Sport

West Ham-i e do futbollistin Sami Khedira

Publikuar

West Ham po shqyrton mundësinë e arritjes së marrëveshjes me futbollistin Sami Khedira.

Sipas mediave të huaja, Khedira është pjesë e Juventusit, por nuk është në planet e teknikut Pirlo, duke shprehur dëshirën të largohet nga “Zonja e Vjetër”.

Vazhdo të lexosh

Sport

Prishtina barazon me Feronikelin

Publikuar

Prishtina nuk ka arritur që të marrë 3 pikë ndaj Feronikelit, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë u karakterizua me raste të barabarta nga të dyja skuadrat, teksa Prishtina si vendase tregoi ndeshje më elektrizuese.

Vendasit kishin mundësinë e artë që të shënojnë nga 16 metërshi, mirëpo goditja e Sabien Lilajt u prit nga portieri Ilir Avdyli i Feronikelit.

Pjesa e dytë e këtij takimi prodhoi më shumë raste shënimi por pa konkretizim nga lojtarët e të dy skuadrave, që ishte elementi i vetëm i të dy ekipeve që u mungoi gjatë gjithë ndeshjes.

Pas ndeshjes së sotme, Prishtina pozicionohet në vendin e tretë me 25 pikë të grumbulluara, ndërkaq Feronikeli në të pestin me 20 pikë. Në ndeshjen e radhës, Feronikeli e pret në shtëpi Besën e Pejës, gjersa Prishtina do të ketë punë me Gjilanin./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara