Aktualitet

Fakte për vrasjet dhe zhdukjet në qytetin e Skenderajt

Published

on

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka bashkangjitur sot faktet mbi vrasjet dhe zhdukjet në qytetin e Skenderajt, në ditën e tërheqjes së Misionit Verifikues të Kosovës (MVK) të OSBE-së nga Kosova.

Sipas urdhrit të Komandës së Përbashkët për K dhe M, nga data 19.3.1999, njësitë e br.mt. 125. Të UJ-së, një qetë e NJPP nga Uzhica, dhe njësitë e br.mt. 37 të UJ-së kanë qenë të pranishme në zonën e Polacit/Poljance – Skënderaj/Srbica me detyrën “për të zhbllokuar drejtimin Klinë/Skënderaj (Klina-Srbica) dhe qytetin Skënderaj/Srbica”. Vendi i komandimit ka qenë në rajonin e fabrikës së municionit në Skënderaj. Anëtarët e Misionit Verifikues të Kosovës (MVK) i OSBE-së, në datën 19.3.1999 e kanë lëshuar Skënderajn.

Siç është bërë e ditur, i tërë misioni (1381 anëtarë) e ka lëshuar Kosovën në datën 20.3.1999. Atë ditë, (20.3.1999), në mëngjes, para stacionit të policisë në Skënderaj, kanë arritur ushtarët në uniforma të maskuara ngjyrë jeshile dhe ngjyrë kafe. “Ai grup ka shkuar në drejtim të Lagjes 3. Rreth orës 7, banorët Skënderajt/Srbica i kanë dëgjuar të shtënat nga kodrat përreth dhe nga drejtimi i Fabrikës së municionit. Rreth orës 8, në Lagjen 2 janë paraqitur policët në uniforma të bardha, në çizme të zeza dhe me maska të zeza në fytyrë. Rreth orës 8.30 kanë nisur të hyjnë nëpër shtëpi”, është bërë e ditur në komunikatë.

Tetë burra janë vrarë në katër shtëpi

Nebih (Hazir dhe Hyla) Vojvoda (48)

Lavdim (Sali dhe Nuri) Vojvoda (20)

Sadri (Zenel dhe Fahrije) Gashi (45)

Januz (Halit dhe Mihane) Kalleci (61)

Xhavit (Januz dhe Mehreme) Kalleci (28)

Musli (Dibran dhe Zelfije) Shala (29)

Sabit (Beke dhe Hamide) Veliqi (39)

Ramiz (Rexhep dhe Emine) Geci (31)

Po ashtu, janë vrarë gjashtë njerëz nëpër shtëpi te trafo-stacioni dhe në pyll:

Veli (Hasan dhe Slavka) Mustafa (34)

Hajzer (Avdullah dhe Hasime) Musa (31)

Xhavit (Rexhë dhe Elshame) Sylejmani (39)

Milazim (Sadik dhe Mihane) Rexha (27)

Ilaz (Osman dhe Afije) Aruqi (42)

Hajdin (Maliq dhe Elfije) Aruqi (79)

Në mesin e zhdukjes së burrave të ndaluar dhe zhdukjes së trupave të të vrarëve kanë qenë:

Isuf (Feriz dhe Sala) Gashi (54)

Burim (Isuf dhe Raza) Gashi (20)

Qemajl (Xhafer dhe Remzije) Neziri (15)

Idriz (Selman dhe Halime) Kameri (45)

Sejdi (Zeqir dhe Emine) Zeqiri (40)

Refki (Zeqir dhe Emine) Zeqiri (24)

Agim (Imer dhe Ajshe) Berisha (28)

Muhamet (Ferat dhe Raza) Zenuni (39)

Xhevdet (Zenel dhe Rabishe) Zenuni (19)

Gani (Azem dhe Halime) Azemi (48)

Shaip (Gani dhe Sadije) Azemi (26)

Faton (Gani dhe Sadije) Azemi (22)

Emrullah (Sokol i Bahrije) Azemi (21)

Halim (Qerim dhe Ajkune) Gucati (56)

Muhamet (Sheqir dhe Naxhije) Fazliu (30)

Musli (Zeqir dhe Ajmane) Fazliu (28)

Ndryshe, sot janë bërë 24 vjet nga krimi serb mbi qytetarët e Skenderajt.

Lajmet

Presidentja Shiroka Pula priti në takim drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Gjatë këtij takimi, drejtori Ajeti i ka shprehur urimet presidentes Shiroka Pula me rastin e marrjes së detyrës së re, si dhe e ka njoftuar me hollësi mbi situatën e përgjithshme dhe aktuale të sigurisë kombëtare në vend.

Po ashtu, gjatë bisedës u vendos theksi te rëndësia e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të sigurisë, me synim mbrojtjen e rendit kushtetues dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Costa fton liderët e BE-së në samitin e 15 dhe 16 tetorit: Në fokus zgjerimi, reformat dhe krizat globale

Published

on

By

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka ftuar zyrtarisht krerët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në samitin dyditor që do të mbajë punimet më 15 dhe 16 tetor në Bruksel, njofton KosovaPress.

Takimi i nivelit të lartë do të nisë të enjten në orën 10:00 dhe pritet të përmbyllet të premten pas një dreke pune. Në fokus të agjendës do të jenë menaxhimi i krizave, reformat e brendshme institucionale lidhur me zgjerimin e BE-së, si dhe situata e sigurisë në Lindjen e Mesme.

Në letrën e ftesës, Costa nërmori se ndonëse masat ekzistuese po japin rezultate, shtetet anëtare duhet të ruajnë vigjilencën dhe të forcojnë kapacitetet mbrojtëse e reaguese ndaj krizave dhe instrumentalizimeve gjeopolitike.

Lidhur me zgjerimin, debati strategjik bazohet në dokumentin e Komisionit Evropian “Përgatitja për një Bashkim më të gjerë”, me theks të veçantë te progresi i arritur nga Mali i Zi në procesin e anëtarësimit. Po ashtu, liderët do të analizojnë zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe ndikimin e tyre në stabilitetin global. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Specializohu në të Drejtën Civile dhe Pronësore: Zhvillo karrierën tënde ligjore me Master në UBT dhe përfito 20% bursë

Published

on

By

Ndërtoni një karrierë të suksesshme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në drejtësi përmes programit të studimeve Master në programin –E Drejta Civile dhe e Pronës në UBT. Nëse ende jeni në dyshim për hapin e radhës profesional apo po kërkoni një dritare të re për t’u dalluar në tregun e punës, ky program është zgjedhja më e mirë për t’u shndërruar në një ekspert bashkëkohor ligjor.

E Drejta civile dhe ajo e pronës përbëjnë vetë shtyllën kurrizore të sistemit tonë juridik dhe të gjithë ekonomisë së tregut, ndaj kërkesa për juristë të profilizuar në këtë fushë po rritet çdo ditë e më shumë, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Programi është hartuar posaçërisht për t’iu përgjigjur nevojave reale të juristëve të rinj, duke u ofruar njohuri të thella teorike dhe praktike në çështje që përcaktojnë cilësinë e jetës ekonomike dhe juridike në vend e më gjerë.

Për t’ju mbështetur fuqishëm në këtë udhëtim profesional, UBT u ofron të gjithë studentëve të regjistruar bursën e veçantë Engaged Scholarship prej 20% zbritje për gjatë gjithë periudhës së studimeve master. Kjo mbështetje financiare e garantuar është një mundësi e shkëlqyer për të lehtësuar investimin tuaj në arsimim dhe për t’ju mundësuar përqendrim të plotë në ngritjen tuaj akademike.

Përmes këtij programi, ju do të fitoni një pasqyrë të konsoliduar mbi fusha me rëndësi kritik si e drejta e pronës, detyrimet dhe kontratat, proceset gjyqësore tregtare, ligji i konkurrencës, prona intelektuale si dhe marrëveshjet ndërkombëtare për tregti të lirë.

Në kushtet kur legjislacioni i Kosovës po kalon në një proces të vazhdueshëm të përafrimit me të drejtën e Bashkimit Evropian, juristët e rinj përballen me nevojën për të zotëruar konceptet e së drejtës private ndërkombëtare dhe ligjet e reja të falimentimit e pronësisë.

Përveç anës teorike, UBT vendos një theks të veçantë te zhvillimi i aftësive hulumtuese, të menduarit kritik, analiza doktrinore dhe interpretimet e zgjeruara ligjore. Studentët trajnohen për zgjidhjen praktike të kontesteve reale dhe aplikimin e saktë të dispozitave ligjore. Një përparësi e jashtëzakonshme është edhe praktika e obligueshme gjatë semestrit të dytë, e cila shërben si ura më e mirë lidhëse me tregun e punës.

Kjo periudhë praktike ju mundëson të vendosni kontakte të drejtpërdrejtë me pjestarë të shquar të komunitetit ligjor, gjyqtarë, avokatë dhe përfaqësues të tjerë të sistemit të drejtësisë. Zgjidhni të investoni në dijen tuaj me një program akademik që integron në mënyrë perfekte standardet evropiane, përvojën praktike dhe kushtet më të favorshme financiare.

Continue Reading

Aktualitet

Sulme me raketa në aeroportin e Riadit: Tre të vrarë, pezullohen fluturimet

Published

on

By

Të paktën tre qytetarë sauditë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e dy sulmeve në aeroportin ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në kryeqytetin saudit, Riad, ka njoftuar autoriteti i aviacionit civil të mbretërisë.

Sipas raportimeve, sulmi i parë kishte në shënjestër objektet e aeroportit, ndërsa i dyti goditi një aeroplan të linjës ajrore “Saudia”. Burime nga aeroporti bëjnë të ditur se mbetjet e raketave të kapura nga sistemi mbrojtës kanë rënë mbi njërin nga terminalet. Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të një avioni Airbus A320 duke u djegur në pistë, i cili sipas raportimeve të medieve ishte i parkuar dhe pa pasagjerë.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve dhe situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, kompania ajrore “Lufthansa” ka njoftuar pezullimin e të gjitha fluturimeve drejt Riadit deri më 16 tetor.

Përgjegjësinë për sulmet dyshohet se e mbajnë kryengritësit Huthi të mbështetur nga Irani, të cilët së fundmi kanë paralajmëruar se objektet e naftës dhe infrastruktura strategjike në Arabinë Saudite mund të jenë shënjestra të ardhshme të goditjeve të tyre. /Reuters/

Continue Reading

Të kërkuara