Aktualitet

Vlora Dumoshi e LDK-së vaksinohet në Amerikë

Published

on

Kosova është vendin që më së paku ka siguruar vaksina anti-COVID.

Deri më tani janë vaksinuar vetëm një pjesë e mjekëve dhe të moshuarve mbi 80 vjeç.

Ndërsa vaksinimi i pjesës më të madhe të qytetarëve mund të marrë kohë, politikanë të ndryshëm po bëjnë zgjidhje për veten e tyre.

Është kjo deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi e cila është vaksinuar me vaksinën anti-COVID në Washington DC.

Ish-ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi çështjen e vaksinimit e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në Facebook.

https://www.facebook.com/vlora.dumoshi/posts/10158397096244075

Continue Reading

Bota

Përmbytjet vdekjeprurëse në Pakistan: Evakuohen mbi 2 milionë banorë

Published

on

By

Më shumë se dy milionë njerëz janë evakuuar në provincën Punjab të Pakistanit, ndërsa përmbytjet përfshijnë rajonin lindor të vendit, thanë autoritetet.

150,000 të tjerë janë evakuuar në provincën Sindh, u tha gazetarëve të enjten shefi i menaxhimit kombëtar të fatkeqësive, Inam Haider Malik, duke paralajmëruar se “numri mund të rritet gjatë ditëve në vijim”, shkruan BBC.

Shirat e musoneve kanë vrarë më shumë se 900 njerëz në të gjithë vendin që nga fundi i qershorit, sipas një përditësimi nga Korpusi Ndërkombëtar Mjekësor të premten.

Ndryshimet klimatike kanë përkeqësuar përmbytjet në Pakistan, pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë derdhjen e lumenjve. Por kritikët fajësojnë gjithashtu mungesën e investimeve qeveritare në zbutjen e fatkeqësive, siç janë sisteme më të mira alarmi dhe infrastruktura./D.B/KP

Continue Reading

Bota

​Polonia: Sulmi rus nuk ndodhi gabimisht

Published

on

By

Udhëheqja politike e Polonisë po shpreh gjithnjë e më shumë shqetësim për reagimin e zbehtë të Shteteve të Bashkuara ndaj incidentit ku një dron rus shkeli hapësirën ajrore polake.

Ndërsa gjithnjë e më shumë partnerë evropianë po e dënojnë ngjarjen dhe po shprehin mbështetjen e tyre për Poloninë me oferta konkrete ndihme, presidenti amerikan Donald Trump u shpreh më indiferent mbrëmë, duke thënë se “mund të ketë qenë një gabim”.

Pavarësisht, nuk jam i kënaqur me asgjë që ka të bëjë me gjithë atë situatë”, tha Trump para gazetarëve, duke shtuar më pas në terma të përgjithshëm: Por shpresoj që së shpejti t’i vijë fundi.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, u përgjigj shkurt: Jo, nuk ishte gabim.

Kjo u pasua nga një deklaratë edhe më e ashpër e kryeministrit Donald Tusk.

Edhe ne do të dëshironim që sulmi me dron ndaj Polonisë të ishte gabim. Por nuk ishte. Dhe ne e dimë këtë”, shkroi Tusk në një reagim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale në gjuhën angleze.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet në Nju Jork me kërkesë të Polonisë për të diskutuar incidentin, ku pritet të dëgjohen edhe më shumë reagime nga Polonia dhe aleatët e saj evropianë, shkruan The Guardian./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Blerja e re e Interit pritet te debutojë në derbi ndaj Juventusit

Published

on

Interi ka zyrtarizuar transferimin e Manuel Akanjit nga Manchester City dhe mbrojtësi zviceran pritet të debutojë menjëherë në një nga sfidat më të mëdha të sezonit, Derby d’Italia ndaj Juventusit.

Trajneri Cristian Chivu është gati ta hedhë titullar Akanjin që në përballjen e së shtunës në “Allianz Stadium” të Torinos, duke e vendosur përkrah Francesco Acerbit dhe Alessandro Bastonit në qendër të mbrojtjes.

Zvicerani pritet të marrë vendin e Yan Bisseck në formacion, sipas Sky Sport Italia.

Kjo ndeshje vjen në një moment të rëndësishëm për Interin, i cili humbi sfidën e fundit në shtëpi kundër Udineses dhe është nën presion për një rezultat pozitiv.

Ndryshime të tjera priten edhe në mesfushë, ku Henrikh Mkhitaryan mund të rikthehet në vend të Petar Sucic për të formuar dyshe me Hakan Calhanoglun.

Në sulm, kapiteni Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram do të udhëheqin repartin ofensiv, pavarësisht se argjentinasi u rikthye vonë nga impenjimet me kombëtaren.

Formacioni i mundshëm i Interit: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Shtetet që po shqyrtojnë tërheqjen nga Eurovision nëse Izraeli lejohet të marrë pjesë

Published

on

Irlanda, Spanja dhe Sllovenia kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj përfshirjes së mundshme të Izraelit në Eurovision 2026, duke rritur mundësinë e tërheqjeve.

Në një deklaratë, transmetuesi kombëtar irlandez RTE tha se Irlanda nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës Eurovision 2026 nëse pjesëmarrja e Izraelit vazhdon, dhe vendimi përfundimtar në lidhje me pjesëmarrjen e Irlandës do të merret pasi të merret vendimi i EBU-së (Bashkimi Evropian i Transmetimeve), shkruan Anadolu.

Transmetuesi nënvizoi se pjesëmarrja e Irlandës do të ishte e paarsyeshme duke pasur parasysh humbjen e vazhdueshme dhe të tmerrshme të jetëve në Gaza.

Të hënën, Ministri i Kulturës i Spanjës, Ernest Urtasun, hapi publikisht derën e daljes së vendit nëse Izraeli nuk përjashtohet.

Të premten, transmetuesi publik i Sllovenisë, RTV Slovenija, njoftoi se vendi nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2026 nëse Izraelit i lejohet të kthehet vitin e ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara