Lajmet

WSJ: Abramovich dhe negociatorët ukrainas dyshohet se mund të jenë helmuar

Kjo sipas gazetës Wall Street Journal dhe asaj investigative Bellingcat.

Published

on

Miliarderi rus Roman Abramovich dhe disa nga negociatorët ukrainas të paqes pësuan simptoma të helmimit të dyshuar në fillim të këtij muaji pas një takimi në Kiev, raportuan të hënën Wall Street Journal dhe gazeta investigative Bellingcat, duke cituar njerëz të njohur me çështjen.

Abramovich, i cili pranoi një kërkesë të Ukrainës për të ndihmuar në negocimin për të përfunduar pushtimin rus të Ukrainës dhe të paktën dy anëtarë të lartë të ekipit ukrainas u prekën, thuhet në raportin e WSJ.

Zyrtarët ukrainas mohuan të dhënat e raportit. I pyetur për helmimin e dyshuar, negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak tha se “ka shumë spekulime, teori të ndryshme konspirative”. Rustem Umerov, një tjetër anëtar i ekipit negociator, u bëri thirrje njerëzve të mos i besojnë “informacioneve të paverifikuara”.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, më vonë mbajti një qëndrim të ngjashëm, duke thënë në një intervistë në televizionin kombëtar se “të gjithë janë të etur për lajme dhe sensacione”. Megjithatë, ai shtoi gjithashtu me hidhërim, “Unë këshilloj këdo që shkon për negociata me Rusinë të mos hajë ose pijë asgjë, (dhe) mundësisht të shmangë prekjen e sipërfaqeve”.

Një zyrtar amerikan tha se inteligjenca sugjeroi një arsye “mjedisore” për “sëmundjen” e Abramovich dhe negociatorëve, “p.sh., jo helmim”. Zyrtari foli në kushte anonimiteti dhe nuk dha më shumë detaje.

Sipas raportit të WSJ, Abramovich dhe negociatorët shfaqën simptoma që përfshinin skuqje të syve, lot të vazhdueshëm dhe lëkurë e qëruar në fytyrat dhe duart e tyre.

Abramovich dhe negociatorët ukrainas, përfshirë ligjvënësin Umerov, janë përmirësuar që atëherë dhe jeta e tyre nuk është në rrezik, raportoi WSJ.

Një person i njohur me çështjen e konfirmoi incidentin për Reuters, por tha se Abramovich nuk e kishte lejuar këtë që ta ndalonte atë të punonte.

Bellingcat tha se ekspertët që ekzaminuan incidentin arritën në përfundimin se “helmimi me një armë kimike të papërcaktuar” ishte shkaku më i mundshëm.

Duke cituar ekspertët, Bellingcat tha se doza dhe lloji i toksinës së përdorur nuk ishte i mjaftueshëm për të qenë kërcënues për jetën, “dhe me shumë kishte gjasa për qëllim të trembte viktimat në vend që të shkaktonte dëme të përhershme. Viktimat thanë se nuk ishin në dijeni se kush mund të kishte kishte interes për një sulm”.

Tre burrat që përjetuan simptomat kishin konsumuar vetëm ujë dhe çokollatë në orët e para, tha Bellingcat. Një anëtar i katërt i ekipit, i cili gjithashtu konsumoi këto artikuj, nuk pati simptoma, sipas tyre.

Forcat ruse pushtuan Ukrainën më 24 shkurt në atë që Presidenti Vladimir Putin e quan një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës. Ukraina dhe Perëndimi thonë se Putini filloi një luftë të paprovokuar agresioni.

Kremlini ka thënë se Abramovich ka luajtur një rol të hershëm në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, por procesi tani ishte në duart e ekipeve negociuese të të dy palëve. Të dy palët do të takohen sot në Stamboll për bisedimet e para ballë për ballë të paqes në më shumë se dy javë.

Perëndimi ka vendosur sanksione të rënda ndaj miliarderëve rusë si Abramovich, kompanive ruse dhe zyrtarëve rusë, në një përpjekje për të detyruar Putinin të tërhiqet nga Ukraina./UBTNews/

Vendi

Protestat kundër vrasjes së grave vazhdojnë për të dytën ditë, kërkohet dorëheqja e dy ministrave

Published

on

Protestat kundër vrasjes së grave në Kosovë kanë vazhduar edhe sot, për të dytën ditë radhazi, me pankarta që kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet “Gjumi s’ka me ju marrë, flaka ka me ju dalë” dhe “Heshtja mbron dhunuesin, jo viktimën”, duke reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Ata po kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe ndjekjen penale të personave që, sipas protestuesve, kanë neglizhuar rastin e Zekajt.

Liridona Sijarina nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, gjatë fjalimit para ndërtesës së Qeverisë, ka deklaruar se protestat do të vazhdojnë çdo ditë deri në përmbushjen e kërkesave të organizatorëve.

Ndërkohë, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka suspenduar nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren e rastit të Arlinda Zekajt, Arlinda Nallbani Gacaferrin. Ndaj tyre është hapur procedurë disiplinore dhe është themeluar një panel hetimor për trajtimin e rastit.

Edhe Policia e Kosovës ka pezulluar nga puna 11 zyrtarë policorë për mënyrën e trajtimit të rastit të Zekajt, e cila u vra nga ish-kunati i saj.

