Aktualitet

Vonesat e punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”, banorët protestojnë të enjten

Published

on

Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” kanë njoftuar se të enjten nga ora 18:00 do të protestojnë për shkak të punimeve në rrugë.

Përmes një njoftimi për media thuhet se: “Punimet kanë filluar tash e katër muaj, dhe prej asaj kohe përditshmëria jonë është rënduar skajshëm. Nuk kemi haps ira të sigurta për ecje si këmbësorë, persona me nevoja të veçanta tash e sa muaj kanë mbetur mbyllur. Prindërit me fëmijë të vegjël nuk kanë kah të lëvizin me karroca. Të sëmurët e të moshuarit janë në hall. Shërbimet emergjente e kanë të pamundur të qasen në lagje. Mungojnë rrugët alternative dhe ato pak rrugë që shfrytëzohen për hyrje-dalje nga lagjja nuk mirëmbahen. Kështu çdo ditë dëmtohen veturat nga gropat dhe pusetat e hapura që janë rrezik për çdo kënd”.

Njoftimi i plotë:

Ne banorët e rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët lidhëse, me datë 22/07/2021, ditë e enjte, në ora 18:00, tek rrethi që lidhë rrugën “B” me rrugën “Muharrem Fejza” (tek barnatoret), do të PROTESTOJMË për gjendjen e rrugës gjegjësisht punimet në rrugë.

Punimet kanë filluar tash e katër muaj, dhe prej asaj kohe përditshmëria jonë është rënduar skajshëm. Nuk kemi hapësira të sigurta për ecje si këmbësorë, persona me nevoja të veçanta tash e sa muaj kanë mbetur mbyllur. Prindërit me fëmijë të vegjël nuk kanë kah të lëvizin me karroca.

Të sëmurët e të moshuarit janë në hall. Shërbimet emergjente e kanë të pamundur të qasen në lagje. Mungojnë rrugët alternative dhe ato pak rrugë që shfrytëzohen për hyrje-dalje nga lagjja nuk mirëmbahen. Kështu çdo ditë dëmtohen veturat nga gropat dhe pusetat e hapura që janë rrezik për çdo kënd.
Me reshjet e fundit, shumë shtëpi e kate përdhese të ndërtesave janë përmbytur krejtësisht.
Ne si banorë, kërkesat tona i kemi adresuar disa here në Komunë por edhe tani jemi pa përgjigje ndaj tyre. Kemi shtjerur çdo formë mirëkuptimi e institucionale si banorë.

Andaj, me datën e lartë cekur PROTESOJMË për: Intesifikim të punimeve, për rrugë alternative të mirëmbajtura, për mbikëqyrje të punimeve dhe zbatim të planit dinamik të punës.
Ju ftojmë ta ndiqni këtë aktivitet, me qëllim sensibilizimi dhe adresimi të kërkesave tona drejt autoriteteve komunale.

Vendi

Nxënësit e UBT International Smart Schools sjellin në skenë shfaqjen “Romeo and Juliet”

Published

on

By

Nxënësit e klasave të 10-ta dhe 11-ta në UBT International Smart Schools realizuan me sukses shfaqjen teatrore “Romeo and Juliet”, duke sjellë në skenë një nga veprat më të njohura të letërsisë botërore përmes një interpretimi kreativ dhe frymëzues.

Aktiviteti u organizua në kuadër të lëndës së Gjuhës Angleze, duke kombinuar mësimin akademik me artin skenik dhe zhvillimin e aftësive komunikuese, kreative dhe interpretuese të nxënësve.

Shfaqja u realizua në bashkëpunim me profesoreshat Lorika Berjani, Ganimete Marmullaku dhe Laura Ymeri, ndërsa nxënësit patën mundësinë të mësojnë më shumë edhe mbi lëvizjet dhe performancën skenike përmes bashkëpunimit me profesorin Ilir Prapashtica dhe profesoreshën Fiona Gllavica.

Përmes këtij projekti artistik dhe edukativ, nxënësit demonstruan talent, përkushtim dhe kreativitet të jashtëzakonshëm, duke dëshmuar aftësi të avancuara në interpretim, bashkëpunim dhe komunikim në gjuhën angleze.

Aktivitete të tilla janë pjesë e qasjes moderne të UBT International Smart Schools, ku mësimi zhvillohet përmes metodave interaktive dhe përvojave praktike që fuqizojnë vetëbesimin, shprehjen artistike dhe zhvillimin personal të nxënësve.

UBT International Smart Schools vazhdon të krijojë një ambient inovativ dhe inspirues për nxënësit, duke promovuar aktivitete kulturore, artistike dhe akademike që ndihmojnë në zhvillimin e gjithanshëm të tyre dhe i përgatisin për sfidat e së ardhmes në një mjedis ndërkombëtar dhe bashkëkohor.

Continue Reading

Lajmet

Rriten shtesat për lehonat në 500 euro në muaj

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se nga ky muaj do të rriten shtesat për lehonat në 500 euro në muaj.

Ai e ka quajtur vendimin “superlajm” gjatë mbledhjes së Qeverisë, duke theksuar se rritja nuk do të presë hyrjen në fuqi të pagës minimale të paralajmëruar për muajin korrik, e cila po ashtu pritet të jetë 500 euro.

Sipas tij, vendimi hyn në fuqi menjëherë, duke rritur mbështetjen për lehonat në nivelin e pagës minimale.

Deri më tani, lehonat e papunësuara kanë përfituar 325.9 euro për gjashtë muaj, ndërsa lehonat e punësuara kanë marrë mbështetje të ngjashme për tre muaj, në përputhje me Ligjin e Punës.

Continue Reading

Vendi

Qeveria ndan paketë të re “Inflacioni 2.0”, mbështetje 100 euro për disa kategori

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria ka miratuar një paketë të re ekonomike të quajtur “Inflacioni 2.0”, me qëllim përballimin e rritjes së çmimeve.

Sipas tij, paketa parasheh mbështetje financiare prej 100 euro për pensionistët, punëtorët e sektorit jo-publik, fëmijët dhe studentët aktivë.

Kurti ka thënë se edhe paketa e mëhershme kundër inflacionit ishte dërguar në Kuvend, por sipas tij ishte bllokuar nga opozita pasi kërkonte shumicë të cilësuar.

Ai ka kërkuar nga Ministri i Financave që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për masa që lehtësojnë ndikimin e inflacionit, ndërsa nuk janë dhënë detaje për afatet dhe mënyrën e ekzekutimit të pagesave.

Continue Reading

Lajmet

Kurti bisedon me kongresistë amerikanë: kërkon bazë të përhershme të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim virtual me disa kongresistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka diskutuar për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në njoftimin e kryeministrit thuhet se marrëdhëniet mes Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të forta se kurrë, duke falënderuar kongresistët për mbështetjen e dy rezolutave në Kongres.

Njëra rezolutë mbështet aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, ndërsa tjetra kërkon vazhdimin e pranisë së forcave amerikane në kuadër të KFOR.

Kurti gjithashtu ka ritheksuar kërkesën që Kampi Bondsteel të shndërrohet në bazë të përhershme të ushtrisë amerikane, duke e cilësuar si interes strategjik për sigurinë në rajon.

Në takim u diskutua edhe për njohjet nga katër shtetet mosnjohëse të NATO-s, Marrëveshjen Kornizë për Bashkëpunim në Mbrojtje me SHBA-në dhe procesin për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës.

 

Continue Reading

Të kërkuara