Kulturë

Videoja e Kim Kardashian me këshilla ndaj grave ngjalli reagime

Videoja nuk u prit mirë në rrjete sociale.

Published

on

Një video e Kim Kardashian në të cilën ajo dha këshilla për gratë, ngjalli reagime në rrjete sociale. Videoja vjen pas një interviste që Variety realizoi me Kimin, motrat e saj dhe nënën e tyre, e cila i menaxhon ato. Ato po promovonin serialin e tyre të ardhshëm, “The Kardashians”.

“Dua ta ndajë këshillën më të mirë për gratë dhe biznesin. Punoni. Më duket se askush s’do të punojë këto ditë”, dëgjohet duke thënë Kimi në klip.

Më pas motra e saj, Kourtney, dëgjohet duke thënë: “Është e vërtetë. Duhet ta rrethoni veten me njerëz që duan të punojnë”.

Videoja nuk u prit mirë në rrjete sociale, ku disa komentues e akuzuan Kardashian meqë ajo vjen nga një familje e pasur.

Aktorja dhe aktivistja, Jameela Jamil shkroi në Twitter: “Nëse rriteni në Beverly Hills dhe prindërit i keni super të suksesshëm në atë që ishte thjesht një rezidencë më e vogël… askush s’dëshiron t’i dëgjojë mendimet tua rreth suksesit/etikës së punës”./UBTNews/

Kulturë

Autori hungarez László Krasznahorkai, fitues i çmimit Nobel në Letërsi

Published

on

Autori hungarez László Krasznahorkai është shpallur fitues i Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2025 për veprën e tij “të fuqishme dhe vizionare që, në mes të tmerrit apokaliptik, riafirmon fuqinë e artit”.

Akademia Suedeze e nderoi atë për “veprën e tij të fuqishme dhe vizionare që, në mes të tmerrit apokaliptik, riafirmon fuqinë e artit”.

Krasznahorkai ka bashkëpunuar ngushtë me regjisorin Béla Tarr për adaptimin e disa veprave të tij në film.

Një shembull i njohur është adaptimi i “Satantango” në një film të gjatë që ka marrë vlerësime të larta nga kritika.

Me këtë çmim, Krasznahorkai bëhet autori i dytë hungarez që fiton Çmimin Nobel në Letërsi, pas Imre Kertész, i cili e mori këtë çmim në vitin 2002 AP News.

Continue Reading

Kulturë

Shkrimtarët nga Kosova nderohen në Takimin Ndërkombëtar “Seneka” në Bari

Published

on

Në Bari të Italisë, ditë më parë u zhvillua Takimi i nëntë ndërkombëtar “Seneka”, organizuar nga Akademia e Arteve Filozofike të Barit.

Në një program të veçantë prezantimi të pjesëmarrësve, me ftesë të Akademisë ishin të pranishëm edhe shkrimtarët kosovarë, Ibrahim Kadriu dhe Mehdi Krasniqi.

Pas vlerësimit nga komisioni ndërkombëtar, shkrimtari Ibrahim Kadriu u nderua me çmimin “Vula e Akademisë”, me titullin “Anëtar nderi i Akademisë” dhe me medaljen “Seneka” për arritjet e tij në fushën e letërsisë – çmimi më i lartë i këtij manifestimi, i cili u zhvillua në kështjellën “Norman-Shuar”.

Në këtë eveniment, nga Kosova mori pjesë edhe poeti Mehdi Krasniqi, i cili u vlerësua me çmimin “Ambasador i Kosovës”, me titullin “Anëtar nderi i Akademisë” dhe me medaljen “Seneka”. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Sonte jepet premiera e shfaqjes ‘Sytë e Ujkut’

Published

on

Shfaqja “Sytë e ujkut”, me tekst të Doruntina Bashës dhe regji të Kushtrim Koliqit, do të vijë për herë të parë para publikut më 8 tetor.

Premiera do të zhvillohet vetëm me ftesa, ndërsa reprizat e para do të mbahen më 9, 10 dhe 11 tetor, të hapura për publikun, por me rezervim paraprak të ulëseve.

Shfaqja do të interpretohet në Barabar Centre, duke filluar nga ora 20:00.

Në skenë do të ngjiten aktorët Irena Aliu, Edona Reshitaj, Armend Smajli dhe Albina Krasniqi, të cilët do të sjellin personazhet e tyre në këtë produksion të ri teatror. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Tirana vallëzon në sheshin ‘Skënderbej’, performancë nga International Dance Festival

Published

on

Festivali Ndërkombëtar i Dancit në Tiranë ka zbuluar për artdashësit vendndodhjet e aktiviteteve të tij artistike, që do të zhvillohen nga data 9 deri më 25 tetor.

Ky është edicioni i katërt, këtë vit vjen nën drejtimin e një prej emrave më të njohur shqiptarë në skenën ndërkombëtare, Angelin Preljocaj.

Gjatë tre javëve të festivalit, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë krijimet më të reja të mbi 13 koreografëve e kompanive ndërkombëtare.

Programi çelet me katër performanca publike në hapësira të ndryshme të qytetit dhe pesë shfaqje në skenat e Teatrit Metropol dhe Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Më 9 tetor, festivalin e hapin dy performanca të hapura për publikun, njëra në Qendrën Komunitare “Të qëndrojmë së bashku” dhe tjetra në sheshin Skënderbej, në orët e pasdites.

Më 10 tetor, performancat zhvendosen tek Pazari i Ri, ndërsa më 11 tetor, Teatri Metropol do të presë tre shfaqje paradite. Në mbrëmje, artistët do të ngjiten në skenë me veprën “Puls” nga Jiri Kylian, Robert North dhe Edi Blloshmi, e cila do të reprizohet edhe natën pasuese.

Ky edicion do të zhvillohet në 11 skena të ndryshme, duke ofruar 15 premiera, 9 aktivitete publike falas dhe masterclass-e që e lidhin festivalin me gjithë qytetin.

Ky aktivitet realizohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian përmes programit EU4Culture, duke sjellë në Tiranë emra të njohur të kërcimit bashkëkohor përkrah një brezi të ri koreografësh, në një dialog të pasur mes gjuhëve të ndryshme artistike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara