Botë

Vendet e G7-s pajtohen për rritje trysnie ndaj Rusisë, nëse s’ka armëpushim në Ukrainë

Published

on

Ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të G7-s [grupi i shtatë shteteve më të industrializuara të botës] janë pajtuar gjatë një takimi në Kanadanë perëndimore se Rusia mund të përballet me sanksione shtesë, nëse ajo i reziston një nisme për një armëpushim në luftën e saj në Ukrainë.

Shefat e Financave të G7-s kanë dënuar “luftën brutale” të Rusisë nëpërmjet një komunikate më 22 maj, në fund të takimit të tyre, dhe kanë thënë se nëse përpjekjet për të arritur një armëpushim dështojnë, ata do t’i shqyrtojnë të gjitha opsionet e mundshme, përfshirë “një shtim të mëtejmë të sanksioneve”.

Komunikata ka thënë, po ashtu, se asetet sovrane të Rusisë, që mbahen në juridiksionet e vendeve të G7-s, do të mbeten të ngrira derisa Moska t’i japë fund luftës dhe të paguajë për dëmet që ia ka shkaktuar Ukrainës.

Ministrat janë zotuar edhe që të punojnë bashkë që të sigurojnë se asnjë vend apo entitet që financon apo furnizon “makinerinë rus të luftës” nuk do të mund përfitojnë nga rindërtimi i Ukrainës.

Ky është një qëndrim shumë i fortë”, ka thënë ministri kanadez i Financave, Francois-Philippe Champagne, duke e quajtur një shtyllë thelbësore të komunikatës, e cila nuk ka përmendur Kinën apo vendet e tjera që akuzohen se e furnizojnë Rusinë me komponentë kritikë.

Takimi i ministrave në Malet Shkëmbore Kanadeze i ka paraprirë një samiti të G7-s që do të mbahet në mes të qershorit, në një resort të afërt malor. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të marrë pjesë në këtë samit, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë më 22 maj.

Në takim mori pjesë edhe ministri ukrainas i Financave, Serhiy Marchenko, i cili i bëri thirrje G7-s që të vazhdojë trysninë ndaj Rusisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk e ka përmendur takimin e G7-s në videoadresimin e tij në mbrëmje, por ka thënë se Ukraina është e gatshme t’i ndërmarrë “hapat më të shpejtë të mundshëm” për t’i dhënë fund luftës.

Ukraina nuk është e interesuar ta zgjasë luftën, por të përgatitet për çfarëdo zhvillimi. Është e qartë për botën se është faji i Rusisë që lufta ende po vazhdon”, ka thënë ai. “Ne të gjithë, nga ana jonë, po i bëjmë të gjitha punët e nevojshme përgatitore. Ajo që nevojitet është gatishmëri reciproke nga Rusia – dhe ajo nuk ekziston tani”.

Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit janë përshpejtuar, ndërsa zyrtarët rusë dhe ukrainas javën e kaluar kanë zhvilluar bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta pas më shumë se tre vjetësh.

Por, Kremlini ka thënë më 22 maj se “ende nuk ka pajtim” për bisedimet e reja për paqe me Ukrainën, duke hedhur poshtë raportimet se dy vendet do të zhvillojnë së shpejti negociata në Vatikan.

Trump ka biseduar përmes telefonit me presidentin rus, Vladimir Putin, më 19 maj, në një përpjekje për t’i dhënë fund, siç është shprehur ai, “kasaphanës” – por as telefonata, e as bisedimet e mëhershme të drejtpërdrejta nuk shtynë Rusinë të bëjë lëshime./REL/

Lajmet

Vritet i dyshuari që hapi zjarr pranë Shtëpisë së Bardhë

Published

on

By

Një person i armatosur, i cili hapi zjarr pranë një pike kontrolli afër Shtëpisë së Bardhë, është vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me agjentët e Shërbimit Sekret amerikan, kanë bërë të ditur autoritetet.

Mediat amerikane, përfshirë CBS News, e kanë identifikuar të dyshuarin si Nasire Best, 21 vjeç, i cili sipas raportimeve ishte i njohur për organet e sigurisë dhe kishte histori të dokumentuar të problemeve të shëndetit mendor.

Incidenti ndodhi të shtunën rreth orës 18:00 sipas kohës lokale, kur i dyshuari nxori armën nga çanta dhe filloi të qëllonte pranë Shtëpisë së Bardhë. Agjentët e Shërbimit Sekret reaguan menjëherë duke iu kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe e goditën sulmuesin.

Ai u transportua në spital, ku më vonë u shpall i vdekur. Gjatë incidentit mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit, ndërsa asnjë oficer i sigurisë nuk u lëndua.

Presidenti amerikan, Donald Trump, falënderoi oficerët për, siç tha ai, “veprimin e shpejtë dhe profesional” në neutralizimin e sulmuesit. Në një postim në Truth Social, Trump deklaroi se i dyshuari kishte “një histori të dhunshme dhe një obsesion të mundshëm ndaj strukturës më të çmuar të vendit”.

Sipas Shërbimit Sekret, Trump ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në momentin e sulmit, por “asnjë person nën mbrojtje dhe as operacionet nuk u prekën”.

Burime të zbatimit të ligjit thanë për CBS se Best kishte përdorur një revole dhe kishte qenë më herët i njohur edhe për Departamentin Metropolitan të Policisë në Uashington.

Një burim i afërt me hetimin deklaroi se Best kishte tentuar të hynte në Shtëpinë e Bardhë në korrik të vitit 2025, kur ishte arrestuar nga policia pranë objektit. Pas arrestimit, ai kishte kaluar një periudhë në një institucion psikiatrik dhe kishte jetuar në Uashington DC për rreth 18 muaj.

Ngjarja mbetet nën hetim, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se bllokimet e rrugëve përreth Shtëpisë së Bardhë do të vazhdojnë edhe gjatë natës.

Continue Reading

Aktualitet

Shpërthimi në një minierë në Kinë lë të vdekur të paktën 90 persona

Published

on

By

Të paktën 90 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në një minierë qymyri në provincën Shanxi, në veri të Kinës, raportojnë mediat shtetërore kineze.

Sipas autoriteteve, shpërthimi i gazit ndodhi të premten në mbrëmje, në kohën kur brenda minierës Liushenyu ndodheshin 247 punëtorë. Mbi 100 prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet për personat e tjerë.

Kjo ngjarje po konsiderohet si aksidenti më i rëndë minerar në Kinë që nga viti 2009.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, kërkoi angazhim maksimal për shpëtimin e të mbijetuarve dhe trajtimin e të lënduarve. Ai po ashtu bëri thirrje për hetim të plotë të rastit dhe për përgjegjësi ndaj personave që mund të kenë ndikuar në këtë tragjedi.

Mediat shtetërore raportojnë se 27 persona po marrin trajtim mjekësor në spital. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike, ndërsa të tjerët kanë lëndime më të lehta. Dyshohet se shumica janë prekur nga gazrat toksikë të liruar pas shpërthimit.

Autoritetet kineze kanë ndaluar disa pjesëtarë të menaxhmentit të minierës, ndërsa shkaku i saktë i shpërthimit ende nuk është konfirmuar. Raportohet se niveli i monoksidit të karbonit në minierë kishte kaluar kufijtë e lejuar para aksidentit.

Continue Reading

Aktualitet

Sulm me dronë në Luhansk: katër të vrarë dhe dhjetëra fëmijë të plagosur

Published

on

By

Të paktën katër persona janë vrarë dhe 35 fëmijë janë plagosur pas një sulmi me dronë ukrainas në një konvikt studentor në rajonin e Luhansk, që kontrollohet nga Rusia.

Sipas autoriteteve ruse, në ndërtesë po flinin 86 adoleshentë të moshës 14 deri në 18 vjeç kur ndodhi sulmi. Zyrtarët rusë thanë se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për persona të bllokuar nën rrënoja.

Ukrainë po vazhdon përpjekjet për të rimarrë kontrollin e Luhanskut, një nga rajonet që Rusi e shpalli pjesë të saj në vitin 2022.

Continue Reading

Aktualitet

Marco Rubio: Kuba paraqet “kërcënim për sigurinë kombëtare” të SHBA-së

Published

on

By

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Kuba përbën “kërcënim për sigurinë kombëtare” të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se një marrëveshje paqësore mes palëve nuk duket shumë e mundshme.

Deklaratat e tij vijnë një ditë pasi SHBA ngriti akuza ndaj ish-presidentit kuban Raúl Castro për një incident të vitit 1996, ku u rrëzuan dy avionë dhe humbën jetën shtetas amerikanë.

Rubio tha se Uashingtoni preferon zgjidhje diplomatike, por paralajmëroi se presidenti Donald Trump ka të drejtë të mbrojë vendin nga çdo kërcënim.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodríguez, i hodhi poshtë akuzat duke i quajtur “gënjeshtra” dhe duke akuzuar SHBA-në për presion dhe “agresion të ashpër” ndaj Kubës.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur, ndërsa Kuba po përballet edhe me krizë karburanti, mungesa ushqimesh dhe ndërprerje të energjisë.

Continue Reading

Të kërkuara