Kulturë

Xhensila Myrtezaj flet për periudhën më të vështirë të jetës

Published

on

Xhensila Myrtezaj në një intervistë të fundit, ka rrëfyer për muzikën dhe jetën e saj si nënë e një vajze. Teksa, tregoi mes emocionesh se si nisi rrugëtimi i saj artistik.

Xhensila theksoi se muzika ka qenë shpëtimi i saj në periudhën e vështirë që kaloi pas divorcit të prindërve.

“Muzika më ka shpëtuar shpirtërisht, nga ana psikologjike. Ka qenë një dhuratë e jashtëzakonshme për mua. Mami ma ka falur dhe Zoti sepse mami ka qenë këngëtare. Mbaj mend që kur fikeshin dritat mami më ushtronte zërin dhe këndonim pa fund bashkë. Në çdo moment ishim të dyja bashkë, përveç momentit të festës së abetares.”, tha Xhensila.

Këngëtarja tregoi se talentin e saj e zbuloi mësuesja e muzikës kur ishte në klasë të pestë. Ndër të tjera këngëtarja foli edhe për vogëlushen e saj, Ajkën. Xhensila u shpreh se Ajka është suksesi i saj më i madh në jetë dhe se uron që në të ardhmen të ketë një raport të shenjtë me të, njësoj sie ka ajo me të ëmën.

“Ajka është kupola e gjithçkaje. Unë kisha shumë projekte dhe plane, por sapo Ajka erdhi në jetë, erdhi në krye dhe i rrëzoi të gjitha. Kam një raport shumë të shenjtë me mamin tim dhe uroj të kem të njëjtin dhe me Ajkën. Po rritet në një familje me shumë dashuri. Besi është një baba shembullor.“, tha Xhensila.

Lajmet

“Dua” shfaqet premierë rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

Filmi kosovar “Dua” ka pasur premierën rajonale mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, ku u shfaq në kuadër të programit garues “Competition Programme – Narrative Feature Film” të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Filmi është me regji të Blerta Bashollit dhe është prodhuar nga Ikonë Studio.

Në rolet kryesore interpretojnë Pinea Matoshi, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Matoshi, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.

Premiera në Sarajevë shënon një tjetër prezantim të rëndësishëm për kinematografinë kosovare në një prej festivaleve më të njohura të filmit në rajon./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Monodrama ‘Arka’ e Mentor Zymberajt në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’

Published

on

Pas sukseseve të saj në skenat ndërkombëtare, monodrama “Arka”, me interpretim të aktorit kosovar Mentor Zymberaj, do të prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’ në Ulqin.

“ARKA” do të ngjitet në skenë më 19 gusht 2026, në orën 21:00, në Skenën Verore të Kalasë së Ulqinit, në kuadër të ceremonisë solemne të hapjes dhe ditës së parë të festivalit..

Paraqitja e Zymberajt është pjesë e programit ndërkombëtar të festivalit, i cili zhvillohet nga 19 deri më 22 gusht në Ulqin.

 

Continue Reading

Kulturë

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit jep premierën rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

By

Rrëfimi prekës i një adoleshenteje nga Kosova gjatë periudhës së okupimit nga Serbia ka marrë vëmendjen e publikut në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës.

Filmi “Dua”, nën regjinë e regjisores së njohur Blerta Basholli, ka dhënë premierën e tij rajonale në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë. Projeksioni u shfaq në kuadër të kategorisë garuese “Narrative Feature Film”, ku u mirëprit nga vizitorët dhe kritikët e artit kinematografik.

Përmes këtij projekti, Basholli sjell një histori personale dhe kolektive të qëndresës, duke pasqyruar përjetimet dhe sfidat e të rinjve në Kosovë gjatë viteve të vështira të shtypjes politike e ushtarake. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të Mushnikovës

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të fshatit Mushnikovë në Prizren, një objekt me rëndësi të veçantë historike, arkitekturore dhe arsimore.

E ndërtuar në vitin 1905, kjo shkollë konsiderohet një nga shembujt e rrallë të objekteve shkollore rurale të fillimit të shekullit XX, duke ruajtur gjurmë të zhvillimit të arsimit dhe jetës së komunitetit ndër vite.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se punimet për restaurimin e objektit po vazhdojnë me qëllim të ruajtjes së vlerave historike dhe arkitekturore të tij.

Përmes këtij projekti synohet të ruhet një pjesë e rëndësishme e historisë së Mushnikovës dhe të mbrohet një objekt që dëshmon për traditën e arsimit dhe zhvillimin e jetës shoqërore në këtë zonë.

Restaurimi i shkollës së vjetër është pjesë e përpjekjeve për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara