Magazinë

Vdes Terence Stamp, ylli i filmave “Superman”

Published

on

Magazinë

Vdiq në moshën 30-vjeçare modelja ruse, Kseniya Alexandrova

Published

on

Modelja dhe prezantuesja televizive ruse, Kseniya Alexandrova, e cila mori pjesë në konkursin “Miss Universe në vitin 2017”, ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare, ka raportuar USA TODAY.

Lajmin e konfirmoi agjencia e saj e modelimit, “Modus Vivendis”, përmes një postimi emocional në Instagram. Shkaku i vdekjes nuk u bë publik nga agjencia, por mediat ruse raportuan se Alexandrova humbi jetën në një aksident trafiku më 12 gusht, teksa po udhëtonte me bashkëshortin e saj.

Sipas RIA Novosti, makina e tyre u përplas ballë për ballë me një dre që kishte dalë në rrugë, dhe Alexandrova pësoi goditje fatale në kokë.

“Kseniya ishte e ndritshme, e talentuar dhe jashtëzakonisht e veçantë. Ajo dinte si të frymëzonte, të mbështeste dhe t’u jepte ngrohtësi të gjithëve përreth. Për ne, ajo do të mbetet gjithmonë simbol i bukurisë, mirësisë dhe forcës së brendshme”, shkroi agjencia “Modus Vivendis”.

Modelja ishte martuar vetëm pak muaj më parë, në mars, siç kishte njoftuar vetë në një postim në Instagram më 2 prill.

E lindur në Moskë, Alexandrova përfaqësoi qytetin e saj në konkursin “Miss Russia 2017”, ku u shpall nënkampione.

Ajo kishte diplomuar një vit më parë në Universitetin Ekonomik Plekhanov të Rusisë, ku mori një diplomë në financë.

Pasi fituesja e “Miss Russia”, Polina Popova, vendosi të përfaqësonte vendin në “Miss World”, Alexandrova mori pjesë në “Miss Universe 2017”.

“Dua që njerëzit anembanë botës të besojnë në vetvete dhe të kenë gjithmonë një ëndërr. Duhet të jemi të fortë, të mos dorëzohemi kurrë dhe të besojmë se në këtë botë gjithçka është e mundur”, tha ajo në një intervistë gjatë garës.

Organizata “Miss Universe” ka publikuar një homazh në rrjete sociale më 14 gusht, duke shprehur “ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që u prekën nga drita e ‘Miss Universe Russia 2017’”.

“Hiri, bukuria dhe shpirti i saj lanë gjurmë të pashlyeshme në familjen e ‘Miss Universe’ dhe më gjerë. Qoftë kujtimi i saj frymëzim për mirësinë, forcën dhe dashurinë tek të gjithë ata që patën fatin ta njihnin”, thuhet në homazhin në fjalë.

Përveç suksesit si modele, Alexandrova kishte vazhduar edhe studimet. Në një postim në nëntor 2022, kishte treguar se punonte si terapiste e psikodramës.

Continue Reading

Magazinë

Victoria Beckham flet hapur për problemet me trupin dhe ushqimin në dokumentarin e ri

Published

on

Victoria Beckham ka treguar se jeta në qendër të vëmendjes për më shumë se 30 vite i ka sjellë shumë vështirësi.

Në një dokumentar të ri të Netflix, që do të publikohet në shtator, zbulon se presioni i mediave dhe kritikat e ashpra në vitet ’90 i shkaktuan probleme me imazhin trupor dhe e shtynë drejt një diete shumë të kufizuar.

Victoria shfaqet e emocionuar e pranon se ka pasur lot gjatë rrëfimit, kujton si ndihej e gjykuar nga publiku e mediat britanike, madje edhe në momente delikate të jetës private. Një prej rasteve më të vështira ishte kur më 1999 u detyrua të peshohej live në televizion dy muaj pas lindjes së djalit, Brooklyn.

Burime pranë saj thonë se ky presion e bëri të rreptë me veten, duke stërvitur çdo ditë dhe duke ndjekur një regjim ushqimor të njëjtë për dekada.

David Beckham ka pranuar se bashkëshortja e tij ka konsumuar për 25 vite vetëm peshk dhe perime të ziera, vetë Victoria ka rrëfyer se e vetmja “shkelje” e vogël ka qenë një gotë tequila. Dokumentari ndalet edhe tek rrugëtimi i saj nga këngëtare e “Spice Girls” në një nga emrat më të njohur të botës së modës.

Victoria tregon se nuk ka qenë e lehtë të fitonte respekt dhe se është përballur me skepticizëm, por ka arritur të krijojë markën e saj dhe të vendoset në skenën e madhe të javës së modës në Paris.

Continue Reading

Magazinë

E papritur! DiCaprio zbulon se u pendua për rolin e famshëm të Jack në ‘Titanic’

Published

on

Ylli kinematografik Leonardo DiCaprio ka zbuluar pendesën më të madhe që ka nga karriera e tij, në një rrëfim të sinqertë.

Fituesi i çmimit Oscar ka luajtur në disa nga hitet më të mëdha të Hollivudit, nga Titanic te The Wolf of Wall Street por ka rol që pendohet që e ka refuzuar.

Duke folur për Variety, Leo zbuloi se filmi nga i cili u detyrua të tërhiqej ishte Boogie Nights, i regjisorit Paul Thomas Anderson.

Leo duhej të hiqte dorë nga roli në filmin e vitit 1997, sepse tashmë kishte firmosur kontratën për të luajtur personazhin ikonik Jack Dawson në filmin historik Titanic. Në vend të tij, rolin e Eddie Adams e mori Mark Wahlberg, një rol që u nominua për tre çmime Oscar dhe u vlerësua nga Variety si një nga filmat më të mirë të të gjitha kohërave.

Ndërkohë, Titanic u nominua për 14 çmime Oscar dhe fitoi 11 prej tyre.

“Do ta them, edhe pse je këtu, pendesa ime më e madhe është që nuk luajta në Boogie Nights, ishte një film i thellë për gjeneratën time. Nuk mund ta imagjinoj askënd tjetër përveç Mark-ut në atë rol. Kur më në fund e pashë atë film, thashë me vete që ishte një kryevepër”.

Continue Reading

Magazinë

Paralajmërimi i pavdekshëm i Dianas për Harryn dhe Williamin

Published

on

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Megjithatë, edhe pse marrëdhënia mes vëllezërve është ftohur ndjeshëm me kalimin e viteve, ndikimi dhe mësimet e Dianas mbeten të pranishme në jetën e tyre.

Ish-sekretari privat i Princeshës, Patrick Jephson, thekson se Diana i ka lënë djemve këshilla të vlefshme dhe paralajmërime të rëndësishme, duke u kujtuar se pushteti dhe dashuria e publikut fitohen vetëm përmes shërbimit dhe sakrificës.

Fryma e saj, shton Jephson, vazhdon t’i shoqërojë Harryn dhe Williamin çdo ditë, duke u ofruar mbështetje, udhëzim dhe frymëzim.

Ekspertët mbretërorë, theksojnë se ndarja mes vëllezërve është e thellë dhe e zgjatur, dhe pajtimi mund të ndodhë vetëm nëse Harry bën hapin e parë për të kërkuar falje. Historiania Amanda Foreman shpjegon se sfida kryesore qëndron tek fakti se secili dëshiron që pajtimi të ndodhë sipas kushteve të veta.

Megjithatë, ekziston një fushë ku Harry dhe William gjejnë gjuhë të përbashkët: prindërimi. Të dy janë të përkushtuar që fëmijëve të tyre t’u ofrojnë një fëmijëri sa më të natyrshme dhe të shëndetshme, ashtu siç kishte ëndërruar Diana.

Ky përkushtim i përbashkët shihet si një nga sukseset më të mëdha të tyre dhe një dëshmi se trashëgimia e Princeshës jeton përmes kujdesit që tregojnë ndaj familjeve të tyre.

Continue Reading

Të kërkuara