Kulturë

William dhe Kate po planifikojnë të zhvendosen, zbulohet cila është arsyeja e vërtetë e këtij vendimi

Published

on

Çifti mbretëror, Kate dhe William po planifikojnë të lëvizin me qëllim që të jenë sa më afër mbretëreshës Elizabeth II.

Këtë lajm e ka bërë të ditur një burim pranë tyre duke thënë se familja po vizitonte pronën, përfshirë Fort Belvedere, e vendosur në skajin jugor të Parkut Greater Windsor.

“Anmer Hall kishte kuptim ndërsa William ishte pilot helikopteri dhe ishte e dobishme për Krishtlindje në Sandringham, por në fakt ai nuk e bën më. Vendndodhja është shumë larg për fundjavat, kështu që Windsor është vendi i përsosur. Ata po kërkojnë mundësi për të jetuar në këtë zonë tani“, tha një burim pranë familjes mbretërore për “Daily Mail”.

Çifti aktualisht jetojnë me fëmijët e tyre, princat George dhe Louis dhe princeshën Charlotte, midis Pallatit Kensington në Londër dhe Anmer Hall në Norfolk.

Më herët u tha se mbretëresha Elizabeth II po planifikon që të zhvendoset përgjithmonë në Windsor.

Teksa lajmi se kunatat, Meghan Markle dhe Kate Middleton kanë lënë në të shkuarën të gjitha mëritë dhe keqkuptimet që kanë pasur më herët dhe kanë vendosur që të pajtohen ka bërë bujë të madhe, duket se dy vëllezërit nuk do të veprojnë në të njëjtën mënyrë.

Ka ekspertë që mendojnë se marrëdhënia mes dy vëllezërve nuk do jetë më kurrë si më parë.

“Unë mendoj se ka shumë pak gjasa që ne të shohim ndonjë zgjidhje midis vëllezërve. Natyrisht, ata kanë folur dhe kanë kaluar kohë me familjen e nënës së tyre. Kjo ishte shumë mirë dhe një hap përpara në drejtimin e duhur. Por nuk ka asnjë arsye të vërtetë për ta që të jenë përsëri publikisht bashkë deri në Jubile vitin e ardhshëm”, tha bashkëthemeluesi dhe kryeredaktori i TV True Royalty, Nick Bullen për Fox News.

Lajmet

Mbi 10 mijë vizitorë në natën e parë të Festës së Birrës në Korçë

Published

on

Edicioni i 20-të i Festës së Birrës ka nisur në hapësirën e re të Polit të Eventeve në Drenovë, duke mbledhur mbi 10 mijë vizitorë në natën e parë.

Më 12 gusht, arena e re u mbush me qytetarë, turistë dhe vizitorë nga vende të ndryshme, ndërsa festa solli muzikë, gastronomi, birrë dhe argëtim.

Kryeministri shqiptar Edi Rama publikoi pamje nga nata e parë, duke theksuar pjesëmarrjen e lartë dhe potencialin e hapësirës së re për organizimin e eventeve të mëdha.

Sipas tij, numri i sipërmarrjeve të përfshira në këtë edicion është trefishuar krahasuar me vitin e kaluar.

Zhvendosja në Polin e Eventeve në Drenovë i jep festivalit një dimension të ri, pasi hapësira është konceptuar për koncerte dhe aktivitete të mëdha kombëtare e ndërkombëtare.

Për vizitorët është siguruar edhe transport falas, me autobusë që nisen çdo 15 minuta nga ish-Agjencia në Pazarin e Vjetër drejt zonës së festivalit. Arena ka rreth 1 mijë vende parkimi dhe hapësira të dedikuara për koncerte, gastronomi dhe familje.

Festa do të vijojë edhe gjatë netëve në vazhdim, ndërsa hyrja për publikun është falas./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Turqi

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar mbrëmë dy shfaqje në kuadër të edicionit të 23-të të “International Bodrum Ballet Festival” në Turqi.

Trupa kosovare solli në skenë shfaqjet “Bolero”, me koreografi të Mehmet Balkan, dhe “Correr o Fado”, me koreografi të Daniel Cardoso.

Performancat u pritën ngrohtësisht nga publiku në Bodrum dhe u shoqëruan me duartrokitje të gjata, duke shënuar një tjetër prezantim ndërkombëtar të Baletit Kombëtar të Kosovës.

Kjo ishte pjesëmarrja e parë e trupës kosovare në këtë festival, i cili mbledh artistë dhe trupa baleti nga vende të ndryshme të botës.

Shfaqjet “Bolero” dhe “Correr o Fado” u prezantuan sërish mbrëmjen e 13 gushtit në skenën e festivalit në Bodrum./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Qeveria ndan 100 mijë euro për DokuFestin

Published

on

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për mbështetjen e realizimit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”.

Vendimi është marrë në mbledhjen e 32-të të Qeverisë, të mbajtur më 13 gusht 2026.

Sipas Qeverisë, mbështetja financiare për DokuFestin konsiderohet investim në promovimin ndërkombëtar të Kosovës, pasi festivali çdo vit sjell në Prizren artistë, profesionistë të industrisë së filmit, media dhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se DokuFesti krijon mundësi për prezantimin e kulturës, krijimtarisë dhe identitetit të Kosovës para publikut ndërkombëtar.

Qeveria vlerëson se festivali, përmes shtrirjes dhe reputacionit të tij ndërkombëtar, kontribuon edhe në promovimin e Kosovës si vend me skenë të zhvilluar kulturore, potencial turistik dhe kreativ, si dhe në diplomacinë publike e kulturore të vendit.

Në të njëjtën mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe vendime për emërimin e komisioneve të pranimit për pozita të larta drejtuese në institucione dhe agjenci të ndryshme shtetërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Qindra mysafirë ndërkombëtarë zgjedhin Prizrenin gjatë DokuFestit

Published

on

Festivali i filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest është në kulmin e prezantimit të planprogramit të tij për edicionin e 25-të.

Për çerek shekulli rresht, ky festival në qytetin e Prizrenit ka pritur e përcjellë turistë nga e gjithë bota. Janë të shumtë ata që e ruajnë vizitën në Kosovë ta bëjnë pikërisht në ditët e Doku Festit, pasi siç shprehen ata, e shijojnë çdo resurs që ka qyteti i preferuar i tyre.

Përpos bukurive që u ofron Prizreni, ata kënaqësinë thonë se e kanë në ushqimin që u shërbehet atyre.

“Ushqimin gjithmonë e shijoj restorantet nëpër qytet janë shumë të bukura ushqimi lokal është i mrekullueshëm”, tha Hafty Buthummer, turiste nga Austria.

“Këtu vij që kur kam qenë i vogël, vij çdo verë në Prizren, ushqimin e dua shumë, vendi me pëlqen, qyteti gjithashtu, dhe jam duke e shijuar shume me familjen së bashku”, tha nga Amerika, Ronald Remi.

“Më pëlqejnë qebapat shumë, mishi gjithashtu, por më shumë kam qenë e angazhuar në shikimin e filmave”, ka deklaruar Hana Zorhrabi, turiste nga Irani .

Mbi 250 deri në 300 mysafirë filmbërës dhe personalitete të kinematografisë botërore janë të ftuar në DokuFestin 2026, të cilët janë akomoduar në shtëpi private dhe hotele në qendër të qytetit thotë Zana Meta.

“Shumica e hoteleve i kemi afër qendrës kështu që kanë kërkesë që më qenë sa ma afër për shkak se të gjitha kinematë i kemi brenda qendrës përveç njërës, kështu që kërkojnë që me i pasë të gjitha sa më afër se edhe shumica kanë qejf me shiju atë farë ndjenjën me qenë lokal i Prizenit”, tha Zana Meta.

Ky vërshim i turistëve në DokuFest dhe jo vetëm, po i jep një shtytje ekonomisë lokale të Prizrenit.

“Është e zakonshme përgatitja dhe them që për me arritë atë që kërkohet të kemi shërbim sa më të mirë besojë që edhe e di që të gjithë e shtojmë edhe numrin e punëtorëve, numrin edhe të shërbimit edhe gjithçka sa ma efikase dhe që ata të marrin shërbime më të mirë të mundshëm”, tha Ilir Shala, kryetar i shoqatës së Gastronomëve të Prizrenit.

“Po mundohemi me ruajtur traditën, pra tradicionalen, por kemi edhe bakllava tjera, ka interesim të mjaftueshëm edhe me llojllojshmëri që e posedojmë”, tha afaristi Sabir Shabani.

Secila ditë e festivalit ka bërë që atmosfera në Prizren të jetë e veçantë./rtk/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara