Lajmet

Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri

Published

on

Zgjedhjet Parlamentare 2021: Parashikohet diferencë e ulët votash mes palëve në garë. Ndërkohë Tom Doshi nga PSD tërhiqet nga gara dhe mandati i deputetit.

Kryetari i Partisë Social Demokrate të Shqipërisë, (PSD) Tom Doshi dha të hënën, (26.04) dorëheqjen e parevokueshme nga kandidimi në Zgjedhjet Parlamentare të së dielës si edhe nga mandati i deputetit.

Në një letër dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ai deklaron që “jap dorëheqjen nga mandati im si deputet, të fituar pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë  dhe i kërkoj KQZ zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor”.

Pjesëmarrja e Tom Doshit, si kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit erdhi pas refuzimit prej tij të thirrjeve këmbëngulëse të ambasadës amerikane drejtuar KQZ që të mos lejonte kandidimin e tij pasi kishte të dhëna për përfshirje “në raste madhore korrupsioni.”

Albanien Tirana | Wahl 2021 | Wahllokal | Wahlkommission

Ende herët për parashikime

Numërimi i votave për subjektet politike që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka filluar mbrëmë në mesnatë dhe po vazhdon. Komisioneri Shtetëror i KQZ deklaroi se ai do të përfundojë brenda 48 orësh. Në 8 orët e para të ditës së sotme, (26.04) janë numëruar votat në rreth 20 përqind të 5199 kutive votimi. Sipas të dhënave të KQZ, PS kryeson me 50.19 përqind të votave, e ndjekur nga PD me 39 përqind, LSI me 7,1 përqind dhe PSD me 2 përqind. Të përkthyera në mandate deputetësh këto përqindje votash janë 66 për PS, 52 për PD , 6 për LSI dhe 3 për PSD.

Mbështetur në sondazhet e publikuara pas mesnatës së mbrëmshme analistët e Tiranës mendojnë që partia që do të shpallet fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit do të ketë një diferencë të ngushtë me partitë kundërshtare. Fjala është për PS dhe PD që në 30 vite zgjedhjesh parlamentare demokratike dhe pluraliste kanë kryer rotacionin e pushtetit në Shqipëri. Nga rezultatet e deritanishme, PS rezulton të ketë marrë më shumë vota se PD, ndërsa LSI ka humbur elektorat. Por ende është herët për të bërë parashikime, pasi votat në rreth 80 përqind të kutive pritet të numërohen në vijim.

Kryeministri Rama duke folur të dielën para mediave

Palët në garë parashikojnë fitoren

Kryetari i PS, Edi Rama në një reagim të dielën u shpreh, se “rezultati i vërtetë është ai që ndodhet në kutitë e votimit.” “Sondazhet, Exit poll-et, pavarësisht se na nxjerrin forcë qeverisëse, i përkasin arsyetimeve para ndeshjeve. Tani është rezultati i kutive që është dhe rezultati i ndeshjes tha ai. Rama kërkoi që çdo numërues i votave të kryejë me përgjegjësi detyrën dhe “të numërojë në mënyrë korrekte votat që janë në kuti. Ne nuk duam thjesht rezultatin dhe konfirmimin si forcë qeverisëse, por nga ky proces duhet të dalë e fituar Shqipëria”, theksoi ai.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Nga ana e tij, kryetari i PD , Lulzim Basha i konsideroi rezultatet e deritanishme nga numërimi i votave  sinjë fitore të qartë për Aleancën për Ndryshim” që kryesohet nga PD. Ai shprehu besimin se “komisionerët dhe numëruesit do ta menaxhojne procesin me përgjegjësi sipas ligjit dhe në fund të këtij procesi Shqipëria fiton”.

Në mesditë pritet edhe një konferencë shtypi lidhur me procesi zgjedhor të deritanishëm të Zgjedhjeve Parlamentare 2021 nga Ambasadorja Urzula Gacek, kryetare e Misionit të Vëzhguesve Ndërkombëtarë të ODIHR-it.

Lajmet

Zgjedhje të jashtëzakonshme apo qeveri e re? Nesër përfundon afati për caktimin e mandatarit të radhës

Published

on

By

Kosova vazhdon të mbetet në bllokadë politike teksa legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të formojë qeverinë e re.

Mandatari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme, teksa mori besimin e 56 deputetëve.

Pas takimit me liderët e partive që përfaqsohen në Kuvend me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani u bë e ditur se nuk ka marrëveshje mes subjekteve politike, megjithatë e para e vendit tha se do të bëjë gjithçka që të evitohen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Subjekti i parë i dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga presidentja afat 10 ditor për mandatarin e ri, teksa nesër e mërkurë me 5 nëntor përfundon ky afat ku edhe do të mësohet nëse vendi do të shkojë në zgjedhje apo do të formohet qeveria e re.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës u konstituua me 10 tetor, tetë muaj pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit./KP

Continue Reading

Rajoni

Rama: Nga janari pensionet do rriten çdo muaj

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama tha përmes një videomesazhi në rrjetet sociale se, duke nisur nga janari i këtij viti pensionet do rriten çdo muaj përtej indeksimit vjetor.

Rama bëri me dije se qeveria miratoi një natë më parë projektbuxhetin 2026, ndërsa theksoi se ky mandat do të jetë ai i rritjes së pensioneve duke e çuar pensionin e plotë në 400 mijë lekë të vjetra deri në fund të mandatit.

“Kjo është pjesa më e vështirë e politikës financiare për një shtet, por tani që jemi një vend me një ekonomi të qëndrueshme që rritet çdo vit do bëjmë atë që premtuam të rrisim vit pas viti pensionet. Kështu pensionistët tanë, nga janari do kenë një rritje muaj për muaj përmbi indeksimin e përvitshëm.

Në fund të mandatit pensioni mesatar urban shkon 40 mijë leke nga 27 mije leke qe është sot, pensioni urban i pjesshëm 22 mijë lekë nga 15 mije leke qe është aktualisht, pensioni rural shkon 18 mije leke nga 11.5 mije lekë që është sot, pensioni familjar shkon 18 mijë nga 11 mije leke qe është sot”, tha Rama./Euronews

Continue Reading

Lajmet

​Xhaka dëshmon edhe njëherë rolin që ka për Sunderlandin duke barazuar rezultatin me Evertonin

Published

on

Sunderland vazhdoi formën e mirë në shtëpi duke barazuar 1-1 me Evertonin në Stadium of Light, dhe mbeti i pamposhtur në terrenin e vet këtë sezon në Premier League.

Skuadra e David Moyes kaloi në epërsi pas 15 minutash me golin e Iliman Ndiaye, pas një aksioni të shpejtë kundër mbrojtjes vendase. Everton pati edhe disa raste të tjera për të dyfishuar avantazhin, përfshirë një goditje të shtyllës nga Jack Grealish.

Megjithatë, Sunderland reagoi fuqishëm dhe barazoi rezultatin menjëherë në fillim të pjesës së dytë.

Granit Xhaka shënoi nga distanca pas një asistimi të Enzo Le Fee, me topin që u devijua nga James Tarkoëski dhe përfundoi në rrjetë.

Edhe pse vendasit kërkuan fitoren deri në fund, barazimi mjaftoi që ata të ngjiten në katër vendet e para në tabelë. Nga ana tjetër, Everton mbetet me vetëm një fitore në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat./S.K./KP/

 

Continue Reading

Lajmet

I përkeqësohet gjendja, vdes një grua në QKUK

Published

on

Ka vdekur një grua në QKUK, pasi të njëjtës i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia po e heton këtë vdekje, derisa tha se trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

“Është raportuar se viktimës femër kosovare  pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore është ftuar ambulanca, e cila ka marrë viktimën dhe e ka dërguar në QKUK, ku aty ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara