Kronika e zezë

Vdes në rrethana të dyshimta një grua në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet

Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike.

Published

on

Një grua ka vdekur në rrethana të dyshimta mesditën e së mërkurës në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e konfirmoi rastin për UBTNews.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje Ahmeti tha se aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmojnë në hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit./UBTNews/

Aktualitet

​Arrestohet një person i kërkuar me 6 urdhëresa gjykate në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se sot është arrestuar një person shtetas i Kosovës, i kërkuar me gjashtë urdhëresa gjykate.

Sipas policisë, R.G, 30 vjeçar, shtetas i Kosovës, i kërkuar ishte me gjashtë (6) urdhër arreste nga Gjykata dhe tri (3) kërkime policore për veprat penale “Tentim vrasje e rëndë, Grabitje, Kanosje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Lëndim i rëndë trupor”.

I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që ndërmorën njësitë e stacionit policor Qendra dhe Njësia e Reagimit të Shpejt është arritur arrestimi i personit”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktualitet

Pas aksidentit, dërgohet një person pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

Published

on

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se sot ka pranuar një person pa shenja të aksidentuar në Emergjencën e Spitalit.

Sipas njoftimit zyrtar ende nuk dihet për detaje tjera rreth aksidentit.

“Sot, në mëngjes, në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është sjellë një person i aksidentuar pa shenja jete. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e të ndjerit”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktualitet

​Vdes një person në vetaksident në Jabllanicë të Gjakovës

Published

on

Një person ka humbur jetën tragjikisht në një vetaksident të ndodhur në Jabllanicë të Gjakovës.

Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë rajonale për Gjakovë, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 15:50.

“Policia i është përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Për pasojë ngasësi, mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Elezaj.

Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Continue Reading

Aktualitet

Ryshfet me patentë-shoferë, ndalohen dy persona zyrtar

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda- Njësiti kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit ka ndaluar me vendim të Prokurorit dy persona për shkak të veprave penale marrja e ryshfetit dhe keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar.

Personat e ndaluar janë zyrtarë publikë, të cilët dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, nga i dëmtuari kanë kërkuar dhe pranuar një shumë të caktuar të të hollave, në atë mënyrë që i dëmtuari ta kalojë testin teorik për patentë shofer, me çka pas dhënies së shumës të caktuar të parave në formë të ryshfetit, i njëjti e ka kaluar testin teorik.

Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afateve ligjore Prokurori i Shtetit do të ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale.

Continue Reading

Të kërkuara