Lajmet

William Ruto zgjidhet president në Kenia

Ruto fitoi 50.49% të votave, duke mposhtur ngushtë liderin dhe ish-kryeministrin Raila Odinga.

Published

on

Zëvendëspresidenti William Ruto është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale të Kenias, njoftoi komisioni zgjedhor të hënën.

Ruto fitoi 50.49% të votave, duke mposhtur ngushtë liderin dhe ish-kryeministrin Raila Odinga, i cili po garonte për herë të pestë në zgjedhje.

Ai do të bëhet presidenti i pestë i Kenisë që nga pavarësia, duke fituar vendin në përpjekjen e tij të parë. Partia e Rutos, koalicioni Kenia First, ka fituar shumicën e vendeve në senatin e Kenias./UBTNews/

Lajmet

Rahoveci drejt një qendre moderne për art dhe inovacion

Published

on

Në Rahovec po vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion, një projekt që synon të krijojë një hapësirë bashkëkohore për zhvillimin e jetës kulturore dhe kreative në qytet. Kjo qendër pritet t’u shërbejë artistëve, të rinjve dhe gjithë komunitetit artdashës, duke ofruar kushte më të avancuara për krijimtari, bashkëpunim dhe zhvillim profesional.

Me një investim që tejkalon 3 milionë euro, projekti synon të forcojë infrastrukturën kulturore në Rahovec dhe të hapë mundësi të reja për zhvillimin e artit dhe inovacionit, jo vetëm në nivel lokal, por edhe më gjerë.

Continue Reading

Lajmet

Kapen të dyshuarit që vodhën cigaret elektronike nga vetura në Vushtrri

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në një vjedhje të rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Vushtrri.

Rasti ishte denoncuar me 22 prill, pasi një qytetar kishte raportuar se persona të panjohur i kishin thyer xhamin e veturës dhe prej andej kishin vjedhur rreth 400 lloje të cigareve elektronike. Pas një pune operative dhe hetimore, njësitet policore kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i prangosin të dyshuarit në Mitrovicën e Jugut.

Gjatë operacionit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një pjesë të cigareve elektronike që ishin raportuar si të vjedhura.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët do të mbrohen në procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Continue Reading

Lajmet

Fitore bindëse e Donjeta Sadikut në Kupën Botërore të boksit

Published

on

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka shënuar fitore bindëse në kuadër të turneut prestigjioz “Kupa Botërore e Boksit”, që po mbahet në Foz do Iguaçu të Brazilit.

Në mbrëmjen e 22 prillit, në kategorinë deri në 60 kilogramë, Sadiku e mposhti përfaqësuesen e Zelandës së Re, Jordan Wilson, me rezultat të pastër 5:0. Ajo e nisi meçin fuqishëm që në raundin e parë, duke e rrëzuar dy herë kundërshtaren në knockdown. Dominimi i saj vazhdoi edhe në raundin e dytë, ku realizoi një tjetër knockdown, duke detyruar gjyqtarin të ndërhyjë me numërim dhe të ndalë përkohësisht kundërshtaren. Në raundin e tretë, Sadiku ruajti kontrollin e plotë të meçit dhe e përmbylli duelin me epërsi të thellë.

Ky turne ka rëndësi të veçantë, pasi pikët e fituara ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.

Meçi i radhës për Donjeta Sadikun është caktuar më 24 prill, duke filluar nga ora 16:00.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot: Në rend dite 10 projektligje dhe Lojërat Mesdhetare

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare duke filluar nga ora 10:00, ku në qendër të vëmendjes do të jetë shqyrtimi në lexim të dytë i 10 projektligjeve. Para nisjes së punimeve të seancës, në orën 09:00 pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të caktuar rendin e ditës për një seancë të radhës.

Gjatë seancës plenare, deputetët do të votojnë për nisma të rëndësishme ligjore që prekin sektorë të ndryshëm, përfshirë masat për produktet themelore në raste të destabilizimit të tregut, sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, banimin social, si dhe rregullimin e Maturës Shtetërore. Gjithashtu, pjesë e votimit në lexim të dytë do të jetë edhe projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, bashkë me amendamentet për shtetësinë, shërbimet e pagesave dhe menaxhimin e resurseve ujore.

Në anën tjetër, Kryesia e Kuvendit pritet të procedojë për seancat e ardhshme marrëveshjen me Shqipërinë për Lojërat Mesdhetare, projektligjet për energjinë, si dhe emërimet në Këshillin Shtetëror të Cilësisë dhe Komisionin për Provimin e Jurisprudencës. Ky volum i shtuar i punës synon përmbylljen e disa proceseve kyçe legjislative që kanë qenë në pritje.

Rendi i ditës i seancës plenare që nisë në orën 10:00

  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,
  2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-026 për Shërbimet e Pagesave,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina  2030,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,
  7. Shqyrtimi i dytë ë iProjektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.

Rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
  3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-007 për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-040 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-044 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,
  8. Emërimi i tre (3) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
  9. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për formimin e Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

 

 

Continue Reading

Të kërkuara