Lajmet

Osmani për muzeun e Masakrës së Krushës: Njësoj sikurse liria, janë rezultat i sakrificës së popullit shqiptar

Osmani tha se muzeu do të jetë në funksion për krimet që Serbia i kreu ndaj qytetarëve të Kosovës.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar drejtësi për masakrën e Krushës së Madhe të Rahovecit, ku u vranë e u masakruan 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore janë djegur. Osmani tha se muzeu do të jetë në funksion për krimet që Serbia i kreu ndaj qytetarëve të Kosovës.

Osmani tha se zërat e viktimave nuk do të heshtën e as harrohen nëpërmjet dokumentimit me rastin e inaugurimit të këtij muzeu.

“Sot jemi këtu të gjithë së bashku për ta kujtuar një mizori ku regjimi gjenocidial i Serbisë ekzekutoi qindra burra, djem, fëmijë edhe gra shtatzëna. Sot jemi këtu për të kërkuar që të zbardhet fati i të zhdukurve. Sot jemi këtu për të kujtuar edhe intelektualin Ukshin Hoti. Mbi të gjitha sot jemi këtu për ta institucionalizuar kujtesën tonë kolektive. Ky muze është në funksion të thirrjes sonë të përbashkët në drejtësi e cila akoma mungon. Ne nuk duhet ta harrojmë rrugën nëpër të cilën kemi kaluar. Pikërisht në krye të këtij mision kanë qenë krushjanët”, tha Osmani.

E para e shtetit deklaroi se inaugurimi i muzeut njësojë sikurse liria, janë rezultat i sakrificës së popullit shqiptar.

“Ata nuk ja dolën në mision e shfarosjes së popullit shqiptarë. Duke kujtuar viktimat e mizoreve kujtojmë dinjitetin e tyre e sakrificën e tyre. Familjet kanë nevojë për liri, Kosova ka nevojë për drejtësi. Zërat e viktimave ende kumbojnë. Prej sot ky muze do të jetë në funksion të atyre për krimet që Serbia i kreu për qytetarët e Kosovës. Ky muze sikur se liria jonë janë rezultat i sakrificës sonë për liri dhe sakrificës së aleatëve tanë. Ky muze është historia jonë e dhimbshme por uroj që të mos jete historia e askujt. Asnjë here nuk ndalojmë së kërkuari që autoret të dalin para drejtësisë”, ka thënë ajo.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smail Latifi, tha se inaugurimi i muzeut që dokumenton këtë ngjarje, është tregues i çmimit të Kosovës për liri. Tha se mbi 140 të vrarët e personat e zhdukur nga kjo masakër kanë pësuar vetëm për shkak të etnisë së tyre shqiptare.

“Ky muze do të trokas në ndërgjegjen tonë dhe të atyre që vijnë pas nesh, duke na treguar çmimin e lartë që kemi paguar për lirinë e tokës sonë. Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më masive që u bë nga paramilitarët, policia dhe ushtria e shtetit terrorist të Serbisë. Për fare pak kohë, u dogjën 850 shtëpi, u shkatërrua baza materiale e shumë fshatarëve, u asgjësuan monumentet e trashëgimisë kulturore e historike dhe u rrënua gjithçka që lidhej me trashëgiminë tonë kombëtare. Kujtesa jonë për marsin  e 1999 mbete njësoj e freskët. Luftën, djersën, mundin e gjakut ja kemi borxh vendit. Kjo tokë është larë shumë herë më gjake, megjithatë kemi qëndruar këtu dhe kemi ruajtur varret e të parëve. Për të mos harruar mundin e djersen e tyre, ne kemi investuar në rregullimin dhe mirëmbajtën e varreve edhe dhe kemi ngritur edhe muzeun e masakrës. Është një nga masakrat më masive që u bë nga ushtria shtetit terrorist të Serbisë, për pak kohë u dogjën mbi 800 shtëpi dhe u shkatërrua gjithçka që lidhte me trashëgimin tonë kulturore”, tha tutje Latifi.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se nëpërmjet inaugurimit të masakrës së Krushës së Madhe ruhet kujtesa kolektive për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

“Ky muze do t’i kontribuoj kujtesës sonë kolektive për të mos harruar asnjëherë krimet mizore dhe aktet gjenocidale të Serbisë fashiste. Së fundmi kemi themeluar Institutin për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, në të cilën do të dokumentohen të gjitha masakrat dhe krimet e tjera që janë kryer në Kosovë”, tha Haxhiu.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara