Aktualitet

Vuçiq akuzohet për tradhti të madhe kombëtare në Ohër, i kërkohet dorëheqja

Dorëheqja është kërkuar nga lëvizja Otadžbina.

Publikuar

Një grup aktivistësh politikë nga Kosova i kanë kërkuar Aleksandar Vuciqit të jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Serbisë për shkak të sic thanë, “tradhtisë së madhe kombëtare” që ai bëri në Ohër, të shtunën.

“Otadžbina”, lëvizja që tubon një grup politikanësh serbë që dikur kishin goxha pushtet në Kosovë, sidomos në veri, thanë se pranimi i planit evropian është heqje dorë e Vuciqit dhe pushtetit në Beograd, nga Kosova.

“Vuçiq pranoi të zbatohet në praktikë plani franko-gjerman, që në të vërtetë do të thotë se Serbia hoqi dorë nga krahina e saj jugore”, thuhet në një kumtesë të “Lëvizjes Popullore të Serbëve të Kosovës e Metohisë”. “Serbia pranoi tërësinë territorialë, pavarësinë dhe sovrantietin e të vetëshpallurës republikë e Kosovës e po ashtu u obligua ta njohë stemën, himnin, pasaportat dhe ta hap ambasadën e saj në Prishtinë, e separatistët në Beograd”.

Pos për tradhti të madhe kombëtare, “Otadžbina”, akuzoi Vuçqin edhe për gënjeshtra e mashtrim të serbëve në Serbi e në Kosovë.

“Aleksandar Vuciq hoqi dorë nga Kosova e Metohia dhe për t’i mashtruar qytetarët për këtë, ai flet për ‘Bashkësinë e Komunave serbe’, e cila në fakt e në përmbajtje, do të thotë hiq më shumë se një autonomi kulturore e serbëve në kuadër të Kosovës së pavarur”.

Ndër liderët kryesore të “Otadžbina” janë politikani i dikurshëm me shumë ndikim në veri të Kosovës, Marko Jakshiq dhe ish kryetari i Zubin Potokut, Slavisha Ristiq/Klankosova.tv/

Aktualitet

Kimberly West përzgjidhet Prokurore e Specializuar e Gjykatës Speciale

West bëhet Prokurorja e Specializuar e tretë, pas Jack Smithit i cili u largua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Publikuar

nga

Kimberly West, e cila ka qenë më parë prokurore federale e Shtetet e Bashkuara të Amerikës me përvojë të gjerë si në hetimet për krime në nivel vendor ashtu edhe ndërkombëtar, është përzgjedhur Prokurore e Specializuar pas një procedure të organizuar nga Bashkimi Evropian.

West bëhet Prokurorja e Specializuar e tretë, pas Jack Smithit i cili u largua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në nëntor 2022 për të marrë një post si Prokuror Special në Shtetet e Bashkuara.

“Është një nder që jam përzgjedhur në këtë rol të rëndësishëm dhe sfidues”, tha West.

“Pres me kënaqësi të marr detyrën në ZPS dhe ta çoj përpara punën e saj”.

Uest vjen në ZPS nga Firma Ligjore Eshkroft (Ashcroft Law Firm) në Boston, Masaçusets (Massachusetts), ku është partnere që nga viti 2019 dhe është përqendruar kryesisht në mbrojtje të çështjeve penale të lidhura me krimin ekonomik.

Para se të merrte detyrën në këtë firmë, Uest punoi si prokurore për më shumë se dy dekada në role në nivel vendor, federal dhe ndërkombëtar.

Uest ishte gjithashtu Shefe e Byrosë së Krimeve në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Masaçusetsit në periudhën nga viti 2015 deri në 2019. Në këtë rol, ajo mbikëqyrte një ekip prej 120 profesionistësh të ngarkuar me hetimin dhe ndjekjen penale të një game të gjerë veprash penale në fushën e mashtrimeve financiare, korrupsionit publik, trafikut të drogës, lojërave të fatit dhe trafikimit të qenieve njerëzore; në mbrojtjen e të dënuarve në fazën e apelit; dhe në ndihmën për viktimat dhe dëshmitarët.

West mori detyrën në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm pasi erdhi nga Zyra e Prokurorit Federal të ShBA-së, Distrikti i Masaçusetsit, ku ajo shërbeu si Ndihmës-prokurore Federale e SHBA-së në Njësinë për Mashtrimet në Kujdesin Shëndetësor për dy vjet dhe në Njësinë e Sigurisë Kombëtare për gjashtë vjet. Znj. West mori detyrën në Njësinë e Sigurisë Kombëtare pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 ndaj Qendrës Tregtare Botërore dhe Pentagonit.

Për pesë vjet, në periudhën nga viti 2008 deri në 2013, West shërbeu si prokurore në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, ku ajo ishte pjesëtare e ekipit që ndoqi penalisht Radovan Karaxhiqin për rolin e tij në gjenocidin në Srebrenicë. Ajo ishte gjithashtu në ekipin e prokurorëve në çështjen gjyqësore Përliq et al që u përqendrua në krimet e kryera në Mostar dhe shkatërrimin e Urës së Vjetër.

West ka gradën Juris Doctor (Doktor në Drejtësi) nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Safolkut, Masaçusets, dhe u bë anëtare e Dhomës së Avokatëve në Masaçusets. Ajo ka gjithashtu gradë universitare bachelor nga Kolegji i Bostonit, Masaçusets.

Uest bëhet Prokurorja e Specializuar e tretë, pas Jack Smithit, i cili shërbeu si Prokuror i Specializuar në periudhën nga viti 2018 deri në 2022, dhe David Schwendiman, i cili shërbeu nga viti 2016 deri në 2018. Alex Whiting i cili ka shërbyer si Ushtrues i Detyrës së Prokurorit të Specializuar që nga nëntori 2022, do të vazhdojë në këtë rol derisa Uest të marrë detyrën e saj.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Ukraina thotë se Rusia ka bllokuar sërish marrëveshjen e eksportit të grurit në Detin e Zi

“Qendra e Përbashkët Koordinuese në Stamboll ka njoftuar se është e pamundur të hartohet një plan inspektimi për 1 qershor”, thanë ata.

Publikuar

nga

Autoritetet ukrainase thanë sot se marrëveshja e eksportit të grurit në Detin e Zi, e ndërmjetësuar nga OKB-ja, është shtyrë sërish sepse Rusia kishte bllokuar regjistrimin e anijeve në të gjitha portet e Ukrainës.

“Qendra e Përbashkët Koordinuese në Stamboll ka njoftuar se është e pamundur të hartohet një plan inspektimi për 1 qershor për shkak të një refuzimi tjetër të pajustifikuar të delegacionit rus për të regjistruar flotën e ardhshme për pjesëmarrje në Iniciativë”, tha ministria në Facebook./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Të paktën 10 të vdekur nga të shtënat në Meksikë

Katër policë u plagosën, thuhet në deklaratë.

Publikuar

nga

Një shkëmbim zjarri në një autostradë veriore të Meksikës la të vdekur 10 kriminelë të dyshuar dhe katër policë të plagosur, thanë autoritetet.

“Oficerët e policisë arritën të vrasin 10 kriminelë të dyshuar të armatosur rëndë në autostradën Monterrey-Nuevo Laredo”, thuhet në një deklaratë zyrtare. Përplasja ndodhi të hënën pasdite pasi oficerët u sulmuan, shtuan autoritetet.

Katër policë u plagosën, thuhet në deklaratë, megjithëse të gjithë raportohet se janë në gjendje stabile.

Autoritetet thanë se sekuestruan 12 armë të kalibrit të madh, granata, njëqind copë municione si dhe tre kamionë të blinduar.

Kjo ndërsa vendi lufton me dhunën e shkaktuar nga kartelet e drogës dhe një shkallë të lartë vrasjesh./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Sulmi me dronë në Moskë ishte “akt terrorist”, pretendon ministri rus i mbrojtjes

Sipas tyre sulmi kishte plagosur dy persona.

Publikuar

nga

Moska më herët tha se tetë dronë kishin shënjestruar kryeqytetin rus, duke plagosur dy persona.

“Këtë mëngjes, regjimi i Kievit kreu një akt terrorist në rajonin e Moskës kundër – më lejoni ta theksoj – objektivat civile”, tha ministri i mbrojtjes, Sergei Shoigu.

“Akti përfshinte tetë mjete ajrore pa pilot – të gjitha u shkatërruan. Në Moskë, tre nga dronët u nënshtruan nga mjetet e mbrojtjes elektromagnetike, ata humbën kontrollin dhe devijuan nga objektivat e përcaktuara. Pesë të tjerë u rrëzuan në rajonin e Moskës nga një Pantsir sistemi i mbrojtjes ajrore”.

Ukraina ka mohuar përfshirjen në sulmet e sotme.

Shoigu pretendoi gjithashtu se forcat e tij kishin shkatërruar një sistem raketash anti-ajrore Patriot të furnizuar në Kiev nga SHBA.

Ai nuk ka dhënë asnjë provë për këtë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara