Lajmet

Von der Leyen thotë se Mali i Zi prej kohësh ka bërë më shumë përparim në rrugën e tij drejt BE-së

Kështu deklaroi ajo gjatë vizitës në Mal të Zi.

Published

on

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se zgjerimi i BE-së është në krye të prioriteteve të Komisionit Evropian.

“Unë e di se sa të përkushtuar janë qytetarët e Malit të Zi për t’u bashkuar me BE. Ne jemi të lumtur të ndihmojmë që kjo të ndodhë”, tha ajo.

Ajo theksoi se Mali i Zi ka qenë prej kohësh vendi që ka bërë më shumë përparim në rrugën e tij drejt BE-së.

“Më vjen mirë që jeni të vendosur ta ruani atë pozicion”, theksoi ajo në një konferencë për media, gjatë vizitës së saj në Mal të Zi, shkruan Vijesti.

Lajmet

Hamza në takim me ambasadorin gjerman: Kosova ka vetëm një drejtim përpara: rrugën euroatlantike

Published

on

By

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, priti në takim ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, të cilin e uroi për mirëseardhjen.

Gjatë takimit, Hamza e informoi ambasadorin për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme dhe shprehu gatishmërinë për të formuar institucionet e reja sa më shpejt. Ai theksoi se nga partnerët ndërkombëtarë Kosova pret përkrahje për heqjen e sanksioneve të BE-së, mbështetjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për BE.

Ambasadorit të ri gjerman, Rainer Rudolph, i urova mirëseardhje në Kosovë dhe e njoftova për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, si dhe për gatishmërinë time për t’i formuar institucionet e reja sa më shpejt. Në takimin tonë theksova se nga partnerët ndërkombëtarë presim përkrahje në skenën ndërkombëtare, me heqjen e sanksioneve të BE-së, mbështetjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për BE. Kosova ka vetëm një drejtim përpara: rrugën euroatlantike,” shkroi Hamza, duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë ndaj tre personave për rastin e sulmit në kanalin e “Ibër Lepencit”

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për rastin e sulmit në kanlin  e “Ibër Lepencit” në Zubin Potok që ndodhi me 29 nëntor 2024,

Aktakuzë është ngritur nda J.V., D.V., dhe I.D për veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike” nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Spiunazh”.

Njoftimi i PSRK-së:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pas një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria Kundër Terrorizmit, dhe me partnerët evropianë ka ngritur aktakuzë ndaj J.V., D.V., dhe I.D për veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike” nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Spiunazh”.

Sipas aktakuzës, më 29.11.24 në fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, në pjesën e kanalit “Ibër Lepenc” , të pandehurit J.V dhe D.V, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshje paraprake, kanë vendosur eksploziv (rreth 20 kilogram të llojit Trinitrotoluene “TNT”) në brendësi të kanalit.

J.V. dhe D.V., akuzohen se lëndën shpërthyese e kanë aktivizuar përmes një çante të cilën e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni, ku si pasojë është dëmtuar rëndë struktura e betonit të kanalit, “Ibër Lepenc”, është shkaktuar ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm, është rrezikuar prodhimi i energjisë elektrike, dhe ndërmarrjes “Ibër Lepenc”,  i është shkaktuar dëm në vlerë prej 376,774.70 eurosh.

Sipas aktakuzës, me këto veprime, të pandehurit J.V. dhe D.V.,  kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve publike” nga neni 122 në lidhje me “Kryerjen e veprës terroriste” .

Dy të pandehurit akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje, së bashku edhe me të akuzuarin tjetër I.D.

Ndërsa, i padnehuri  J.V, akuzohet edhe për veprën penale “Spiunazhi”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri deri në momentin e arrestimit, në cilësinë e të rekrutuarit në Shërbimin Informativ Ushtarak të Serbisë, Kolonel, ka vepruar dhe e ka ndihmuar këtë shërbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim që të njëjtat ti përdor gjatë aktivitetit të tij të kundërligjshëm në territorin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ripërsëritur se paga minimale do të rritet nga muaji i ardhshëm, duke shkuar në 425 euro bruto, nga 350 euro sa është aktualisht.

Kurti ka bërë të ditur se kjo është rritja e tretë brenda mandatit të tij, pasi pagat minimale u gjetën të pandryshuara për mbi një dekadë, në nivelin 130–170 euro. Ai tha se nga 1 korriku do të nisë faza e dytë e rritjes, kur paga minimale do të arrijë në 500 euro bruto.

Rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje,” ka shkruar Kurti, duke theksuar se vendimi është pjesë e angazhimeve të Qeverisë për përmirësimin e standardit të punëtorëve në vend.

Continue Reading

Lajmet

​Inter- Liverpool, formacionet e mundshme

Published

on

Interi dhe Liverpooli do të takohen sonte në Ligën e Kampionëve, një përballje midis dy prej klubeve më prestigjioze të futbollit evropian.

Një Liverpool potencialisht i shpërqendruar ka një detyrë të vështirë përpara nëse dëshiron të kthehet te fitoret në Ligën e Kampionëve këtë javë, pasi do të përballet me Interin në San Siro.

Barazimi 3–3 i Reds në Leeds United u bë pothuajse i parëndësishëm nga shpërthimi i Mohammed Salah pas ndeshjes, gjatë të cilit ai u tha gazetarëve në zonën e përzier në Elland Road se marrëdhënia e tij me trajnerin Arne Slot ishte prishur.

Pjesa më e madhe e diskutimeve rreth Reds tani po përpiqet të devijojë nga komentet e Salah të shtunën, me egjiptianin që mezi po ndihmon në një situatë tashmë të vështirë në Merseyside.

Skuadra e Slot e kishte nisur fushatën e Ligës së Kampionëve me tre fitore nga katër ndeshje, por u mundën 4–1 nga PSV Eindhoven herën e fundit dhe kanë rënë në vendin e 13-të në tabelën e fazës së ligës. Vetëm tetë ekipet e para do të kualifikohen automatikisht për raundin e 16-të.

Finalistët e sezonit të kaluar, Interi , janë në vendin e katërt me katër fitore nga pesë ndeshje, por u mposhtën nga Atlético Madridi dy javë më parë në rrethana mjaft mizore në fund të ndeshjes.

Pavarësisht ndryshimit të trajnerit, Nerazzurrët mbeten pretendentë si në kampionat ashtu edhe në kontinent. Një fitore 4–0 ndaj Comos të shtunën e lë ekipin e Cristian Chivu-së në vendin e dytë në Serie A dhe vetëm një pikë larg Napolit, kampionëve në fuqi.

Formacionet e mundshme të ndeshjes që nis nga ora 21:00:

Inter (3-5-2): Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Luis Henrique, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro

Liverpool (4-3-1-2): Alisson; Bradley, Konaté, Van Dijk, Robertson; Szoboszlai, Gravenberch, Mac Allister; Wirtz; Isak, Ekitiké/S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara