Lajmet

William Walker nderohet me medaljen “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit”

Begaj tha se Walker është shembull dhe mbrojtës i jetës, lirisë dhe prosperitetit të qytetarëve të kombit tonë.

Published

on

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka nderuar ambasadorin William Walker, me medaljen “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit”.

Begaj ka thënë se ambasadori Walker është shembull dhe mbrojtës i jetës, lirisë dhe prosperitetit të qytetarëve të Kosovës, të rajonit e të kombit tonë.

“Nderova sot në emër të shtetit shqiptar dhe të gjithë shqiptarëve, me një nga medaljet më të larta të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhrit të Flamurit” Ambasadorin William G. Walker”, ka theksuar Begaj.

“Ambasadori Walker është një personalitet ndërkombëtar, diplomat dhe humanist, i pari që ekspozoi në mbarë botën si “një krim kundër njerëzimit” masakrën e Reçakut, ku u masakruan dyzet e pesë qytetarë të pafajshëm nga trupat ushtarake dhe paraushtarake të regjimit të Millosheviçit, gjë që solli reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar”, shtoi ai.

“Për të mos harruar krimet e së shkuarës si edhe në sfondin e agresionit të pajustifikuar rus në Ukrainë, për të ruajtur paqen dhe për t’i lënë një botë më të mirë fëmijëve tanë, vlerësojmë personalitete si Ambasadori Walker, shembull dhe mbrojtës i jetës, lirisë dhe prosperitetit të qytetarëve të Kosovës, të rajonit e të kombit tonë”, deklaroi ai tutje.

Lajmet

Arrestohen dy persona në Prizren nën dyshimin për fajde

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të fajdes ndaj një burri tjetër kosovar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dy të dyshuarit meshkuj janë arrestuar pas veprimeve hetimore lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre kriminale po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Plagosje në Mamushë: Arrestohet i dyshuari, sekuestrohet pistoleta me fishekë

Published

on

By

Një person ka mbetur i plagosur aksidentalisht me armë zjarri në këmbë nga një i dyshuar, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin, viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë konfiskuar një pistoletë së bashku me nëntë fishekë dhe nëntë gëzhoja si prova materiale.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe, pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si “Lëndim i rëndë trupor”.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Në Fushë Kosovë, një burrë ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri nga një person i dyshuar.

Viktima është dërguar me urgjencë në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësitet policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja si prova materiale. I dyshuari për kryerjen e kësaj vepre ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe po hetzimet po vazhdojnë.

Ndërkohë në Prishtinë, policia ka arrestuar katër gra të dyshuara, pasi të njëjtat kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit, katër të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Komisionet shqyrtojnë ligjet e drejtësisë, Çitaku: Pushteti po bllokon projektligjin për UÇK-në

Published

on

By

Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për të shqyrtuar në parim një paketë projektligjesh të rëndësishme që prekin sektorin e drejtësisë, përfshirë ato për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë, Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial si dhe statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ky shqyrtim ka nxitur reagimin e menjëhershëm të nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka kritikuar ashpër mazhorancën për përshpejtim të procedurave pa debat publik, ndërsa i akuzoi për bllokim të projektligjit për Dhomat e Specializuara.

“Sot, në komisionet e Kuvendit po përshpejtohet shqyrtimi i një numri të madh projektligjesh të Qeverisë, shumë prej tyre për sektorin e drejtësisë. Pa analizën e duhur, pa debat substancial dhe pa dëgjime publike. Drejtësia nuk reformohet duke shmangur shqyrtimin parlamentar. Ky nxitim ngre dyshime serioze se ligjet po i përshtaten agjendës politike të pushtetit,” deklaroi Çitaku.

Tutje, ajo paralajmëroi se po bëhen dallime me projektligjin që mbron UÇK-në.

“Ndërkohë, projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara mbahet në sirtarin e ministres, nën arsyetimin e ‘ekspertizës juridike’. Për ligjet e tjera, procedura të përshpejtuara. Për mbrojtjen e UÇK-së, zvarritje! Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës: mos e pengoni këtë projektligj. Procedojeni menjëherë në Kuvend. Dëgjojeni popullin që tash e 15 ditë është në shesh. Çdo ditë vonesë vetëm sa ka për ta rënduar përgjegjësinë tuaj. Dhe më besoni: dita e llogaridhënies do të vijë”, shkruan Çitaku në reagimin e saj. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara