Teknologji

Visa blen startup Suedez fintech për 1.8 miliardë euro

Marrëveshja vjen pas përpjekjeve të Visa për të blerë Plaid, një rival të Tink dhe që u bllokua nga autoritetet Amerikane.

Published

on

Kompania teknologjike e pagesave Visa tha se ka nënshkruar një marrëveshje për të blerë platformën Evropiane open banking Visa për 1.8 miliardë euro.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, Tink do të ruajë brendin dhe ekipin drejtues ndërsa zyrat qendrore do të vijojnë të jenë në Stokholm.

Marrëveshja vjen pas përpjekjeve të Visa për të blerë Plaid, një rival të Tink dhe që u bllokua nga autoritetet Amerikane.

Plaid vlerësohej me 13.4 miliardë dollarë.

Themeluar nga sipërmarrësit Suedez Daniel Kjellen dhe Fredrik Hedberg, Tink nisi si një aplikacion menaxhimi financiare por më pas orientoi teknologjinë drejt bizneseve.

Me teknologjinë e Tink bankat dhe firmat fintech mund të aksesojnë të dhënat bankare dhe krijojnë produkte të reja financiare. /CIO Albanian

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Audi ndërpret eksportet në SHBA

Published

on

Ndryshe nga shumë prodhues tjerë gjermanë të automobilave, Audi nuk ka fabrika të vetat në SHBA. Të gjitha automjetet Audi për tregun amerikan dërgohen në SHBA prej Gjermanisë dhe disa vendesh tjera.

Tani Audi i ka ndaluar të gjitha dërgesat për në SHBA. Arsyeja janë tarifat doganore të vendosura javën e kaluar për mbarë botën nga presidenti amerikan Donald Trump.

Sipas një raporti të Automobilwoche vendimi i Audit vlen për automjetet e porositura në SHBA pas 2 prillit. Automjetet kanë mbërritur në SHBA para kësaj data do t’u dorëzohen klientëve sipas planit.

Portali Automobilwoche i referohet një letre të brendshme që u është drejtuar tregtarëve me pakicë të automjeteve në SHBA. Këtë e ka konfirmoi tani edhe një zëdhënëse e kompanisë Audi.

Strategji të reja tregtimi

Kompania Audi i dërgon automjetet e saj në SHBA nga Gjermania, Hungaria dhe Sllovakia. Po ashtu në Meksikë prodhohet modeli “Q5” – që është bestseller në SHBA.

Kompania Audi ka në magazinat e saj në SHBA më shumë se 37,000 makina, këto automjete nuk preken nga tarifat e reja. Për këtë arsye do të pajisen me një shënim të posaçëm kur të shiten.

Audi po mendon tani se si t’u sigurojë shitësve me pakicë mundësi dhe impulse të reja për shitjen e makinave Audi që gjenden në magazina në SHBA. Ata po analizojnë mënyra si mund të minimizohet ndikimi i tarifave të reja doganore tek klientët dhe partnerët tregtarë.

Continue Reading

Teknologji

Konfirmohet data e lansimit të Realme GT7, zbulohen disa detaje

Published

on

Disa muaj pas lëshimit të Realme GT 7 Pro, kompania po përgatitet të lansojë edhe GT7. Në posterin e tij të fundit, prodhuesi i smartfonëve konfirmoi 23 prillin si datën e lëshimit në Kinë.

Data e lëshimit në Kinë është 23 prilli, që do të thotë se mund të presim një paraqitje më të gjerë globale së shpejti.

Flitet se ai do të ketë çipin e ri Dimensity 9400+ (do të jetë një nga telefonat e parë që do ta ketë), një bateri të madhe 7,000 mAh dhe karikim të shpejtë 100 W.

Të paktën këto janë specifikat e konfirmuara zyrtarisht deri më tani.

Zëvendëspresidenti i Realme, Chase Xu, tha gjithashtu se telefoni do të ketë ftohje të avancuar, optimizime të qëndrueshmërisë dhe stabilizim të shkallës së lartë të rifreskimit gjatë lojës.

Continue Reading

5G

Franca do të ndalojë telefonat në shkollat e mesme

Published

on

Franca po planifikon të forcojë ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkollat e mesme, duke vendosur që nxënësit e moshës 11 deri 15 vjeç t’i mbyllin pajisjet në dollapë ose çanta në fillim të ditës mësimore dhe t’i përdorin pas përfundim të saj.

Ministrja e Arsimit deklaroi në senat se synimi është që fëmijët të shkëputen nga celularët gjatë ditës shkollore, duke filluar nga shtatori në shkollat e mesme të Francës, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Elisabeth Borne u shpreh: “Në një kohë kur përdorimi i telefonave është gjithnjë në diskutim për shkak të pasojave të shumta negative, ky hap është i domosdoshëm për mirëqenien e arritjet e nxënësve tanë.”

Që nga 2018, Franca ka ndaluar përdorimin e celularëve në shkollat e mesme, të quajtura colleges. Ky ndalim ka përfshirë mbajtjen e telefonave të fikur në çanta dhe ndalimin e përdorimit në ambientet shkollore, madje edhe gjatë pushimeve.

Ky rregull ka dhënë rezultate pozitive: fëmijët janë më aktivë fizikisht, kanë më shumë ndërveprime shoqërore, më pak raste ngacmimi dhe përqendrim më të mirë në mësime, por janë hasur raste ku disa nxënës janë përpjekur të përdorin telefonin fshehurazi në tualete për të parë video gjatë pushimeve.

Qeveria franceze synon të shkojë më tej me një shkëputje të plotë nga teknologjia gjatë ditës. E ashtuquajtura “pauzë dixhitale” e detyrueshme është testuar në një program pilot në rreth 100 shkolla për gjashtë muaj. Telefonat dorëzohen në hyrje dhe vendosen në një dollap, kuti të veçantë, ose në çanta që çelen përmes mekanizmit elektronik kur nxënësit largohen për në shtëpi./The Guardian/

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Renault Clio do të jetë me një kufizues shpejtësie në 109 km/h

Published

on

Prodhuesi francez i makinave Renault ka njoftuar se do të vendosë kufizues shpejtësie në një prej modeleve të vogla më të njohura në një përpjekje për të përmirësuar sigurinë rrugore.

Që nga 1 korriku i vitit të kaluar, të gjitha makinat e reja në Evropë duhet të pajisen ligjërisht me një sistem që paralajmëron shoferët nëse kanë shkelur kufirin e shpejtësisë dhe modelet e reja Renault të shitura nga viti 2022 tashmë i kanë ato.

Renault thotë se Clio i ri do të jetë i disponueshëm me një pajisje automatike kufizuese të shpejtësisë, kryesisht për shkak të popullaritetit të tij në mesin e shoferëve të rinj.

Kufizimi i shpejtësisë maksimale do të jetë në 109 km në orë. Por ky sistem nuk vjen falas, çmimi i instalimit të tij është 59 euro .

Continue Reading

Të kërkuara