Kronikë e zezë

Vdes një person në Prishtinë, e kishin zënë disa panele druri

Published

on

Një person ka humbur jetën, pasi të njëjtin e kishin zënë disa panele druri në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se në vendin e ngjarjes kishte dëmtim ose heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të dielën në orën 21:15.

“Prishtinë 03.12.2023 – 21:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore pasi e kishin zënë disa panele druri. Lidhur me rastin, viktima është dërguar në QMF Prishtinë dhe nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Kronikë e zezë

Dhunë në familje në Prishtinë e Pejë: Arrestohen dy gra dhe shoqërohet një burrë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet janë regjistruar në Prishtinë dhe Pejë, ku janë përfshirë disa persona.

Në Prishtinë janë arrestuar dy gra, pasi të njëjtat, pas një mosmarrëveshjeje, janë përleshur në mes vete.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë liruar dhe rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Pejë është raportuar një rast i dhunës psikike.

Një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për keqtrajtim, me ç’rast i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.

Sipas policisë, pas intervistimit, rasti ndaj tij po procedohet në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sekuestrohen disa armë në Prishtinë, Podujevë e Drenas

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për sekuestrimin e tri armëve në tri raste të ndara gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit zyrtar, kontrollet kanë rezultuar me shoqërimin e të dyshuarve dhe sekuestrimin e armatimit në lokacione të ndryshme.

Në fshatin Tërstenik të Drenasit është shoqëruar një i mitur, pasi “gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz”.

Ndërkaq, në Podujevë, policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie me leje të skaduar pas kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari.

Rasti i tretë u regjistrua në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë, ku është arrestuar një person pasi “gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator me 16 fishekë”.

Të gjithë të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë proceduar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Lipjan: Arrestohen dy prindër, nuk u kujdesën për fëmijën e tyre të sëmurë

Published

on

By

Dy prindër nga Lipjani janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për “shkelje të detyrimeve familjare”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti u zbulua pasi fëmija i tyre i mitur u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK për trajtim mjekësor.

Hetimet e para tregojnë se gjendja e rënduar e të miturit ka ardhur si pasojë e mospërkujdesjes dhe mos-trajtimit të duhur nga ana e prindërve.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet nga organet e drejtësisë.

Është raportuar se është sjellë në QKUK- Prishtinë viktima mashkull kosovar i mitur, për shkak të gjendjes së tij jo të mirë, për shkak të mos trajtimit nga ana  e prindërve të tij. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident pune në Gjilan: Një i lënduar, arrestohet pronari i firmës

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh njofton se një person ka pësuar lëndime trupore mesditën e së hënës në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan, pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth tre metrash derisa ishte duke punuar në një firmë.

Viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti po trajtohet si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar pronarin e firmës, i cili pas intervistimit është liruar me vendim të prokurorit.

Rasti ka kaluar në procedurë të rregullt hetimore, ndërsa detajet e mëtejshme rreth gjendjes shëndetësore të të lënduarit nuk janë bërë të ditura.

Continue Reading

Të kërkuara