Lajmet

Vrasja e 18-vjeçarit nga Podujeva, dhjetë vjet burgim për njërin e nëntë për tjetrin të akuzuar

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar dy të miturit që e rrahën për vdekje Lulzim Fejzullahun më 14 janar në Podujevë. Njëri prej tyre është dënuar me nëntë vjet e tjetri me dhjetë.

Shpallja e aktgjykimit lidhur me këtë rast është bërë më 23.05.2024 dhe është mbajtur e mbyllur pasi që në rast janë të përfshirë të miturit.

Avokati i palës së dëmtuar, Tomë Gashi ka thënë se njëri prej tyre është dënuar apo i është shqiptuar masa e burgimit për të mitur me kohëzgjatje prej 10 viteve. Ndërsa tjetri në kohëzgjatje prej 9 viteve.

“Njëri prej tyre është dënuar apo i është shqiptuar masa e burgimit për të mitur me kohëzgjatje prej 10 viteve. Ndërsa tjetri në kohëzgjatje prej 9 viteve. Gjykata ka konsideru që kjo seancë duhet të jetë sipas saj e tipit të mbyllur atëherë ne vetëm mundemi sipërfaqësisht vetëm ajo që është e lejuar të themi”, është shprehur avokati Gashi pas seancës.

Ndërsa Rrahim Fejzullahu xhaxhai i Lulzimit ka thënë se nuk i beson kësaj drejtësie.

“Lulëzimi i ndjerë i ka pas 18 vite kështu që s’ma plotëson mu zemrën e para dhe e dyta nuk i besoj shkurt e shqip kësaj drejtësie. Nëse më pyet pse nuk i beson që ky me mbiemër Artioli ka pas edhe 10 vepra ma herët këtu nuk e di sa janë marr parasysh, këtu me një fjalë mua ma ka lënë varrën hapur unë nuk i besoj edhe pikë”.

Lajmet

Hoti për VV-në: Po synojnë zgjedhje në një datë që u konvenon

Published

on

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e zvarrit konstituimin e Kuvendit për ta dërguar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme në një datë që i konvenon kësaj partie.

Pas seancës që u mbajt të mërkurën, Hoti ka thënë se partia në pushtet nuk është e interesuar për konsolidim të shtetit e të rendit kushtetues.

Ai ka shtuar se veprimet e sotme kanë qenë të pritshme.

“Besoj se loja e tyre që ka qenë e pritur nuk ka shpjegim tjetër, kështu siç e kanë vonuar edhe vitin e kaluar, edhe sivjet u bë një muaj e sa, nuk pritet gjë tjetër prej tyre. Është propozim i yni, na takon me Kushtetutë si propozim. Për zvarritje – besoj se për të çuar zgjedhjet në datën që atyre u konvenon dhe mbi të gjitha kanë qenë gjithmonë kundër çdo konsolidimi të shtetit të Kosovës, të rendit kushtetues dhe të problemeve që i kanë krijuar”, ka thënë ai./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Hamza: Lista Serbe dhe LVV-ja po i bëjnë dëm vendit, PDK nuk përjashton veprimet ligjore

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka kritikuar partitë politike pas dështimit të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke thënë se po thellohet vakuumi institucional në vend.

Hamza tha se PDK-ja e ka bërë të qartë qëndrimin e saj dhe ka kërkuar respektimin e Kushtetutës, Rregullores së Punës së Kuvendit dhe vendimit të Gjykatës Supreme.

“E kemi thënë qartë se nuk është respektu dhe s’po respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, nuk po respektohet Rregullorja e Punës së Kuvendit, nuk po respektohet vendimi i Gjykatës Supreme”, tha Hamza.

Ai kritikoi veçmas Listën Serbe dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke i akuzuar se përmes veprimeve të tyre po e dëmtojnë vendin dhe qytetarët.

“Qoftë Lista Srpska, qoftë ndonjë parti tjetër politike, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, janë tu i bë dëm vendit. Janë tu i dëmtu qytetarët e Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.

Hamza tha se, sipas tij, janë plotësuar kushtet ligjore që çështja të referohet edhe në organet e drejtësisë, përfshirë Gjykatën Kushtetuese.

“Të gjitha kushtet legale, ligjore janë të plotësuara që rasti të referohet edhe në organet e drejtësisë, kjo përfshin edhe Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

Kreu i PDK-së shtoi se partia e tij nuk i përjashton veprimet ligjore, kushtetuese dhe politike, duke theksuar se ato do të ndërmerren brenda rregullave ligjore dhe demokratike./A.K/

Continue Reading

Lajmet

78-vjeçari nga Prishtina ende i zhdukur

Published

on

By

Xhafer Raçi, 78-vjeçar nga Prishtina, vazhdon të jetë i zhdukur, familja e tij ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të mësuar për vendndodhjen e tij.

Raçi, i lindur më 18 shkurt 1948, është larguar nga shtëpia më 2 korrik 2026, rreth orës 08:00, dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer në shtëpi.

Sipas familjes, herën e fundit ai është parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Familjarët kanë bërë të ditur se 78-vjeçari vuan nga demenca, duke shtuar shqetësimin për gjendjen dhe sigurinë e tij.

Familja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë ndonjë informacion për vendndodhjen e Xhafer Raçit që ta lajmërojnë autoritetet.

Informacionet mund të dërgohen në stacionin më të afërt policor ose përmes numrave 192 dhe 038 550 999, si dhe në adresën elektronike [email protected].

Çdo informacion, sado i vogël, mund të ndihmojë në gjetjen e 78-vjeçarit.

Continue Reading

Lajmet

Shtyhet sërish seanca konstituive, s’ka dakordim për votimin e nënkryetarëve

Published

on

Albulena Haxhiu është rizgjedhur kryetare e Kuvendit me 62 vota. Megjithatë, seanca konstituive u shty sërish. Kësaj radhe për shkak të mosdakordimit për votimin e nënkryetarëve. Seanca u shty për në orën 11:00 të premten.

Continue Reading

Të kërkuara