Protestë kundër vrasjes së grave dhe për kërkimin e përgjegjësisë institucionale ishte mbajtur edhe një ditë më parë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mundësi mobiliteti Erasmus+ KA171 në Sapienza University of Rome – Itali

Published

on

By

UBT hap thirrjen për studentët e nivelit Bachelor nga programet Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Juridik, Psikologji, Inxhinieri e Mekatronikës, Studime të Sigurisë, Shkenca Politike, Shkenca Kompjuterike, Arkitekturë, si dhe Media dhe Komunikim, për mobilitet studentor në Sapienza University of Rome, Itali, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, për semestrin pranveror të vitit akademik 2026/2027.

Sapienza University of Rome është një nga universitetet më të mëdha dhe më të njohura publike në Itali, me traditë të gjatë akademike dhe një gamë të gjerë programesh studimore dhe kërkimore.

Linku për aplikim

Afati i fundit për aplikim: 02.11.2026

Kujdes: Thirrja do të qëndrojë e hapur vetëm për 4 ditë!

Pas përfundimit të afatit, aplikimet do të shqyrtohen sipas kritereve të përcaktuara. Kandidatët që kalojnë fazën e parë të vlerësimit do të ftohen për intervistë, ndërsa studentët e përzgjedhur do të nominohen zyrtarisht nga UBT për mobilitet në Sapienza University of Rome.

Ftojmë të gjithë studentët nga programet përkatëse që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të studiuar në një nga universitetet më prestigjioze të Italisë, për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të zhvilluar më tej kompetencat e tyre akademike dhe profesionale.

Për informacione shtesë, mund të kontaktoni Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në: [email protected].

Continue Reading

lajme

Një dashuri e shkruar në letra dhe e ruajtur nga historia

Published

on

By

Në Reporting House, në Prishtinë, ekspozita “Një mur na ndan ” sjell para vizitorëve një histori të veçantë dashurie, përkushtimi dhe idealizmi përmes mbi 50 letrave të shkëmbyera ndërmjet çiftit të UÇK-së, Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci, si dhe eksponateve të tjera që dokumentojnë rrugëtimin e tyre. Letrat u shkruan kryesisht gjatë kohës kur Fehmiu vuante dënimin si i burgosur politik në burgun e Stara Gradishkës në Kroaci.

Përmes fjalëve të shkruara, Xheva dhe Fehmiu ndanin mallin, emocionet dhe ëndrrat për një jetë të përbashkët, pavarësisht largësisë që i ndante. Letrat, të zbukuruara me lule të vizatuara, shkronja të shkruara me ngjyra kuqezi, poezi dhe prozë, dëshmojnë jo vetëm dashurinë e tyre të thellë, por edhe formimin intelektual, bindjet dhe përkushtimin ndaj Kosovës.

Ato pasqyrojnë dy njerëz që, krahas lidhjes personale, i bashkonte edhe ideali për lirinë e vendit. Një element i veçantë i ekspozitës është edhe kostumi i kuq i Xhevës, të cilin ajo e veshi kur u vendos në familjen Lladrovci në Gllanasellë të Drenasit, pas vendimit për ta pritur Fehmiun gjatë viteve të burgimit.

Kjo veshje shënon një moment të rëndësishëm të jetës së tyre dhe e lidh historinë personale të çiftit me rrugëtimin e tyre atdhetar. Përveç letrave dhe veshjes, ekspozita përfshin edhe eksponate të tjera, ndër to intervistën e Fehmi Lladrovcit të vitit 1998 dhe pamje të burgut ku ai kaloi pesë vjet. Së bashku, këto materiale sjellin një dimension më njerëzor të historisë, duke zbuluar ndjenjat, mendimet dhe përvojat e dy figurave që shpesh kujtohen vetëm përmes rolit të tyre në luftën çlirimtare.

Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci u vranë më 22 shtator 1998, gjatë luftës në Kosovë. Sot, përmes letrave të tyre të ruajtura dhe të ekspozuara në Reporting House, historia e tyre vazhdon të rrëfehet, duke ndërthurur dashurinë personale me idealet dhe përkushtimin ndaj vendit.

Ekspozita “Një mur na ndan” na kujton se pas figurave historike qëndrojnë njerëz me ndjenja, shpresa dhe ëndrra.

Letërkëmbimi i Xhevës dhe Fehmiut mbetet një dëshmi e rrallë e një dashurie që i rezistoi ndarjes, kohës dhe rrethanave të vështira, si dhe e një lidhjeje të ndërtuar mbi barazinë, besimin dhe idealet e përbashkëta.

(Autore: Adile Muli, studente e vitit të dytë në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT)

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës suspendon 11 zyrtarë policorë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Policia e Kosovës ka marrë vendim për suspendimin e 11 zyrtarëve policorë lidhur me trajtimin e rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Vendimi është mbështetur në Ligjin për Policinë, Udhëzimin Administrativ për procedurat disiplinore dhe rekomandimin e drejtpërdrejtë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

Masa e suspendimit përfshin të gjithë zinxhirin komandues dhe hetimor në rajonin e Pejës, përfshirë ushtruesin e detyrës së Drejtorit Rajonal, Shefin e Hetimeve Rajonale, Komandantin dhe Zëvendëskomandantin e Stacionit Policor në Pejë, Shefin e Hetimeve, ushtruesin e detyrës së Shefit të Operativës, Komandantin e Nënstacionit në Vitomiricë, si dhe katër hetues policorë.

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se ky hap është ndërmarrë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përcaktimit të përgjegjësive individuale lidhur me veprimet apo mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast.

“Suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale, në trajtimin e rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe shërbimit në mënyrë të drejtë e të paanshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara