Kulturë

Taylor Swift bashkë me yjet Christian Bale dhe Margot Robbie në filmin e ri të David O. Russell

Published

on

Yjet e filmit, Christian Bale, Margot Robbie dhe John David Washington do të luajnë së bashku me Rami Malek, Zoe Saldana, Anya Taylor-Joy, Chris Rock, Robert De Niro, Timothy Olyphant, Andrea Riseborough, Alessandro Nivola dhe shumë të tjerë në filmin e ri të David O. Russel.

Thuasje regjisori “nuk kishte bledhur mjaftueshëm yje të mëdhenj” për filmin e tij të ardhshëm, Taylor Swift i është bashkuar gjithashtu kastit, këtë e ka konfirmuar një burim i afërt me projektin.

Ashtu si komploti i filmit, roli i Swift po mbahet i fshehur, megjithëse përfshirja e saj në projektin e pa titull u informua së pari nga mbretëresha e thashethemeve Deuxmoi në Instagram para se të raportohej nga Showbiz 411.

New Regency ende nuk ka njoftuar një datë lëshimi për filmin, i cili do të jetë i pari i regjisorit që nga “Joy” i nënvlerësuar në 2015.

Swift është një 11 herë fituese e Grammy Awards që ka shitur më shumë se 200 milion rekorde në të gjithë botën.

Kohët e fundit, Swift luajti në dokumentarin e saj Netflix me titull Miss Americana. Ajo gjithashtu luajti në dokumentarin Disney + Folklor: Sesionet e Long Pond Studio, i cili përshkroi krijimin e albumit të saj me të njëjtin emër./UBTNews

Lajmet

Orkestra “Amadeus” hap me sukses festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” në Pragë

Published

on

Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një paraqitje të suksesshme në koncertin hapës të festivalit garues ndërkombëtar “Musica Orbis”, i cili po mbahet në Pragë të Çekisë.

Ceremonia solemne e hapjes u zhvillua në sallën Mayakovski të Teatrit Vinohrady, ku orkestra hapi festivalin me interpretimin e veprës shqiptare “Malësorja”, e cila u mirëprit me ovacione dhe duartrokitje nga publiku.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysaj, e cila në fjalën e saj vlerësoi rëndësinë e pjesëmarrjes së orkestrës në një festival ndërkombëtar dhe rolin e saj në promovimin e Kosovës në arenën kulturore botërore.

Organizatorët dhe anëtarët e orkestrës shprehën mirënjohje për Ambasadën e Kosovës në Çeki për mbështetjen dhe angazhimin gjatë qëndrimit të tyre në Pragë, si dhe falënderuan publikun për përkrahjen e vazhdueshme.

Orkestra “Amadeus” do ta përfaqësojë Kosovën edhe në garën ndërkombëtare të orkestrave në kuadër të festivalit “Musica Orbis 2026”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti viziton Galerinë Kombëtare: Arti është udhërrëfyes i shoqërisë

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Galerinë Kombëtare të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e artit pamor dhe institucioneve kulturore në ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore dhe zhvillimin e jetës publike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ndau përshtypjet e tij nga ekspozitat e fundit, duke vlerësuar Galerinë Kombëtare si një hapësirë të rëndësishme për promovimin e artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe për ndërtimin e identitetit kulturor të vendit.

“Arti nuk është vetëm reflektim i shoqërisë, por edhe udhërrëfyes i saj. Mbështetja për institucionet tona kulturore dhe krijuesit tanë mbetet prioritet, pasi përmes tyre prezantojmë vlerat tona më të mira para botës”, ka shkruar Kurti.

Gjatë vizitës, ai u njoftua edhe me projektet dhe sfidat e Galerisë Kombëtare, duke rikonfirmuar angazhimin e Qeverisë për rritjen e investimeve në infrastrukturën kulturore dhe për mbështetjen e artit bashkëkohor në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Podujeva mirëpret për të tretin vit Festivalin Ndërkombëtar “Newborn Kosova”

Published

on

Podujeva ka mirëpritur për të tretin vit me radhë Festivalin Ndërkombëtar “Newborn Kosova”, i cili edhe këtë vit e nisi rrugëtimin nga ky qytet, duke sjellë një atmosferë të veçantë kulturore.

Në Sheshin “Katër Dëshmorët”, qytetarët shijuan një mbrëmje të pasur me art, traditë dhe folklor, ku ansamble nga Bullgaria, Holanda, Kosta Rika dhe Greqia prezantuan vallet tradicionale, muzikën dhe veshjet karakteristike të vendeve të tyre.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se është kënaqësi që qyteti vazhdon të jetë nikoqir i një festivali me karakter ndërkombëtar, i cili promovon shkëmbimin kulturor, miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet popujve.

Në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj festivalit, organizatorët i ndanë një mirënjohje kryetarit Bulliqi. Nga ana e tij, ai u dorëzoi mirënjohje ansambleve pjesëmarrëse, duke i falënderuar për kontributin në promovimin e kulturave të tyre përmes muzikës dhe vallëzimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Americana” sjell sonte magjinë e muzikës amerikane në Sheshin “Skënderbeu”

Published

on

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë sonte, më 9 korrik 2026, koncertin “Americana” në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke filluar nga ora 20:30, publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë kryevepra të muzikës amerikane, nga kompozitorë të njohur si George Gershwin dhe Leonard Bernstein.

Koncerti do të interpretohet nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, nën dirigjimin e Toshio Yanagisawa, duke sjellë një mbrëmje të veçantë me energji dhe emocione muzikore.

Hyrja në koncert bëhet me rezervim online./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara