Live

​“Drejtësi për çlirimtarët”: Më 17 tetor protestohet në Tiranë

Published

on

Në Tiranë të Shqipërisë do të protestohet më 17 tetor me kërkesën për drejtësi për ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, u bë e ditur në një konferencë për media të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo protestë organizohet nga kategoritë e dala nga lufta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, nga Tirana tha se kjo protestë vjen pas asaj të mbajtur në Prishtinë dhe tjetrës në Hagë – qyteti holandez ku e ka selinë Gjykata Speciale.

“Arsyet tashmë janë të qarta [për protestë] dhe tashmë të njohura për opinionin publik, padrejtësia që po ushtrohet në Gjykatën Speciale kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues të kategorive të dala nga lufta shprehim mirënjohje të përhershme për qeverinë e shtetit shqiptar, për kujdesin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj kësaj çështje madhore kombëtare. Mesazhi ynë është i thjesht dhe i qartë: Drejtësi për çlirimtarët kundër padrejtësisë që po u bëhet atyre. Prandaj, sot nga kjo tryezë ju drejtohemi të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, veprojnë, partive politike shqiptare, sidomos Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi bashkoheni me ne në këtë protestë paqësore në Tiranë. Kjo nuk është vetëm çështje e disa individëve, por është çështje e të gjithë neve, është çështje e dinjitetit, sakrificës dhe e vërtetës tonë historike. Le të ngrihemi të gjithë si një zë i vetëm, për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët tanë dhe të ju kundërvihemi padrejtësive”, deklaroi ai.

Ai pret që kjo protestë të mbështetet nga partitë shqiptare atje, meqë u shpreh se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) gjenezën e ka në Shqipëri.

“Tirana është duke bërë shumë për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sidomos kryeministri Edi Rama. Ne jemi dëshmitarë se kemi qenë vet burg atje në Hagë dhe e di punën edhe aktivitetin e Tiranës që është duke e bërë për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mirë është të punohet ende më shumë, por është duke u punuar. Qeveria shqiptare është duke punuar më shumë në këtë drejtim, është duke na ndihmuar shumë, ne e dimë që Qeveria e Shqipërisë ka kërkuar edhe një rezolutë të përbashkët Kosovë-Shqipëri që ta kemi edhe një rezolutë që ta dërgojmë në Këshillin e Evropës sepse ka të drejtë vetëm Shqipëria ta dërgojë, ne nuk kemi të drejtë si shtet i Kosovës sepse nuk jemi të anëtarësuar. Por unë besoj dhe shpresoj se qeveria shqiptare nuk do të mungojë fare në këtë drejtim por do të jap kontributin e vet për aq sa mundet dhe ka kapacitete”, u shpreh ai.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari tha se Specialja po “sulmon e po bën përpjekje për të njollosur luftën tonë të drejtë dhe të pastër”.

“Ne, në vazhdën e protestave për të kundërshtuar padrejtësinë, jo vetëm pse krerët e UÇK-së mbahen padrejtësisht atje, por nga kjo gjykatë është duke u sulmuar dhe duke bërë përpjekje për të njollosur dhe barazuar luftën tonë të drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mendoj që populli dhe kombi shqiptar kudo që janë duhet të reagojnë sepse lufta e lavdishme e UÇK-së ka përmasë kombëtare. Dhe jo vetëm kjo luftë, por gjithherë gjatë historisë, shqiptarët kurdo herë që janë organizuar për të mbrojtur, për të luftuar, për t’i bërë përpjekjet, nuk e kanë bërë vetëm për liri dhe çlirim por edhe për bashkim”, u shpreh Jashari.

Në konferencë për media në Tiranë, Jashari tha se institucionet vendore por edhe të Tiranës e Shkupit “obligohen që të reagojnë e kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së”.

“Këtu obligohen edhe institucionet kudo që janë, Tiranë, Prishtinë dhe Shkup që të reagojnë dhe kërkojnë, jo të përzihen në punët e drejtësisë por kur ke parasysh se si është kërkuar kjo gjykatë aty, pra nga një rezolutë e Këshillit të Evropës dhe duke i dhënë mundësi një raporti të shpifur të Dick Martyt, gjoja se UÇK ka bërë trafikim organesh. Mendoj se në radhë të parë se institucionet ku do që janë duhet të kërkojnë dhe është dashur të kërkojnë sepse nuk është argumentuar dhe nuk është faktuar asgjë mbi këtë shpifje, mbi të cilën është krijuar kjo gjykatë. Dhe në momentin që nuk është vërtetuar, faktuar, argumentuar asgjë në këtë drejtim, kjo gjykatë do të ishte dashur të jetë inekzistente”, deklaroi Jashari.

Bashkëorganizatori i protestës, Azgan Haklaj ka bërë thirrje që shqiptarët nga të gjitha vendet të bëhen bashkë më 17 tetor.

“Sot është një moment historik, çlirimtarët ndodhën në Hagë përballë disa akuzave të fabrikuara, ndërkohë Radoiçiqi me shokë është i lirë. Ndaj sot është mision shumë i rëndësishëm i shqiptarëve dhe ju drejtohemi me një thirrje tepër vëllazërisht dhe shumë shqiptarisht – të gjithë sot jemi UÇK, motoja jonë është edhe unë jam UÇK, drejtësi dhe liri për çlirimtarët. Besoj që më datën 17 tetor, këtu në sheshin ‘Skënderbej’ që mban emrin e simbolit shtetëror dhe kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit Skënderbeu, të gjithë shqiptarët do të vijnë dhe do të japin një mbështetje të fuqishme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtuesve të saj që ndodhën nën akuzat të fabrikuara, me dëshmitarë të rremë në Hagë”, përfundoi ai.

Një tjetër protestë është mbajtur në Hagë, më 14 shtator, një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Protesta është mbajtur në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, ku morën pjesë rreth 10 mijë shqiptarë nga e gjithë bota.

Po ashtu, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbledhur më 7 gusht në Prishtinë, ish-luftëtarë e qytetarë të tjerë në një protestë kundër padrejtësisë që vlerësojnë se po i bën Gjykata Speciale në Hagë.

Në Shqipëri do të protestohet më 17 tetor me kërkesën për drejtësi për ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, u bë e ditur në një konferencë për media të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nga Tirana tha se kjo protestë vjen pas asaj të mbajtur në Prishtinë dhe tjetrës në Hagë – qyteti holandez ku e ka selinë Gjykata Speciale.

“Sot nga kjo tryezë ju drejtohemi të gjithë shqiptarëve, partive politike bashkoheni me ne në këtë protestë paqësore në Tiranë. Le të ngrihemi të gjithë si një vend i vetëm që të ju kundërvihemi padrejtësive”, deklaroi ai. /D.B/KP

Lajmet

Rusia sulmon ndërtesën e Akademisë Kombëtare të Shkencave në qendër të Kievit

Published

on

By

Një sulm rus ka goditur një ndërtesë të Akademisë Kombëtare të Shkencave të Ukrainës dhe një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar.

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët dhe po kërkojnë për këdo që mund të ketë qenë brenda, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Telegram.

Forcat ruse kanë goditur gjithashtu një kompani farmaceutike dhe pika karburanti në Kiev, një qendër biznesi në Dnipro, si dhe objekte civile, ndërmarrje dhe infrastrukturë komunikimi në qytete e rajone të tjera, shtoi lideri ukrainas.

Zelensky ka thënë se ka viktima dhe u ka shprehur ngushëllime familjeve të tyre. Ai ka thënë se Rusia do të marrë një përgjigje.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se forcat e saj kanë goditur dy qendra të dhënash në Kiev, si dhe pika karburanti në kryeqytetin ukrainas. Ajo ka njoftuar gjithashtu se një qendër shpërndarjeje e shërbimit postar “Nova Poshta” u godit në qytetin jugor të Odesës. /BBC/

Continue Reading

Aktualitet

Trump refuzon propozimin e Iranit për armëpushim, por pret rikthim në negociata gjatë javës

Published

on

By

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të dielën se pret që bisedimet me Iranin të rifillojnë gjatë javës në vijim, ndonëse hodhi poshtë propozimin e Teheranit për një armëpushim shtatë-ditor dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Burime me dijeni mbi çështjen bëjnë me dije se kontaktet indirekte mes Uashingtonit dhe Teheranit mund të nisnin që të hënën.

Oferta iraniane, e paraqitur nga zyrtarët e Teheranit gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, parashikonte pezullimin e armiqësive në Lindjen e Mesme, heqjen e sanksioneve ndaj naftës, zhbllokimin e aseteve financiare dhe dhënien fund të bllokadës detare amerikane. Në një intervistë për platformën Axios, Trump u shpreh se Irani e ka mbivlerësuar pozitën e tij negociuese, duke theksuar se kushtet e paraqitura mund të ishin të pratueshme një vit më parë, por jo në rrethanat aktuale ku ai po shqyrton edhe mundësinë e rifillimit të sulmeve ajrore në shkallë të gjerë.

Qëndrimin e Uashingtonit e përforcoi edhe ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, i cili e cilësoi propozimin iranian si një manovër cinike. Waltz nëstabilizoi se kërkesa e Teheranit për të përfituar heqje sanksionesh e qasje në miliarda dollarë vetëm për t’u ulur në tryezë është e papranueshme, veçanërisht pas dështimit të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar në qershor, i cili u prish pasi Irani goditi anijet tregtare në ngushticë.

Nga ana tjetër, Teherani mbetet i prerë në kushtet e tij. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se vendi i tij nuk do të tërhiqet nga kërkesat e parashtruara për kontrollin e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Ky ngërç diplomatik vjen në një kohë kur konflikti, i cili filloi shtatë muaj më parë me sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit, vazhdon të mbajë të bllokuar një nga pikat më strategjike të furnizimit botëror me energji, përderisa luftime me intensitet të lartë po vijojnë edhe në frontin e Jemenit. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Tragjedi në Himalaje: Orteku godet kampin bazë në Nepal, dy të vdekur e dhjetëra të zhdukur

Published

on

By

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe rreth 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një ortek masiv goditi kampin bazë të majës Himlung Himal në Nepal, një lartësi prej 7,126 metrash në distriktin Manang, pranë kufirit me Tibetin.

Sipas raportimeve të BBC-së, ngjarja ka ndodhur të dielën në mëngjes. Grupi i goditur nga orteku përbëhej nga shtetas nepalezë, përfshirë alpinistë lokalë dhe pjesëtarë të stafit mbështetës. Ata kishin dalë përpara alpinistëve të huaj me qëllim përgatitjen e kampit, menaxhimin e itinerarit dhe vendosjen e litarëve në mal.

Shkak për këtë katastrofë janë bërë reshjet e dendura të dëborës që përfshinë zonën ditët e fundit, duke rritur ndjeshëm rrezikun për shkëputjen e orteqeve. Kushtet e vështira atmosferike po pengojnë seriozisht operacionet e shpëtimit, ndërsa helikopterët dhe ekipet e emergjencës e kanë pasur të pamundur të mbërrijnë në vendngjarje gjatë orëve të para.Kjo tragjedi në Himlung Himal vjen më pak se dy muaj pas vdekjes së gjashtë alpinistëve në pikën Broad Peak në Pakistan, mes të cilëve humbi jetën edhe alpinisti i njohur britaniko-nepalez, Nirmal Purja.

Ndërkohë, rajoni i Himalajeve po përballet me një nga periudhat më të rënda nga fatkeqësitë

natyrore:

Mbi 6,000 të zhdukur: Vijojnë kërkimet në kufirin Nepal-Tibet pas përmbytjeve masive dhe rrëshqitjeve të dheut të muajit gusht.

Mbi 1,400 të vdekur: Shembja e një akullnaje shkaktoi vershimin e menjëhershëm të ujit dhe inerteve në luginën e lumit Trishuli, duke shkatërruar terësisht vendbanime të tëra.

/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Universitetet britanike u konsultuan me kompaninë e armëve BAE Systems për protestat pro-Palestinës

Published

on

By

Së paku 13 universitete britanike kanë diskutuar me prodhuesin më të madh të armëve në Mbretërinë e Bashkuar, BAE Systems, se si t’i menaxhojnë protestat pro-palestineze në kampuset e tyre. Kjo përfshinte rritjen e masave të sigurisë në ngjarje zyrtare dhe koordinimin e përgjigjeve ndaj kritikave.

Korrespondenca mes universiteteve dhe kompanisë ushtarake u zbulua përmes email-eve dhe dokumenteve të brendshme nga një hetim i përbashkët i “Liberty Investigates” dhe “Al Jazeera”.

Sipas dokumenteve, universitete të tilla si ai i Manchesterit, Nottinghamit, Southamptonit, Birminghamit, Strathclyde dhe Cranfield konsiderohen “partnerë strategjikë” të BAE Systems dhe marrin së bashku deri në 15 milionë funte (rreth 20 milionë dollarë) në vit nga kjo kompani.

Në gusht të vitit 2024, BAE Systems duket se u ka kërkuar universiteteve të hartojnë mesazhe për të kundërshtuar atë që e quante “një narrativë shpesh të deformuar nga protestuesit”. Kjo periudhë përkonte me reagimet e mëdha studentore kundër bashkëpunimit me kompanitë që furnizojnë me armë ushtrinë izraelite gjatë luftës në Gazë.

Në një rast në Universitetin e Sheffieldit, zyrtarët e hetimit të brendshëm u konsultuan me BAE Systems përpara se të dënonin katër studentë që protestuan në një ngjarje online me slloganet “BAE vret fëmijë”. Studentëve u kërkua të paguanin një gjobë prej 75 funtesh ose të nënshkruanin një zotim se nuk do të merrnin pjesë në protesta të paautorizuara.

Ndërsa studentët e ndëshkuar e cilësuan këtë si ndikim të drejtpërdrejtë të kompanisë së armëve mbi drejtuesit e universitetit, zëdhënësi i Universitetit të Sheffieldit i hodhi poshtë pretendimet, duke deklaruar se procedurat disiplinore janë të pavarura dhe bazohen vetëm në rregulloren e sjelljes së studentëve. /Al Jazzera/

 

Continue Reading

Të kërkuara