Lajmet
Veliu dhe deputetja e VV-së përplasen për punësimet partiake në Administratë Publike
Published
5 years agoon
By
Betim GashiMinistri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu është përplasur me deputeten e Vetëvendosjes, Arbresha Kryeziu për punësimet partiake në Administratë Publike.
Kryeziu gjatë raportimit të Veliut në Komisionin për Administratë Publike, tha se një prej mangësive është politizimi dhe ndërhyrjet politike.
“Njëra prej mangësive është politizimi dhe ndërhyrjet politike. Ajo që kemi parë në vazhdimësi si punësimi është politizuar. Ata që vijnë nëpërmjet lidhjeve politike”, tha ajo.
Asaj i është përgjigjur ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, i cili tha se nuk pajtohet me deklarimet dhe konstatimet e saj.
”Por kam vërejtur se administrata publike është e përgatitur dhe e kryen punën e vet në bazë të rregullave të përcaktuara. Sa i përket ndikimeve nuk besoj që ka dikush imun, nuk jeni as ju atje ku keni pas mundësi”, tha ai.
Deputetja e VV-së, Abresha Kryeziu ka thënë se të gjitha raportet ndërkombëtare kanë vlerësuar punën e mirë të Qeverisë Kurti lidhur me Administratën Publike. Kurse Veliu e ka kritikuar për propagandë. Të dy kanë akuzuar njëri tjetrin se po lexojnë “bukur” raporte të gatshme të shkruara nga dikush tjetër.
Veliu gjatë raportimit në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, ka thënë se rregullorja për fuzionimin e punonjësve pritet të miratohet brenda tre ditësh.
Deputeti i PDK-së, kryesuesi i Komisionit, Mërgim Lushtaku ka pyetur Veliun pse ministria e tij nuk ka miratuar rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës.
“Prej 16 ministrive vetëm ministria e mbrojtjes e ka miratuar rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës”, tha Lushtaku.
Veliu ka thënë se rregullorja për fuzionimin e punonjësve pritet të miratohet brenda tre ditësh.
“Sa i takon çështjes së fuzionimit ne jemi në fund, këto ditë pritet aprovimi i rregullores së brendshme për sistemimin e vendeve të punës. Këto 2-3 ditë pritet të miratohet nga unë, kurse për fuzionimin e nëpunësve ende janë duke punuar në vendet e tyre sepse nevojitet miratimi i rregullores pas bashkimit të dy ministrive”, u shpreh Veliu.
Veliu ka folur edhe për plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik ku është shprehur se kanë formaur grupin punues për hartimin e këtij ligji në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Para disa ditëve kemi pranuar përfundimet e Kuvendit për të plotësuar Ligjin për zyrtarët publikë. Ligji për Pagat në Sektorin Publik u shpall komplet i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese. Ne menjëherë kemi formuar grupin punues për hartimin e këtij ligji në përputhje me vendimin e Kushtetueses”, tha Veliu.
BE ka investuar për tri ligje të reformës administrative ka thëne Valon Ramadani. Te sistematizimi i vendeve të punës qysh e keni paraparë punën e personave me nevoja të veçanta ka pyetur ai.
Naser Shamolli nga MPB ka thënë se personat me nevoja të veçanta do të kenë përparësi përzgjedhje në vendin e punës.
Vendi
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
44 minutes agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Vendi
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Published
53 minutes agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Programi i Gjuhës Angleze në UBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.
Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.
Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.
Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.
Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.
Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.
Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.
Vendi
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Published
1 hour agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sytë e botës sonte janë në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Kosova luan një ndeshje historike kundër Turqisë për një biletë në Botëror, një sukses që ka zgjuar vëmendjen e mediave më prestigjioze globale.
Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka botuar një artikull tejet prekës ku përshkruan rritjen e jashtëzakonshme të kombëtares sonë, duke e titulluar: “Besojmë te njëri-tjetri: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta drejt shpresës për Kupën e Botës”.
Gazeta sjell rrëfimin e Samir Ujkanit, i cili kujton kohën kur lojtarët nuk ia dinin as emrat njëri-tjetrit në ndeshjen e parë kundër Haitit dhe stërviteshin në fusha të rënduara nën tymin e termocentraleve të Obiliqit.
Artikulli vë në pah se për një shtet që dikur e kishte të ndaluar futbollin nga autoritetet serbe, ky moment përfaqëson kulmin e një diplomacie të gjatë sportive të nisur nga i ndjeri Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu.
Sipas “The Guardian”, ajo që dikur dukej e pamendueshme – kualifikimi i Kosovës në finalet e një Botërori – sonte është vetëm një fitore larg, duke e shndërruar sportin në projektimin më të bukur të një shteti modern dhe të suksesshëm në skenën ndërkombëtare.
Lajmet
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Published
2 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot futbolli kosovar përjeton një moment unik pasi në të njëjtën kohë kur ekipi A zbret në fushën e “Fadil Vokrrit” për ndeshjen finale ndaj Turqisë, Kosova U21 do të sfidojë Spanjën në Madrid.
Të rinjtë tanë po luftojnë për një vend në “Europianin Shqipëri-Serbi 2027”, duke u përballur me liderin e grupit A që mban 18 pikë, ndërsa Kosova renditet në vendin e katërt me 8 pikë.
Pas humbjes 1-3 në ndeshjen e parë në Prishtinë, dardanët e rinj kërkojnë hakmarrjen ndaj spanjollëve, duke u mbështetur në formën e mirë që treguan me fitoret bindëse 4-0 ndaj Qipros dhe 7-0 ndaj San Marinos, si dhe barazimet pa gola kundër Rumanisë dhe Finlandës.
Kjo pasdite i gjen tifozët me vëmendje të ndarë mes Prishtinës dhe Madridit, në një përpjekje të dyfishtë për sukses ndërkombëtar.
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Kurti pret ekipin e OKB-së: Diskutohet Plani Strategjik 2026–2030 dhe forcimi i bashkëpunimit
27 vjet nga mizoria serbe në Rahovec e Malishevë, Osmani: Pa drejtësi s’ka paqe
REL: Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj
Të kërkuara
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
