Shëndet

Vitaminat e duhura për trupin e një gruaje në çdo moshë

Suplementet e vitaminave zakonisht konsumohen për periudha të shkurtra kohore.

Published

on

Vitaminat janë një molekulë organike shumë e vlefshme për trupin e njeriut.

Thuhet shpesh se sa më shumë vitamina të merrni aq më mirë është për organizmin tuaj.

Kjo sigurisht varet ngushtë edhe nga organizmi në të cilin këto substanca veprojnë.

Tek shëndeti i grave janë veçanërisht disa vitamina të rëndësishme për shkak edhe të ndryshimeve që ndodhin gjatë jetës siç janë shtatëzanitë.

Gjithsesi marrja e të gjithë këtyre vitaminave në një ditë vetëm nga ushqimi mund të jetë pak e vështirë, ndaj shpeshherë rekomandohen suplementet.

AgroWeb ju tregon ato më të rëndëishmet për trupin e një gruaje dhe sasinë e rekomanduar përgjithësisht nga mjekët.

Suplementet e vitaminave zakonisht konsumohen për periudha të shkurtra kohore dhe mund të merrën direkt në farmaci.

Gjithsesi nëse ndërkohë ju merrni edhe ilaçe të tjera është gjithnjë e domosdoshme të konsultoheni më parë me mjekun tuaj para se të vendosni t’i merrni këto vitamina.

Kjo për shkak se disa suplemente mund të japin efekte të kundërta kur kombinohen me ilaçe të caktuara.

Më poshtë AgroWeb.org ju liston disa nga vitaminat më të rëndësishme për funksionimin e mirë të organizmit.

Acidi Folik

Acidi Folik është esencial në dietën ditore të çdo gruaje. E njohur ndryshe si vitamina B, ndihmon ndërtimin dhe krijimin e qelizave të reja.

Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për gratë gjatë shtatëzanive pasi ndihmon në zhvillimin dhe rritjen e shëndetëshme të fetusit.

Ky acid parandalon defektet neurologjike që mund të zhvillohen gjatë shtatzanisë tek bebet e vogla duke i dhënë kohë atyre të rriten.

Për të marrë sasinë e nevojshme të kësaj vitamine trupit të një gruaje i duhen mesatarisht 0.4 mg acid folik çdo ditë.

Ndërsa për gratë shatëzanë këshillohet të marrin 0.6 mg në ditë.

Vitamina D

Teksa plakeni nivelet e hormoneve ndryshojnë dhe ju zhvilloni rriskun e dobësimit të kockave.

Kështu jeni gjithnjë e më të prirur ndaj dëmtimeve dhe frakturave të tyre.

Ky dobësim vihet re zakonisht tek femrat ndaj është e rëndësishme të merrni sasinë e duhur të vitaminës D çdo ditë.

Konsumimi i kësaj vitamine çdo ditë ndihmon trupin në prodhimin e kalçiumit që forcon kockat.

Doza e përditëshme e rekomanduar është 0.015 mg në ditë.

Kjo sasi vitamin D është e mjaftueshme për gratë thuajse gjatë gjithë jetës, deri në moshën 70 vjeçare.

Vitamina C

Vitamina C ndihmon në formimin e kolagjenit i cili ndodhet në shumë pjesë të trupit tuaj.

Këtu përfshihet lëkura, ligamentet dhe tendinat duke i mbajtuar ato të reja dhe elastike.

Vitamina C njihet gjithashtu edhe për mbajtjen nën kontroll të radikaleve të lira që shkatërrojnë qelizat e mira të trupit.

Një gruaje i duhen rreth 75 mg në ditë nga kjo vitaminë ndërsa gjatë periudhave të shtatzanisë rreth 85 mg.

Për personat duhanpirës kjo dozë mund të shtohet edhe më shumë për shkak se cigarja rrit nivelin e stresit dhe vret qelizat.

Vitamina B-12

Vitamina B-12 është një nga më të rëndësishmet dhe duhet konsumuar çdo ditë.

Ndihmon në rigjenerimin e metabolizmit dhe mbron qelizat e trurit.

Gjithashtu ka një rol kyç në krijimin e hormoneve dhe enzimave të cilat formojnë rruazat e kuqe të gjakut.

Kjo vitaminë gjendet me shumicë tek mishi ndaj nëse nuk konsumoni shumë mish me siguri keni mungesë të kësaj vitamine.

Sasia e suplementeve që rekomandohet në një ditë është 0.0024 mg në ditë dhe 0.0026 mg në ditë nëse jeni shtatëzanë.

Këto sasi nuk rekomandohen për gratë të cilat marrin ilaçe shtesë, AgroWeb.org ju këshillon që në çdo rast të konsultoheni me mjekun tuaj./AgroWeb.org

Shëndet

Si të ulni nepsin për ëmbëlsira? Këto ushqime ju vijnë në ndihmë

Published

on

Frenimi i nepsit është një nga sfidat më të mëdha si gjatë dietës, ashtu edhe në përditshmëri.

Dëshira për të konsumuar të ëmbla, karbohidrate a ushqime të yndyrshme shfaqet si mënyrë për të shtuar energjinë, edhe kur e dimë që ato nuk janë zgjedhja më e shëndetshme.

Megjithatë, ka alternativa të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë ta kontrolloni këtë dëshirë.

Avokado

E pasur me minerale, vitaminë E dhe yndyrna të shëndetshme, avokado është një ushqim ideal për t’ju mbajtur të ngopur më gjatë. Mund ta konsumoni të thjeshtë me pak kripë e piper ose ta shtoni në sallata.

Vaji i kokosit

Përdorimi në vend të sheqerit në disa receta ndihmon në uljen e dëshirës për ushqime të përpunuara. Ai përmban yndyrna të shëndetshme që kontribuojnë në një ndjesi më të qëndrueshme ngopjeje.

Arra dhe arrorë të tjerë

Janë të pasura me yndyrna e proteina, mund të reduktojnë nepsin për të ëmbla apo karbohidrate. Zgjidhni versione natyrale, pa kripë dhe pa shtesa të tjera.

Karrotat dhe selinoja

Janë të pasura me fibra, ju ngopin natyrshëm e ju ndihmojnë të shmangni ushqimet e panevojshme. Mund t’i konsumoni si snack, në sallata ose bashkë me një çaj të ngrohtë.

Pini mjaftueshëm ujë

Trupi ngatërron etjen me uri. Duke pirë rregullisht ujë gjatë ditës, mund të zvogëloni nepsin dhe të përmirësoni hidratimin. Këto zgjedhje mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni dëshirat e papritura për ushqime jo të shëndetshme dhe të mbani një rutinë ushqimore më të balancuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sekreti i çokollatës së zezë për një trup më të ri

Published

on

Një studim i ri ka gjetur një lidhje mes teobrominës, një përbërësi natyral i çokollatës së zezë, dhe ngadalësimit të plakjes biologjike.

Studiuesit analizuan mbi 1,600 persona në Britani dhe Gjermani dhe vunë re se ata me nivele më të larta teobromine kishin një moshë biologjike më të ulët se mosha reale.

Mosha biologjike mat gjendjen reale të trupit duke u bazuar në qelizat, indet dhe organet, dhe lidhet me faktorë si stili i jetesës, mjedisi dhe gjenetika.

Studiuesit përdorën ndryshimet në ADN dhe gjatësinë e telomereve për këtë matje.

Ekspertët theksojnë se nevojiten më shumë studime për të kuptuar ndikimin e teobrominës dhe paralajmërojnë që sheqeri dhe yndyra në çokollatë mund të ulin përfitimet.

Shija e çokollatës mund të shijohet në sasi të vogla dhe rrallë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Varianti K: Mutacioni më infektues që po përhapet shpejt në botë

Published

on

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit pësojnë ndryshime për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, dhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin. Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kombinimet e rrezikshme të suplementeve! Çfarë nuk duhet marrë kurrë bashkë?

Published

on

Përdorimi i pakontrolluar i suplementeve mund të sjellë më shumë dëm sesa përfitim, paralajmërojnë mjekët.

Ata theksojnë se suplementet duhet të merren vetëm kur vërtetohet mungesa e një vitamine apo minerali dhe nën këshillim profesional.

Kombinimet e gabuara mund të zvogëlojnë efektin e njëri-tjetrit ose të shkaktojnë mungesa të rëndësishme ushqyese.

P.sh., konsumimi i kafesë me suplemente hekuri ul ndjeshëm përthithjen. Dr. Karan Rajan shpjegon se edhe marrja e sasive të mëdha të kalciumit ndikon negativisht në përthithjen e hekurit. Po ashtu, disa kombinime të suplementeve mund të shkaktojnë komplikime.

Kombinimet që duhet shmangur:

Kalcium dhe hekur – Nuk rekomandohet të merren njëkohësisht; duhet një interval prej së paku dy orësh. Hekuri përthithet më mirë me vitaminë C, ndërsa kalciumi nuk duhet marrë me ushqime të pasura me hekur.

Zink dhe kalcium – Konkurojnë për përthithje në zorrë, ndaj duhet të merren të ndara me të paktën dy orë diferencë.

Zink dhe hekur – Dozat e larta të hekurit (mbi 25 mg) ulin përthithjen e zinkut. Zinku duhet marrë pas disa orësh.

Çaji jeshil dhe hekuri – Ulin përthithjen e hekurit. Konsumimi i tepruar i çajit jeshil mund të çojë në mungesë hekuri.

Vitamina C dhe vitamina B12 – Vitamina C në doza të larta zvogëlon përthithjen e B12. Duhet të merren të ndara me disa orë.

Zink dhe magnez – Zinku në doza të larta pengon përthithjen e magnezit, prandaj rekomandohet marrja në kohë të ndryshme të ditës.

Mjekët këshillojnë që suplementet të përdoren me kujdes dhe vetëm kur janë të nevojshme, për të shmangur probleme shëndetësore të panevojshme. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara