Kronika e zezë

Vdes personi i cili ra nga një objekt i lartë në Prishtinë

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Published

on

Një person ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Viktima mashkull, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht ka nisur një hetim i rrethanave të ngjarjes nga njësitet kompetente policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe mekanizmat e tjerë relevant”, tha Borovci.

Kronika e zezë

​Parandalohet kontrabandimi i duhanit në Gjilan

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga patrullat policore në Gjilan është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra (duhan).

Sipas policisë janë gjetur dhe konfiskuar 680 paketime me peshë 340 kilogram duhan i përpunuar.

“Me urdhër të prokurorit kompetentë, malli së bashku me automjetin dërgohen në Terminlain Doganor Dheu i Bardhë”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Kronika e zezë

Prokuroria bllokon përkohësisht 24 prona e 11 villa, pronari dyshohet për mashtrim

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar në lidhje me disa veprime hetimore ndaj një të pandehuri me inicialet G.G., i cili dyshohet për dy vepra penale. Në njoftimin e saj, prokuroria ka treguar se ka ndaluar përkohësisht 24 prona të paluejtshme dhe 11 villa, pasi ato dyshohet të jenë përfituar me vepër penale.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në vazhdën e veprimeve hetimore në çështjen penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323 par 4 dhe “Shmangia nga Tatimi”, nga neni 307 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të 24 pronave të paluajtshme dhe 11 objekteve (villa), për të cilat ka dyshim të bazuar se janë përfituar me vepër penale. Vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euroshe dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara përkohësisht është 55687 metra katrorë. Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar në zbatimin e Ligjit dhe ndjekjen penale të kryesve të veprave penale”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Kronika e zezë

​Arrestohen dy persona në Prishtinë e Obiliq

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar në dy raste të ndara dy persona në Prishtinë dhe Obiliq, të cilët kërkohen me nga dy urdhëresa aktive të gjykatës.

Personi F.S. (24), është arrestuar në Obiliq, pasi është i dënuar me katër vjet e dy muaj për veprat vjedhje.

Ndërsa V.K. (42), është arrestuar në Prishtinë, pasi është i dënuar me tri vjet për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Kronika e zezë

​Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, dyshohet për të lënduar

Published

on

Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Fatime Hetemi’ në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante janë duke vazhduar rrjedhën hetimore”, tha Zahiti.

Continue Reading

Të kërkuara