Lajmet

​Vitia jep detaje lidhur me protezat për invalidët e UÇK-së

Ai ka deklaruar se të gjithë invalidët e UÇK-së, do të kompensohen për mirëmbajtjen e protezave të reja.

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka folur edhe për programin e trajtimit të pacientëve jashtë institucioneve shëndetësore publike, ku ka deklaruar se të gjithë invalidët e UÇK-së, do të kompensohen për mirëmbajtjen e protezave të reja.

Vitia theksoi se Ministria e Shëndetësisë ka ndarë edhe 2 milionë e 100 mijë euro dhe përmes këtij buxheti në tri vitet e ardhshme asnjë invalid nuk do të ketë nevojë për shërbime jashtë institucioneve shëndetësore publike.

“Sa i përket invalidëve të UÇK-së shumica e kërkesave për mirëmbajtjen dhe rregullimin e protezave janë bërë në muajin nëntor dhe dhjetor të viti 2-23 përveç dy apo tre kërkesave që janë nga muaji gusht i viti të kaluar. Kur e kemi parë që është i kemi analizuar të gjitha rrugët dhe e gjithë qeveria jo vetëm Ministria e Shëndetësisë ka pasur ndjeshmërinë maksimale që të gjendet një herë e mirë që të institucionalizohet e gjithë proces dhe të shkojë përmes fondit të sigurimeve shëndetësore dhe nga vendimi që kemi marrë para pak ditës në Qeverinë e Republikës së Kosovës të gjitha këto kërkesa janë miratuar, janë në adresime sipër për trajtim jashtë vendit dhe të gjithë invalidët e UÇK-së, do të kompensohen për mirëmbajtjen për proteza të reja të cilat natyrisht është obligim, është më së pakti që mund të bëjmë për këtë kategori por në anën tjetër, MSH-ja në tre vitet e ardhshme ka ndarë edhe një buxhet prej 2 milionë e 100 mijë euro, që këto shërbime përmes një plani të veprimit, nga viti i kaluar me këto investime materiale dhe në shtimin e resurseve njerëzore, këto shërbime mbas tre vite, invalidët e UÇK-së mos të kenë nevojë të dalin nga institucionet shëndetësore publike”, tha Vitia.

Rajoni

68 persona të arrestuar pas protestës se djeshme në Tiranë, në mesin e tyre edhe të mitur

Published

on

By

Policia e Tiranës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 68 persona në lidhje me protestën e mbajtur në kryeqytet. Në mesin e të arrestuarve janë edhe shtatë të mitur, të moshës 15 deri në 17 vjeç, ndërsa ndaj 22 protestuesve të tjerë ka nisur procedimi penal.

Përplasjet fizike gjatë ditës së gjashtë të protestës shkaktuan të lënduar në të dyja palët, si dhe dëme të konsiderueshme materiale në disa godina institucionesh ku u shfaqën edhe vatrat e para të flakëve.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, personat e ndaluar dyshohen se kanë goditur zyrtarët policorë dhe godinat publike e private me gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike.

“Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 20 punonjës Policie. Personat e ndaluar kanë dëmtuar fizikisht efektivët si dhe kanë shkaktuar dëme materiale në godinat e institucioneve dhe në sinjalistikën rrugore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë. /E.A/

Foto: REL

Continue Reading

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Lajmet

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Të kërkuara