Kulturë

Vdiq në moshën 19-vjeçare nipi i Robert De Niros, Leandro

Vajza e aktorit Drena De Niro zbuloi vdekjen e djalit të saj në një deklaratë prekëse.

Published

on

Nipi 19-vjeçar i Robert De Niros, Leandro De Niro Rodriguez, ka vdekur.

Vajza e aktorit Drena De Niro zbuloi vdekjen e djalit të saj në një deklaratë prekëse.

“Engjëlli im i bukur i ëmbël, të kam dashur pa fjalë apo përshkrim që nga momenti që të ndjeva në bark.

Ti ke qenë gëzimi im, zemra ime dhe gjithçka që ka qenë e pastër dhe e vërtetë në jetën time”, vazhdoi ajo. “Do të doja të isha me ty tani. Uroj të isha me ty. Nuk di si të jetoj pa ty”.

Drena vazhdoi të shkruante për synimet e saj për të “përhapur dashurinë dhe dritën” që Leandro e bëri të ndjente.

“Ti ishe shumë i dashur dhe i vlerësuar dhe do të doja që vetëm dashuria të të kishte shpëtuar”, përfundoi ajo. “Më vjen shumë keq. U prefsh në paqe dhe në parajsë të përjetshme djali im i dashur”.

Ajo nuk ndau detaje të mëtejshme të vdekjes së Leandros. Roberti nga ana e tij ende nuk ka komentuar mbi lajmin./UBTNews/

Magazinë

Aktori Tom Cruise hyn në librin e Guinness

Published

on

Në moshën 62-vjeçare, ylli i pandalshëm i “Mission: Impossible” ka shkruar emrin në Librin e Rekordeve Guinness, duke kryer një nga akrobacitë më të rrezikshme të realizuara ndonjëherë nga një aktor dhe pa përdorur dublant.

Në episodin e tetë të sagës “Mission: Impossible – The Final Reckoning”, aktori legjendar u hodh plot 16 herë nga një helikopter, me një parashutë të lagur me karburant dhe të ndezur në flakë.

Kjo skenë sfiduese, e cila u xhirua për një nga sekuencat kulmore të filmit, është tashmë zyrtarisht e njohur nga Guinness World Records, të cilët publikuan lajmin me një postim në rrjetet sociale.

“Tom nuk është vetëm një aktor hero aksioni, ai është heroi i aksionit”, deklaroi Craig Glenday , drejtori i Guinness World Records. “Ajo që e bën unik është përkushtimi i tij për autenticitet. Ai e shtyn veten vazhdimisht përtej kufijve njerëzorë”.

Në një video të publikuar nga Paramount Pictures, Cruise shpjegon procesin e përgatitjes dhe diskutimet me ekipin për rrezikun e skenës. “Jam gati të hidhem. Nëse përdridhet ndërsa është në flakë, do të rrotullohem dhe do të digjem”, dëgjohet ai të thotë me qetësi befasuese.

Aktori, i nominuar tri herë për çmimin Oscar, është i njohur për faktin se realizon vetë akrobacitë e rrezikshme në filmat e tij nga ngjitja në Burj Khalifa, tek varja nga aeroplani në fluturim. Por kjo arritje e fundit i ka kaluar të gjitha pritshmëritë.

Gjatë çdo kërcimi, Cruise u lidh me një parashutë të përgatitur për t’u ndezur, shkëputej në ajër dhe vendoste parashutën rezervë për të përfunduar uljen në siguri.

Krahas suksesit në ekran, Cruise mban edhe rekorde tjera: është aktori me më shumë filma radhazi që kanë kaluar 100 milionë dollarë në arkëtimet botërore, dhe figura më e fuqishme e aksionit në Hollyvud për dekada me radhë.

 

Continue Reading

Magazinë

Nga miliardere në krizë? Rihanna humb 29% të pasurisë

Published

on

Gjatë dy dekadave të fundit, Rihanna është kthyer në një nga njerëzit më të suksesshëm në botë, si në muzikë, ashtu edhe në sipërmarrje. Më 2024, u bë kryefjalë e mediave, pasi pasuria e saj arriti në 1.4 miliardë dollarë, falë suksesit të markës, Fenty Beauty.

Sipas listës Forbes “Gratë më të pasura që e kanë ndërtuar vetë pasurinë në SHBA”, vlera neto e Rihanna-s ka rënë me 29%, rënie prej 400 milionë dollarësh.

Në këtë listë, Rihanna renditet e 35-ta mes grave më të pasura që e kanë ndërtuar vetë suksesin e tyre financiare. Sipas Forbes, disa ndryshime të rëndësishme në strukturën e bizneseve të saj kanë ndikuar negativisht në fitim.

“Pasuria e yllit të pop-it ra me 400 milionë dollarë për shkak të vështirësive në disa prej bizneseve kryesore,” shkruan artikulli.

Një nga goditjet më të mëdha ishte dorëheqja e CEO-së së markës së të brendshmeve, Savage X Fenty, në gusht 2024, i cili mori drejtimin e Victoria’s Secret.

Gjithashtu, Forbes thekson se shitjet në Fenty Beauty mbetën të qëndrueshme, por pa rritje të ndjeshme, edhe pse brenda vitit të kaluar ajo zgjeroi praninë në tregun kinez, një hap i rëndësishëm, por që u përball me një “mjedis sfidues”, siç e cilësoi partneri i saj në këtë biznes, gjiganti luksoz LVMH.

Në listën e Forbes përfshihen edhe emra të tjerë të mëdhenj si Beyoncé Kno2les-Carter, Oprah Winfrey, Serena Williams, Kim Kardashian, Taylor Swift dhe të tjera ikona të njohura të kulturës pop dhe sipërmarrjes.

Megjithatë, pavarësisht rënies financiare, Rihanna ka mbetur jashtëzakonisht aktive. Në prill, Savage X Fenty nxori në treg koleksionin e nusërisë, ndërsa Fenty Beauty riktheu produktet ikonike Body Lava në kohë për verën.

 

Continue Reading

Magazinë

Jackie Chan: Mësova anglisht përmes muzikës ‘country’ pasi u zhvendos në SHBA!

Published

on

Aktori tha se kur u transferua nga Hong Kongu në SHBA, kishte vështirësi në gjuhën.

Aktori i njohur Jackie Chan gjatë një interviste të fundit në emisionin “The Kelly Clarkson Show” ka zbuluar se muzika country ka luajtur një rol kyç për të në për të mësuar anglishten.

Aktori tha se kur u transferua nga Hong Kongu në SHBA, kishte vështirësi të mëdha në komunikim në setet e xhirimeve dhe mbështetej gjithnjë te përkthyesi.

Mësova anglishten përmes këngëve country, sepse janë të ngadalta dhe të qarta. Kështu u shpreh Jackie Chan. Ai mahniti publikun duke kënduar një pjesë të hitit “Always on My Mind” nga Willie Nelson.

Kënga, e cila fillimisht u publikua në vitin 1972 dhe u bë e famshme nga Elvis Presley dhe më vonë nga Nelson, ishte një nga mjetet që ndihmuan aktorin të kuptonte shqiptimin dhe kontekstin e fjalëve në anglisht.

Chan u shfaq në emision së bashku me Ralph Macchio dhe Ben Wang për promovimin e filmit të ri “Karate Kid: Legends”.

Continue Reading

Magazinë

Ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare ish-kandidatja për Miss Univers

Published

on

María Lorena Argüello Salazar, e cila ishte kandidate për Miss Universo Ecuador 2024, ka ndërruar jetë të dielën e kaluar në moshën 28-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga llogaria zyrtare në Instagram e konkursit kombëtar të bukurisë.

Organizatorët e konkursit shkruan:

“Konkursi Kombëtar i Bukurisë shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Lorena Argüello, përfaqësuese e Quito DM dhe gjysmëfinaliste e CNB 2024. Jemi pranë familjes dhe të afërmve të saj me respekt dhe solidaritet në këtë moment dhimbjeje. Kujtimi i saj do të mbetet gjithmonë me ne.”

Lorena përfaqësoi Distriktin Metropolitano të Quitos në konkursin e zhvilluar më 8 qershor të vitit të kaluar në Machala.

Vdekja e saj shkaktoi një ndikim të madh, jo vetëm në botën e konkurseve të bukurisë, por edhe në shoqëri në përgjithësi.

Në rrjetet sociale u shpërndanë mesazhe të shumta ngushëllimi nga ndjekës, kolegë mjekë dhe konkurrente të tjera.

Kush ishte María Lorena Argüello?

E lindur më 12 mars 1997, u karakterizua nga disiplina dhe përkushtimi ndaj dy pasioneve të saj më të mëdha: mjekësisë dhe modelimit. Ajo u diplomua si kirurge, ushtroi profesionin e saj dhe paralelisht zhvilloi karrierën në konkurset e bukurisë.

Në konkursin Miss Universo Ecuador 2024 përfaqësoi qytetin e Quitos me elegancë dhe karizëm, duke fituar vlerësime nga publiku dhe organizatorët.

Edhe pse nuk fitoi çmimin kryesor, Lorena u kthye në një figurë frymëzuese për shumë të rinj në Ekuador falë ekspertizës profesionale dhe angazhimit social që e karakterizonte.

Continue Reading

Të kërkuara