dhe 61 anëtarë të forcës paqeruajtëse ndërkombëtare”, thotë YIHR.

Në raportin e OSBE-së për vlerësimin e të drejtave të komuniteteve në qershor 2021, sipas YIHR, thuhet se që nga dhjetori 2019, në Kosovë janë kthyer 28,302 persona të zhvendosur që nga viti 2000, dhe se shkalla e kthimit është ulur çdo vit dhe se ky trend vazhdon të bie.

“UNHCR gjithashtu vlerëson se ka 16,151 persona të zhvendosur në Kosovë, nga të cilët 412 jetojnë në një nga strehimoret e përkohshme kolektive”, thotë kjo organizatë.

Për më shumë se dy dekada, YIHR thotë se përkujtimet dhe viktimat janë keqpërdorur për përhapjen e propagandës së shteteve dhe përfitimeve politike kombëtare. “Kjo sjellje aktuale e qeverive po nxit tensionet etnike, duke krijuar barriera edhe më të forta për procesin e pajtimit”.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut thotë se diskriminimi i komunitetit serb në Kosovë “po përhapet përmes sulmeve të dhunshme të pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, siç ndodhi së fundmi në Leposaviq, dhe përmes procesit të shpronësimit të tokës”.

“Në Serbi, nga ana tjetër, gjuha diskriminuese përdoret nga disa prej përfaqësuesve më të lartë të shtetit, përfshirë Presidentin Vuçiq, i cili deklaroi në Parlamentin e Serbisë se të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë gjatë regjimit të Millosheviqit janë ‘terroristë’, si dhe praktika diskriminuese janë duke u zbatuar përmes pasivizimit të adresave të komunitetit shqiptar në Serbi”, thekson më tej organizata në fjalë.

Prandaj, YIHR kërkon nga Qeveria e Kosovës që të dënojë pa mëdyshje sulmet me motive etnike të drejtuara ndaj serbëve në Kosovë, duke u siguruar të zhvendosurve brenda vendit dhe refugjatëve kthim të sigurt në shtëpitë e tyre.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Serbisë që t’i japë fund praktikave diskriminuese, si pasivizimi i adresave të komunitetit shqiptar në Serbi, të ndalojë nxitjen e urrejtjes ndaj shqiptarëve, veçanërisht në datat si 17 marsi, dhe të kërkojë falje publike për mosparandalimin e dhunës që synon shkatërrimin e pronave të shqiptarëve, boshnjakëve dhe turqve në Serbi dhe vënien e zjarrit në xhamitë në Beograd dhe Nish”, u theksua në këtë komunikatë.

Lajmet

52 vjet burgim për pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë verdiktin dënues për pesë persona të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares. Trupi gjykues e dënoi të akuzuarin B.Rr. me 12 vite burgim, kurse katër të akuzuarit e tjerë, D.Rr., F.S., M.S. dhe M.R., morën nga 10 vite burgim secili. Koha e qëndrimit në paraburgim dhe në arrest shtëpiak do t’iu llogaritet të gjithëve si pjesë e dënimit final.

Përveç dënimit me burg, të dënuarit janë të detyruar të paguajnë nga 500 euro për shpenzimet e procesit gjyqësor dhe nga 50 euro shtesë për Fondin e Kompensimit të Viktimave.

Sa i përket dëmshpërblimit, pala e dëmtuar është udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta kërkojë përmes një kontesti të rregullt civil. Ky vendim nuk është përfundimtar, pasi palët kanë të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit.

Ky proces gjyqësor rrodhi nga aktakuza e ngritur në fund të vitit 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila fillimisht shënjestroi tetë persona për ngjarjen e qershorit të po atij viti. Në këtë grup, B.Rr. u ngarkua me veprën penale të dhunimit, ndërsa mbi të pandehurin D.Rr. rëndojnë akuzat për dhunim si dhe për trafikim me njerëz.

 

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati vazhdon mbikëqyrjen intensive të çmimeve të naftës

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur një aksion intensiv monitorimi në pikat e shitjes së derivateve.

Ky vendim, i cili u nënshkrua para pak dite nga ministrja Mimoza Kusari Lila, synon mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e çrregullimeve në treg përmes rregullimit të përkohshëm të çmimeve.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, çmimi mesatar i importit për ditën e hënë ka qenë 1.44 € për litër naftë dhe 1.17 € për litër benzinë.

Ndërkohë, në tregun vendor, nafta po shitet nga 1.44 € deri në 1.55 €, ndërsa benzina nga 1.26 € deri në 1.31 €. Për të kontrolluar këto diferenca, ministria ka vendosur që marzha maksimale e fitimit të jetë 2 centë për litër për shitjen me shumicë dhe 12 centë për litër për shitjen me pakicë.

Inspektorati, në bashkëpunim me ATK-në dhe Doganën, po analizon me kujdes çmimet e importit përkundrejt atyre që u ekspozohen qytetarëve.

Autoritetet kanë paralajmëruar masa rigoroze ndaj të gjithë operatorëve që nuk respektojnë marzhën e lejuar apo që dëmtojnë konkurrencën e ndershme, duke siguruar publikun se monitorimi do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë.

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon ambasadorin britanik: Diskutohet për partneritetin dhe diskursin publik

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend.

Gjatë takimit, Presidentja vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme britanike për popullin e Kosovës dhe konfirmoi përkushtimin për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që forcojnë objektivat e përbashkëta mes dy vendeve.

Një fokus i veçantë gjatë bisedës iu kushtua ruajtjes së mjedisit demokratik dhe rëndësisë së debatit publik të përgjegjshëm.

Osmani dhe Hargreaves theksuan se gjuha kërcënuese dhe bullizuese është tërësisht e papranueshme, duke bërë thirrje që praktika të tilla të mos kenë vend në diskursin publik në Kosovë.

 

Continue Reading

Lajmet

Suharekë: Katër policë të lënduar gjatë arrestimit të një 45-vjeçari

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në fshatin Samadrexhë të Suharekës një 45-vjeçar me inicialet B.K., pasi I njejti kishte bllokuar rrugën “Ramush Kotori” me shufra metalike dhe tela, duke penguar qarkullimin e banorëve.

Gjatë ndërhyrjes së policisë rreth orës 08:30, i dyshuari ka sulmuar zyrtarët me thikë dhe u ka bërë rezistencë të dhunshme.

Si pasojë e kësaj përleshjeje, katër policë kanë pësuar lëndime trupore, ndonëse policia sqaroi se lëndimet nuk erdhën nga goditjet me thikë, por gjatë procesit të neutralizimit të sulmuesit.

Personi i arrestuar është dërguar në stacionin policor në Suharekë, ku po priten hapat e mëtejshëm ligjorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Continue Reading

Të kërkuara