Sport

Vdekja e mjekut të Barcelonës, UEFA pranon kërkesat e klubit për nderimin e Miñarro

Published

on

Barcelona po kalon një periudhë të vështirë pas ndarjes nga jeta të mjekut të njohur të ekipit, Carles Miñarro. Ky lajm tronditi të gjithë klubin dhe ndikoi direkt në kalendarin e ndeshjeve, duke çuar në shtyrjen e ndeshjes së planifikuar mes Barcelonës dhe Osasunës, e cila duhej të luhej të shtunën e kaluar.

Humbja e Miñarro ka shkaktuar gjithashtu ndryshime në protokollet e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, si në fazën përgatitore ashtu edhe në ditën e ndeshjes. Në këtë kontekst, Barcelona ka bërë dy kërkesa të rëndësishme ndaj UEFA-s për të respektuar situatën e ndjeshme emocionale dhe për të nderuar figurën e mjekut të ndjerë.

Kërkesa e parë e klubit ishte që UEFA të anulojë konferencën për shtyp të lojtarëve që zakonisht mbahet para çdo ndeshjeje të Ligës së Kampionëve. Kjo kërkesë kishte për qëllim të respektonte kujtimin e Miñarro dhe të shmangte pyetje të shumta që mund të ngriheshin mbi humbjen e tij të papritur. UEFA ka pranuar këtë kërkesë, duke i dhënë hapësirë Barcelonës për të përballuar këtë situatë me respektin e duhur.

Ndërsa në konferencën për shtyp, vetëm trajneri Hansi Flick ka folur. Pasi u mbajt një minutë heshtje në kujtim të Miñarro, tekniku i Barcelonës ka zhvilluar një konferencë normale, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe duke folur për gjendjen emocionale të ekipit dhe për ndeshjen e ardhshme kundër Benfikës.

Kërkesa e dytë që Barcelona i ka drejtuar UEFA-s ishte për mbajtjen e një minute heshtje para fillimit të ndeshjes me Benfica-n. Kjo nismë synon të nderojë mjekun Miñarro dhe të ofrojë një moment reflektimi për të gjithë ata që ishin të lidhur me të. UEFA ka qenë gjithmonë selektive për të miratuar minuta heshtje, dhe Barcelona ka qenë në pritje të një përgjigjeje nga organin më të lartë të futbollit evropian.

Continue Reading

Sport

Messi drejt rikthimit në Barcelonë?

Published

on

Kanë kaluar katër vite që kur Lionel Messi u largua nga Barcelona, por fansat ende ëndërrojnë rikthimin e legjendës argjentinase te klubi i zemrës së tij.

Në moshën 38-vjeçe, Messi luan në MLS me Inter Miami, ku kontrata e tij zgjat deri më 31 dhjetor 2025, spekulimet për një rikthim të mundshëm te Barcelona janë rikthyer fuqishëm në media.

Sipas gazetarit Esteban Edul nga ESPN Argentina, Messi po konsideron të lërë MLS-në rreth gjashtë muaj përpara FIFA Botërorit 2026, me synimin për të luajtur në një ligë më konkurruese dhe për t’u përgatitur më mirë për turneun.

Bisedimet për rinovimin e kontratës me Inter Miami janë pezulluar, duke lënë të hapur mundësinë e largimit në dritaren e transferimeve dimërore. Messi u shpall kampion bote me Argjentinën në Botërorin 2022 në Katar dhe do të hyjë në Botërorin 2026 si kampion në fuqi, me shpresën për të mbrojtur titullin.

Nëse vendos të largohet nga MLS, lidhjet për rikthimin në Barcelonë do të rifillojnë, siç ndodhi edhe kur u largua nga PSG në 2023.

Raportime të fundit sugjerojnë se marrëdhënia e prishur me bordin drejtues të Barcelonës, nën presidencën e Joan Laportas, e bën një rikthim të vështirë.

Gazetari Guillem Balague, i afërt me kampin e Messit, deklaroi në shkurt se ish-kapiteni i Barcelonës nuk do ta konsideronte kthimin te klubi për aq kohë sa Laporta do të jetë president. Me gjashtë muaj të mbetur deri në fund të kontratës me Inter Miami, mbetet për t’u parë nëse Barcelona do të përpiqet të zbusë marrëdhëniet dhe t’i japë mundësinë yllit të tyre të madh të bëjë një rikthim madhështor.

 

 

Continue Reading

Sport

Jashari e do vetëm Milanin, ky i fundit e ka “fatin” e tij në dorë

Published

on

Milani e ka vënë në shënjestër Ardon Jasharin për repartin e mesfushës: lojtari i lindur në vitin 2002 shihet si përforcimi ideal për mesfushën e re që do t’i vihet në dispozicion trajnerit Allegri.

Negociatat me Club Brugge – siç ka treguar edhe rasti i Charles De Kaetelare – nuk janë të lehta: ende nuk ka një marrëveshje mes dy klubeve.

Megjithëse ka interes nga klube të tjera evropiane, qëndrimi i lojtarit është i qartë: ai dëshiron Milanin.

Gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano komentoi këtë çështje në platformën “X”:

“Sipas informacioneve, Ardon Jashari nuk po negocion me klube të tjera në këtë fazë: ai dëshiron t’i bashkohet Milanit. Ka marrë vendimin dhe është i bindur se Milani është destinacioni ideal për të ardhmen. Oferta aktuale është rreth 30 milionë euro plus bonuse, por nuk mjafton pasi Club Brugge kërkon më shumë. Tani është në dorë të klubit.”

Ardon Jashari u transferua te Club Brugge verën e kaluar për shumën e gjashtë milionë eurove nga Luzerni.

Vetëm në vitin e tij të parë në Belgjikë, Jashari fitoi dy çmime: “Lojtari i Ri më i Mirë i Sezonit” dhe “Lojtari më i Mirë i Sezonit”.

 

Continue Reading

Sport

Donis Avdijaj bëhet me ekip të ri

Published

on

Donis Avdijaj është bërë me ekip të ri.

Futbollisti kosovar është transferuar tek ekipi Wolfsberger AC.

Klubi austriak e ka bërë publik lajmin përmes faqes së vetë zyrtare në rrjetet sociale, përcjell “Gazeta Express”.

“RZ Pellets WAC e ka transferuar ish-lojtarin e Hartberg, Donis Avdijaj, si transferim i lirë. Avdijaj, i cili do ta veshë fanellën me numër 10 në Lavanttal, tani do të jetë në kërkim të golave për ekipin tonë. Mirë se vjen në Wolfpack, Donis”, shkroi klubi austriak.

Continue Reading

Sport

Mesazhi lamtumirës i Gallapenit për Prishtinën dhe i fillimit të kapitullit të ri në Poloni

Published

on

Dion Gallapeni u zyrtarizua sot nga klubi i tij i ri, Widzew Lodz.

Futbollisti kosovar nënshkroi kontratë katërvjeçare me klubin polak, tek i cili do të luajë deri në verën e vitit 2029, natyrisht nëse e respekton kontratën, shkruan “Gazeta Express”.

E pasi u prezantua nga klubi polak, futbollisti i deridjeshëm i Prishtinës e bëri një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e falënderoi klubin Bardhekaltër për mundësinë dhe emocionet, ndërsa foli me entuziazëm për eksperiencën e re që e pret tash e tutje në Poloni.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e futbollistit të krahut të majtë.

 

Continue Reading

Të kërkuara