Lajmet

Vendimi për shtesat e lehonave dhe fëmijëve – i mangët pa masa shtesë

Lehonat që kanë qenë të papuna në 12 muajt e fundit do të mbështeten me 170 euro në muaj.

Published

on

Vendimi për shtesa për lehonat dhe fëmijët nuk është i rregulluar mirë thonë nga shoqëria civile. Sipas tyre ky vendim është ndihmë e mirë financiare, por pa masa shtesë është i mangët.

Leonida Molliqaj, drejtore ekzekutive në Qendrën për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA), tha se politikat për pagesat për lehona është një ndihmë e mirë për familjet e reja, por nuk i fuqizon gratë në shoqëri. Sipas, Molliqajt për kësi lloj vendimesh duhet të ketë edhe masa shtesë në mënyrë që t’iu rregullohet mirëqenia grave në një periudhë afatgjate.

“Politikat për pagesat për lehona është një ndihmë e mirë për familjet e reja në Kosovë, por mënyra sesi është prezantua nga Qeveria është problematike si qasje për shkak se Qeveria ka pretenduar se me anë të kësaj politike po fuqizon gratë, QIKA si organizatë e ka kundërshtuar këtë formë të Qeverisë. Na konsiderojmë që ndarja e pagesës vetëm për gratë që lindin është problematike pasi i ngujon edhe më tutje në shtëpi dhe i detyron edhe më shumë me u përball me punë të papaguar. Politikat e tilla pa masa shtesë si p.sh ndërtimi i çerdheve, plani konkret për punësimin grave, për shkollimin e grave, është i mangët, dhe është politikë që e rrit natalitetin që nënkupton politikë që e përdorë gruan si riprodhim”, deklaroi ajo.

Ajo thotë se vendimi i Qeverisë mund të ndikojë që gratë të mos përfshihen në tregun e punës. 

Tutje, Molliqaj thotë se duhet të bëhet pushimi prindëror, që të dy prindërit të kenë të drejtën të shfrytëzojnë pushimin për t’u përkujdesur për fëmijën.


“Ne besojmë që duhet të kemi pushim prindëror dhe jo të lehonisë. Ndihmesat financiare duhet të jenë të barabarta, dhe pagesat duhet të jenë për familjen… E vetmja formë për t’i nxjerr gratë prej varfërisë është punësimi. Kjo politikë nuk ka plan afatgjatë është politikë e përkohshme. Edhe nëse do të kishte më shumë të holla do të përfundonte si ndihmë, çfarë më pas ato vazhdojnë të qëndrojnë të shpija. Na po kërkojmë politika të punësimit. Përgjithësi gratë janë të papuna, një numër i vogël është të punësuara. Në vend që të kishte më shumë masa p.sh për hapjen e çerdheve që me ia ndihmuar grave. Në përgjithësi na e dimë që kur pushimi i lehonisë nuk ndahet në mënyrë të barabartë me burrin është pengesë për punësim”, deklaroi ajo.

Sipas vendimit të Qeverisë, lehonat që kanë qenë të papuna në 12 muajt e fundit do të mbështeten me 170 euro në muaj për 6 muaj radhazi, ndërsa lehonat që figurojnë të punësuara në ndonjërin prej muajve në 12 muajt e fundit, do të mbështeten me 170 euro në muaj për 3 muaj radhazi

Në anën tjetër ekonomisti Imer Raçi, në një prononcim për Ekonomia Online, tha se janë shumë problematika që ka hasur sa i përket shtesave të fëmijëve, duke u nisur nga pamundësia për të aplikuar për shtesa edhe baballarët, e deri tek shpenzimet e mirëmbajtjes.

“Aplikimi për shtesat e fëmijëve ka hasur në shumë probleme pasi që ju ka mundësuar aplikimi vetëm nënave dhe jo baballarëve. Ne  dimë që përqindja e grave të punësuara në Kosovë është 9% ndërsa e grave të papunësuara është 99%. Kjo është një shifër e lartë  e grave të papunësuara, e pastaj ato duhet të hapin llogari bankare që hapja e tyre menjëherë krijon shpenzime të mirëmbajtjes dhe ato nuk janë të ulëta në Kosovë”, deklaroi ai.

Tutje, ai tha se vendimi penalizon gratë që nuk janë të punësuara, pasi ka shumë banka që nuk u lejohet të hapin llogari bankare nëse nuk kanë kontratë të punës.

“Gjysma e shtesave shkon për mirëmbajtje bankare dhe përveç asaj, kjo e ka edhe një mangësi se në bankë nuk të hapin llogari pa kontratë të punës dhe vështirësi tjetër është se nëse shuma është 10 euro që është shumë simbolike ajo duhet të tërhiqet brenda bankave e që menjëherë krijon shpenzime tjera shtesë”, shtoi ai.

Sipas tij, nuk është një diskriminim në këtë ndarje të shtesave, por që do të ishte lehtësim nëse të dy prindërit do të mund të aplikonin.

“Nuk do e quaja diskriminim, sepse gratë problemin kryesor e kanë tek punësimi dhe kjo ka ndodhur prej fillimit ku nuk i kanë arsimuar, ndërsa tek aplikimi i shtesave vetëm për nënat nuk do doja ta quaja një diskriminim por ndoshta një lehtësi më e madhe do ishte nëse edhe baballarët ta merrnin këtë shtesë. Kjo shtesë sado që është e vogël dhe simbolike është një program pozitiv në atë aspektin si planprogram dhe ka qëllimin e ndihmës financiare, dhe është shumë  e vogël, por duke shpresuar që në të ardhmen të ketë rritje”, përfundoi ai.

Nga 1 janari 2022, aplikimi do të hapet edhe për fëmijët që kanë lindur në vitin 2018 e tutje, dhe njësoj do të zgjerohen grupmoshat e fëmijëve që përfitojnë, çdo 6 muaj, derisa të mbulohen të gjitha moshat nën 16 vjeç. Për fëmijët 0-24 muaj, shtesat do të jenë 20 euro/muaj, kurse nga 24 muaj deri në 16 vjeç, nga 10 euro/muaj.

Lajmet

Kosova përballë përçarjes: kur politika, identiteti dhe gjuha e urrejtjes rrezikojnë ta dëmtojnë besimin shoqëror

Published

on

By

Nga Musa Sabedini – Është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që në rrethana kaq të ngarkuara politike, sociale e identitare të heshtësh përballë një gjendjeje që, për shumë qytetarë, po bëhet gjithnjë e më e rëndë, frustruese dhe shqetësuese. Kosova po përjeton një klimë publike në të cilën debati politik shpesh nuk zhvillohet mbi ide, programe dhe alternativa, por rrëshqet drejt etiketimit, denigrimit, përjashtimit dhe sulmit personal. Në një shoqëri të brishtë demokratike, kjo nuk është thjesht një çështje e komunikimit politik; është problem që prek drejtpërdrejt kohezionin shoqëror dhe besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.

Sot, duket sikur pothuajse askush nuk është i imunizuar ndaj gjykimit negativ. Edhe njerëzit me kontribut të dëshmuar publik, pavarësisht bindjeve të tyre, mund të shndërrohen brenda pak orësh në objekt sulmesh, talljesh e linçimesh virtuale. Kjo kulturë e polarizimit e zvogëlon hapësirën për mendim ndryshe dhe krijon një realitet ku kundërshtari politik nuk shihet më si bashkëqytetar me të drejtë të ndryshme mendimi, por si armik që duhet eliminuar nga debati.

Shqetësimi bëhet edhe më i madh kur në këtë klimë përfshihen figurat dhe periudhat më të ndjeshme të historisë sonë të afërt. Është e papranueshme që kontributi, sakrifica apo roli i njerëzve të luftës të trajtohet përmes fyerjes, poshtërimit dhe gjuhës së urrejtjes. Mund të ketë debate të forta politike, juridike e historike për çdo individ dhe për çdo periudhë, por një shoqëri demokratike duhet të dijë ta bëjë dallimin ndërmjet kritikës dhe denigrimit, ndërmjet debatit dhe linçimit, ndërmjet llogaridhënies dhe hakmarrjes politike.

Në këtë kontekst, edhe rasti i Hashim Thaçit, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë dhe përballet me një proces gjyqësor, nuk duhet të shërbejë si justifikim për çnjerëzimin e debatit publik. Drejtësia duhet të flasë përmes institucioneve dhe gjykatave, ndërsa qytetarët kanë të drejtë të kenë qëndrime të ndryshme. Por askush nuk fiton asgjë kur një proces gjyqësor shndërrohet në pretekst për fyerje, urrejtje apo glorifikim të figurave dhe ideologjive që kanë prodhuar tragjedi në historinë e Kosovës.

Po aq shqetësuese është edhe mënyra se si po zhvillohet debati mbi fenë dhe identitetin. Besimi fetar është e drejtë personale dhe kushtetuese, ndërsa diskutimi për të është pjesë e një shoqërie pluraliste; por liria e shprehjes nuk duhet të shndërrohet në licencë për poshtërimin e tjetrit. Një intelektual, një figurë publike apo cilido qytetar mund të kritikojë ide, praktika dhe interpretime fetare, por fyerja sistematike e një komuniteti të tërë nuk është debat intelektual. Ajo është përçarje.

Në një vend me histori të dhimbshme dhe me plagë ende të pambyllura, pyetja që duhet ta shtrojmë është e thjeshtë: ku po na çon kjo gjuhë? Kujt i shërben një shoqëri ku shqiptarët përplasen me shqiptarët mbi baza politike, fetare, krahinore apo ideologjike? Kujt i konvenon një Kosovë ku çdo debat përfundon në armiqësi dhe ku dallimi i mendimit interpretohet si tradhti?

Ne mund të kemi bindje të ndryshme politike, mund të votojmë parti të ndryshme dhe të kemi interpretime të ndryshme për historinë, fenë apo të ardhmen e vendit. Por mbi të gjitha këto duhet të ekzistojë një minimum i përbashkët qytetar: respekti për njeriun, për shtetin, për ligjin dhe për dinjitetin e tjetrit.

Klasa politike e Kosovës, pozitë dhe opozitë, ka një përgjegjësi që shkon përtej mandatit elektoral. Ajo duhet të krijojë standarde të reja të komunikimit publik, të rikthejë kulturën e llogaridhënies dhe t’u japë qytetarëve siguri se institucionet ekzistojnë për ta dhe jo për betejat e përditshme partiake. Kriza politike nuk është vetëm statistikë parlamentare; ajo prodhon stres, pasiguri dhe lodhje sociale.

Qytetarët duan të dinë se çfarë po ndodh me vendin e tyre. Duan zhvillim ekonomik, institucione funksionale, transparencë, komunikim të sinqertë dhe llogaridhënie. Duan të shohin se politika merret me punësimin, arsimin, shëndetësinë, sigurinë dhe mirëqenien e familjeve, e jo vetëm me përplasjen e pafundme në rrjete sociale.

Kosova nuk ka nevojë për më shumë urrejtje. Ka nevojë për më shumë shtet, më shumë drejtësi, më shumë përgjegjësi dhe më shumë maturi publike.

Dhe nëse diçka duhet të mbetet e panegociueshme në këtë kohë të përçarjes, ajo është se dallimet tona nuk duhet të jenë më të forta se e ardhmja që duam t’ua lëmë fëmijëve tanë.

Autori është ligjërues në degën e Media dhe Komunikimit në UBT

 

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Nëse Toka dyfishohet në madhësi, pemët do të rrëzohen menjëherë. Kjo ndodh sepse graviteti sipërfaqësor do të dyfishohet. Kjo gjithashtu do të thotë që edhe kafshët më të mëdha nuk do të jenë në gjendje të vrapojnë pa thyer këmbën.

 

  1. Mërkuri, jo Venusi, është planeti më i afërt me Tokën. Mesatarisht, Mërkuri është 1.04 njësi astronomike (AU) larg Tokës krahasuar me distancën mesatare prej 1.14 AU midis Tokës dhe Venusit. Një AU është e barabartë me distancën mesatare midis Tokës dhe Diellit. Megjithatë, Venusi i afrohet akoma më shumë Tokës si pjesë e orbitës së saj rreth Diellit.

 

  1. Flamingot nuk lindin rozë. Ato në fakt vijnë në botë me pupla gri/të bardha dhe zhvillojnë një nuancë rozë vetëm pasi fillojnë ushqimin me karkaleca uji dhe alga blu-jeshile.

 

  1. Mund t’i nuhasni milingonat. Shumë lloje milingonash lëshojnë kimikate me erë të fortë kur janë të zemëruara, të kërcënuara ose të shtypura. Milingonat me nofulla kurth lëshojnë një erë çokollate kur janë të bezdisura, ndërsa milingonat citronella e fitojnë emrin e tyre nga aroma e limonit që lëshojnë.

 

  1. Njerëzit që hanë çfarë të duan dhe qëndrojnë të hollë kanë një metabolizëm të ngadaltë, jo të shpejtë. Një person i dobët tenton të ketë më pak masë muskulore se të tjerët, që do të thotë se shkalla e tyre bazike metabolike është më e ulët se ajo e një mase të lartë muskulore – kjo u jep atyre një metabolizëm të ngadaltë, jo të shpejtë.

 

Continue Reading

Lajmet

PDK vazhdon protestën para Qeverisë dhe i kërkon Deharit thirrjen e seancës konstituive

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, të mbështetur edhe nga kolegët e Aleancës, kanë vazhduar sot bllokimin dhe protestën para hyrjes së ndërtesës së Qeverisë, në shenjë revolte për moskonstituimin e Kuvendit.

Kësaj proteste sot i janë bashkuar edhe asamblistë e aktivistë të PDK-së nga Komuna e Ferizajt dhe Hani i Elezit, duke zgjeruar kështu pjesëmarrjen me struktura nga terreni.

Paralelisht me aksionin para Qeverisë, PDK i ka dërguar kërkesë zyrtare kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Deharit, që të thërrasë sot në orën 11:00 vazhdimin e seancës.

Përmes një shkrese të nënshkruar nga sekretarja e përgjithshme, Vlora Çitaku, i është rikujtuar Deharit se roli i tij është i përcaktuar strictly nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, duke kërkuar që të mos pengohet më tej procesi i konstituimit të institucioneve. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Published

on

Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë raport me shkrim lidhur me veprimet e ndërmarra për rastin e vrasjes së trefishtë në fshatin Gllogjan.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Shtetit, kërkesa është bërë më 28 gusht 2026, në bazë të kompetencave ligjore të Kryeprokurorit të Shtetit.

Kërkesa vjen pasi Gjykata Themelore në Pejë, më 24 gusht 2026, ka nxjerrë aktgjykim lirues ndaj personave të akuzuar për këtë rast.

Raporti i kërkuar pritet të përfshijë kronologjinë e veprimeve të ndërmarra nga Prokuroria Themelore në Pejë gjatë trajtimit të rastit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara