Lajmet nga UBT

Vazhdojnë trajnimet profesionale për studentët dhe të interesuarit e tjerë në UBT

Shkrimi i një seminari apo teme diplome për studentët kalon nëpër disa procese, si përzgjedhja e temës, planifikimi i punës, analiza e burimeve dhe organizimi i informacionit.

Published

on

Qendra e Karrierës në UBT ka vazhduar me ofrimin e trajnimeve profesionale për studentët siç janë shkathtësitë e buta dhe të shkruarit e një punimi seminarik apo të diplomës, si kërkesë e fundit akademike për përfundimin e fakultetit.

Shkrimi i një seminari apo teme diplome për studentët kalon nëpër disa procese, si përzgjedhja e temës, planifikimi i punës, analiza e burimeve dhe organizimi i informacionit.

Ndaj, trajnimi ofron udhëzime konkrete, shembuj praktikë, dhe strategji për të përmirësuar cilësinë e shkrimit të temës së përzgjedhur, dhe ndihmon studentët të kuptojnë më mirë sfidat e shkrimit dhe mund të jetë një burim i dobishëm për ndihmë dhe udhëzim në këtë proces.

Lajmet

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

lajme

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Rajoni

Profesori i UBT-së, Halil Bashota merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për ekokritikën në Londër

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Halil Bashota ka prezantuar punimin e tij shkencor dhe ka marrë pjesë në një panel diskutimi në Konferencën Ndërkombëtare për Ekokritikën dhe Studimet Letrare, të organizuar nga London Centre for Interdisciplinary Research (LCIR), në Birkbeck, University of London, në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Punimi i profesorit Bashota trajtoi ekopoetikën dhe modernizmin përmes veprave të poetit amerikan William Carlos Williams, me fokus të veçantë në poezitë “Asphodel” dhe “The Red Wheelbarrow”. Përmes kësaj analize, ai shqyrtoi mënyrën se si poezia e Williams-it ndërton marrëdhënien ndërmjet njeriut dhe natyrës, trajton botën natyrore dhe nxjerr në pah rëndësinë ekologjike të përditshmërisë.

Konferenca e cila u organizua nga London Centre for Interdisciplinary Research (LCIR) në Birkbeck, University of London, shërbeu si një platformë për dialog ndërdisiplinor dhe diskutime mbi mënyrat se si letërsia, kultura dhe studimet mjedisore ndihmojnë në kuptimin e marrëdhënies së njeriut me natyrën dhe sfidat ekologjike bashkëkohore.

Continue Reading

Lajmet

Prof. Ass. Dr. Burim Kiseri sjell një perspektivë bashkëkohore mbi estetikën dentare dhe fasetat moderne në Kongresin e XI-të Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Published

on

By

Prof. Ass. Dr. Burim Kiseri, nga Programi i Stomatologjisë në UBT, ishte i ftuar si ligjërues në Kongresin e XI-të Mbarëkombëtar të Stomatologjisë në Republikën e Kosovës, ku prezantoi temën “Nga Perceptimi Estetik te Fasetat Dentare: Krijimi i Buzëqeshjes në Epokën e Personalizimit”, duke sjellë një perspektivë bashkëkohore mbi estetikën dentare dhe zhvillimet në stomatologjinë restauruese.

Në fokus të prezantimit të tij ishte individualizimi i buzëqeshjes, harmonia ndërmjet dhëmbëve, gingivës dhe tipareve të fytyrës, si dhe rëndësia e planifikimit digjital, teknikës mock-up dhe fasetave dentare në arritjen e rezultateve natyrale dhe funksionale.

Përmes kësaj teme, Prof. Ass. Dr. Kiseri theksoi se estetika moderne dentare shkon përtej formës dhe ngjyrës së dhëmbëve, duke synuar krijimin e një buzëqeshjeje që reflekton identitetin dhe karakteristikat individuale të secilit pacient. Ndërthurja e perceptimit estetik me parimet shkencore dhe teknologjitë moderne mundëson trajtime më të personalizuara, duke ruajtur harmoninë dhe funksionalitetin.

Pjesëmarrja e Prof. Ass. Dr. Burim Kiserit në këtë kongres përfaqëson një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave profesionale, si dhe për promovimin e qasjeve inovative në stomatologji.

Continue Reading

Të kërkuara