Lajmet

​Fillon takimi Ukrainë-Rusi në Turqi

Për nisjen e takimit ka bërë të ditur ambasada e Ukrainës në Turqi.

Published

on

Tashmë në Stamboll ka nisur raundi i bisedimeve Ukrainë-Rusi. Për nisjen e takimit ka bërë të ditur ambasada e Ukrainës në Turqi.

Ndërkohë që para nisjes së bisedimeve dy delegacioneve asaj ukrainase dhe ruse, iu drejtua presidentit i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se tani është koha për të pritur rezultate konkrete nga raundi i fundit i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës.

Para takimit Ukrainë-Rusi, Erdogani u shpreh se u takon të dyja palëve të ndalojnë këtë tragjedi. Ai theksoi se nga një armëpushim i menjëhershëm do të përfitonin të gjithë.

“Ne mendojmë se jemi në një periudhë ku duhet të presim rezultate konkrete nga negociatat. Ju po vendosni themelet e paqes me direktivat e liderëve tuaj”, tha ai, duke theksuar se një armëpushim i menjëhershëm dhe paqja do të përfitonin të gjithë.

Ndërsa Turqia është anëtare e NATO-s dhe Erdogan e karakterizoi pushtimin si “të papranueshëm” në fillimin e tij, presidenti është përpjekur të pozicionohet si një ndërmjetës i mundshëm për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës.

Erdogan u tha gazetarëve të premten se Ukraina dhe Rusia duket se kanë arritur një “mirëkuptim” për katër nga gjashtë temat e diskutuara gjatë negociatave, duke përfshirë qëndrimin e Ukrainës jashtë NATO-s si dhe pranimin e gjuhës ruse si gjuhë zyrtare.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha javën e kaluar çdo ndryshim kushtetues që lidhet me garancitë e sigurisë do të duhet të vendoset përmes një referendumi dhe jo vetëm nga ai.

Vendi

Shabani e Qerimi deklarohen sërish të pafajshëm për spiunazh në favor të BIA-s serbe

Published

on

By

Të akuzuarit Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi janë dalë sërish para Gjykatës, ku janë deklaruar të pafajshëm për veprën penale “Spiunazh”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të dy të pandehurit dyshohen se kanë vepruar si bashkëpunëtorë të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), duke mbledhur dhe dërguar informacione e materiale të ndjeshme në favor të shtetit serb.

Bedri Shabani akuzohet se nga një datë e papërcaktuar deri më 5 qershor 2024, kur edhe u arrestua, i ka dërguar BIA-s të dhëna për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe eprorët e saj. Ndër to përfshihen informacione për Spitalin Ushtarak të UÇK-së në Mollopolc të Shtimes si dhe për masakrën e Reçakut. Këto të dhëna ai ia kishte transmetuar zyrtarit të BIA-s, Sërgjan Rosiq, si dhe ish-komandantit të Policisë së Serbisë për Ferizajn, Bogoljub Janiçeviq, përmes telefonatave, e-mail-eve dhe takimeve fizike në Serbi.

Ndërkaq, Muharrem Qerimi akuzohet se nga viti 2012 e deri me arrestimin e tij më 5 qershor 2024, ka mbledhur dhe dërguar informacione lidhur me luftën e UÇK-së, emra të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, AKI-së, IPK-së, si dhe emra dëshmitarësh të Dhomave të Specializuara në Hagë. Informacionet i kishte kaluar po ashtu zyrtarit të BIA-s, Sërgjan Rosiq, përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve në territorin e Serbisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hapet ekspozita fotografike “Kronologjia e Lirisë” nga Ridvan Slivova në Prishtinë

Published

on

By

Sot, më 9 tetor 2026, me fillim nga ora 18:00, në hapësirat e Barabar Centre në Prishtinë, do të hapet ekspozita fotografike e titulluar “Kronologjia e Lirisë”, me autor fotografin e njohur Ridvan Slivova.

Ngjarja organizohet në kuadër të festivalit ndërkombëtar të fotografisë “Fotoist”. Ekspozita sjell një kronikë të fuqishme vizuale të periudhës së luftës në Kosovë, duke dokumentuar ngjarje tragjike – përfshirë Masakrën e Gollakut – si dhe momente të tjera kyçe të rezistencës dhe rrugëtimit të popullit të Kosovës drejt lirisë.

Të gjithë të interesuarit dhe dashamirët e artit e historisë mund të marrin pjesë në këtë ngjarje ose të informohen më shumë përmes uebfaqes zyrtare të festivalit, www.fotoist.org.

Continue Reading

Botë

Rritet në pesë numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Stamboll, përfundojnë kërkim-shpëtimet

Published

on

By

Ka arritur në pesë numri i personave të vdekur nga shembja e tre kateve të një pallati shtatëkatësh në lagjen “Cevizli” të zonës Maltepe, në anën aziatike të Stambollit, pasi nga rrënojat u nxorën edhe tre trupa të tjerë.

Sipas njoftimit zyrtar të Prefekturës së Stambollit, katër persona ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa një i pestë vdiq në spital nga plagët e marra. Operacionet e kërkim-shpëtimit u përmbyllën zyrtarisht sot në orën 06:15 pas gjetjes së trupit të fundit, ndërsa në vendngjarje po vazhdon pastrimi i rrënojave.

Si masë paraprake sigurie, autoritetet kanë evakuuar 55 banorë nga tre ndërtesa fqinje, prej të cilëve 44 persona janë strehuar përkohësisht në hotele.

Ndërkohë, shkaqet e shembjes mbeten nën hetim të rreptë. Ekspertët kanë marrë mostra të betonishtes dhe armaturës metalike për analiza, ndërsa policia ka arrestuar arkitektin e ndërtesës dhe përgjegjësin e kantierit të ndërtimit. Ministri i Brendshëm, Mustafa Çiftçi, konfirmoi përmbylljen e fazës së kërkimeve dhe u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave. /TRT/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Shiroka Pula priti në takim drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Gjatë këtij takimi, drejtori Ajeti i ka shprehur urimet presidentes Shiroka Pula me rastin e marrjes së detyrës së re, si dhe e ka njoftuar me hollësi mbi situatën e përgjithshme dhe aktuale të sigurisë kombëtare në vend.

Po ashtu, gjatë bisedës u vendos theksi te rëndësia e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të sigurisë, me synim mbrojtjen e rendit kushtetues dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara